COELENTERATA

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Janë grup i shtazëve që të vetmen zgavër trupore e kanë zgavren e zorrës që quhet coelenteron. Këtij grupi i takojnë Cnidariet dhe Ctenophorat.

Cnidaria – grykorët ose përcëlluësit[redakto | redakto tekstin burimor]

Në natyrë ka shtazë të cilat kanë qeliza përcëlluese dhe kur t’i prekësh djegin si hithat. Këto shtazë jetojnë kryesisht në dete, por edhe në ujëra të ëmbla. Qelizat e tyre të rrezikshme, përcëlluese, quhen knide ose nematociste, prandaj i tërë grupi emërohet Cnidaria. Grykoret trup dyshtresor me simetri rrezore, rreth gojës kanë një ose më shumë kurora të tentakleve të hajshme. Kanë ngjyra të bukura, kështu që janë “lule të vërteta” në botën shtazore. Por, këto janë me gjithë atë shtaze, madje mishëngrënëse. Grykoret janë shtazë me ndërtim të thjeshtë të trupit. Mund të paraqiten në formë të polipit, i cili është zakonisht formë e përforcuar për substrat dhe të meduzes, e cila noton e lirë.d Deri më tash janë përshkruar rreth 9000 lloje të Cnidareve. Në bazë të formës së trupit dhe të zgavrës ndahen në 3 klasë : - Klasa Hydrzoa – paraqiten në formë të polipit dhe të meduzës - Klasa Scyphozoa – dominon forma e meduzës - Klasa Anthozoa – dominon forma e polipit

Klasa HYDROZOA[redakto | redakto tekstin burimor]

Me ndërtimin e hollësishëm të Hydrozoave dhe të kindareve në përgjithësi do të njihemi në shembullin e hidrës, e cila është banore e ujërave të ëmbla dhe e cila i takon klasës Hydrozoa. Hidra ka formë të kupës së zgjatur. Eshtë e përforcuar për substrat me pjesën bazale të trupit. Në pjesën e sipërme të lirë ndodhet goja e rrethuar me 6 – 12 tentakle. Trupi është i ndërtuar nga dy shtresa trupore: epiderma dhe endoderma (gastroderma), të cilat e rrethojnë zgavrën e gjerë gastrale. Zgavra gastrale shërben për tretjen dhe qarkullimin e ushqimit. Midis ektrodermes dhe endodermës gjendet mezoglea e hollë, fletëzore e cila ka rol mbështëtës. Edhe pse kanë vetëm dy shtresa trupore, kanë disa lloje qelizash: qeliza epitelo muskulore, qeliza përcëlluese – (knide ose nematociste) dhe qeliza nervore, të cilat formojnë sistemin nervor difuz apo rrjetor. Në epidermë kanë edhe qeliza shumë interesante që quhen intersticiale, apo nga të cilat krijohen të gjitha qelizat tjera. Këto qeliza quhen qeliza totipotente. Në endoderm kanë qeliza endodermalo – muskulore dhe gjëndrrore. Qelizat endodermale janë të pajisura me kërbaqe me të cilat e vënë ujin në qarkullim brenda zgavrës gastrale. Disa qeliza endodermale formojnë pseudopode me të cilat i kapin grimcat e ushqimit. Hidra ushqehet me organizma të ndryshëm, si dafine, peshqi të imet, larva etj. Goja u shërben edhe si vrime anale. Shumimi i hidrës kryhet në dy mënyra : aseksuale me bulim dhe seksuale kur formohen qelizat seksuale nga qelizat intersticiale. Nga veza e fekonduar zhvillohet larva planula e prej saj hidra e re. Shumica e hidrozoave janë forma koloniale, jetojnë në dete. Interesant është cikli jetësor i llojit Obelia geniculata, i cili paraqitet edhe në formë të polipit kolonial, edhe të meduzës se lirë. Këto dy forma alternojnë mes vete. Polipi kolonial dhe i përforcuar të Obelia është i ndërtuar nga shumë individ që quhen zooide. Shumica e zooideve janë hidrante (I ngjajne hidres) dhe shërbejnë për t’u ushqyer kolonia, kurse një numër më i vogel i zooideve shërbejnë për shumimin dhe quhen gonagjie, me ç’rast formohen meduzat e reja.

Klasa Scyphozoa – MEDUZAT – RREZHDORET (greqisht scyphos-kupe, vazo)[redakto | redakto tekstin burimor]

Të gjitha meduzat e mëdha të cilat i has njeriu në dete ose në brigjet e tyre me rërë, janë meduza të vërteta – scifomeduza. Njihen rreth 200 lloje. Më e njohura midis tyre është Aurelia aurita, e cila jeton edhe në Detin Adriatik. Trupi i skifomeduzave është zakonisht në formë të ombrelles. Simetria trupore është rrezore. Përreth trupit të tyre gjenden tentaklet me qeliza të shuma përcëlluese dhe organe ndijore. Skifozoat e kanë mezoglenën shumë të zhvilluar, me strukturë xhelatinoze dhe të fortë e cila përmban rreth 95% ujë. Këto meduza jetojnë të lira në dete, por ka edhe lloje të përforcuara. Në ujerat e ftohta jeton meduza gjigante Cyanea arctika. Grejza detare – Chiropsalmus quadrigatus, jeton në Pacifikun Jugor dhe Oqeanin Indian, dhe mund të shkaktojë vdekjen e njeriut vetëm për 3-4 minuta. Eshtë interesante dukuria e ndrqimit ose e dritdhënies te llojet e gjinisë Charybdea. Shumë skifomeduza përdoren për ushqim. Meduza shumë e bukur është Dactylometra paciphica, e cila jeton në Oqeanin Pacifik.

Klasa ANTHOZOA – KORALET[redakto | redakto tekstin burimor]

Janë grykore që jetojnë në dete. Shumica janë koloniale, të perforcuara për substrat. Ka edhe forma të vetmuara – jo koloniale. Edhe këto në tentakle rreth gojës kanë shumë qeliza përcëlluese, prandaj paraqesin rrezik për shtazë e tjera detare. Paraqiten vetëm në formë të polipit. Ndahen Octocoralia, të cilat kanë rreth goje 8 tentakle edhe zgavren gastrale e kanë të ndarë në 8 dhomëza, dhe në Heksakorale që kanë rreth gojes 6 ose 6xn tentakle dhe po aq dhomëza gastrale. Dhomëzat gastrale janë të ndara mes vete me septe apo zdatqe të trefishta. Koralet formojne skelet. Me shtresimin e skeleteve të tyre shpesh formohen brigje të tëra gurore nënujore, me mijera kilometra të gjatë. Shtresat skeletore mund të formojnë edhe ishuj koralore në formë unaze të quajtura atole. Koralet më të njohura janë Alcyonium digitatum – koral me trup të butë, kolonial, pastaj Actinia – koral solitar, sesil e pa skelet. Lloji Actinia sagarita dallohet për shkak se jeton në simioze me një lloj të gafores detare, pastaj Corallium rubrum ose koral i kuq, i cili njihet si koral shumë i bukur dhe skeleti i të cilit përdoret për stoli.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Biologjia
  • Dr. Ismet Bajraktari
  • Dr. Abdulla Gecaj
  • Dr. Qazim Pajazitaj
  • Dr. Daut Rexhepaj
  • Mr. Esma Rugova
  • Mr. Feride Zhushi – Etemi