Bruto prodhimi vendor për kokë banori
Appearance
Bruto prodhimi vendor për kokë banori / shkurt: BPV për kokë banori është një indikator ekonomik i cili tregon vlerën e Bruto prodhimit vendor pjesëtuar me numrin e banorëve të një ekonomie.
Për shkak se në një ekonomi pasuria nuk është e ndarë proporcionalisht mes çdo banori, ky tregues ekonomik nuk tregon realitetin. Përdorimi i BPV për kokë banori duhet të bëhet brenda kontekstit shoqëror të ekonomisë së cilës i referohet. Sidoqoftë, ky tregues përdorët në mënyrë të gjerë për të treguar gjendjen ekonomike të shoqërisë së një ekonomie.