Cunami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Cunami në Tajlandë me 26 dhjetor 2004

Cunami (në anglisht Tsunami) janë valë të gjata të shkaktuara nga çvendosjet tektonoke të plakave të fundit të oqeaneve, gjegjsisht lëkundjet nënoqeanike-nëndetare.

Termi rrjedh nga japonishtja që do të thotë "valë porti".

Para mbërritjes së cunamit, deti tërhiqet në largësi të madhe, e më pas drejt bregut vjen një valë me një shpejtësi deri 300m/sek, dhe një amplitudë e cila varet nga forma e gjirit të detit që ajo godet. Në gjire të cilat kanë formën e gërmës "U" ose "V", kjo amplidudë mund të arrijë disa dhjetëra metra.

Mundësia e paralajmërimt dhe dëmet e cunamit[redakto | redakto tekstin burimor]

Cunamet janë një fenomen i cili mund të ndodhë kryesisht mbas tërmeteve shumë të mëdhenj, mirëpo meqë zakonisht hipoqendra e tërmeteve ndodhet larg brigjeve ku vërehet cunami, ato mund të jenë të paralajmërueshme. Për këtë qëllim sot rotull Oqeanit Paqësor, që është zona ku vërehen me shumë cunamet, është ngritur një sistem paralajmërimi.

Mirëpo edhe pse i paralajmëruar, ka patur raste kur cunami përsëri ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme. I tillë ka qenë rasti i tërmetit të vitit 1960 në Kili, i cili shkaktuoi një cunam në brigjet japoneze. Duke menduar se kaloi çdo rrezik pas valës së parë njerëzit u rikthyen në vendbanime, por kjo valë u pasua nga një e dytë akoma më e madhe.

Cunamet në Europë dhe Shqipëri[redakto | redakto tekstin burimor]

Cunami, është një fenomen i njohur nga gjeologët, dhe i studiuar prej tyre. Ai është i klasifikuar si një gjeorrezik, me prejardhje nga veprimtaria sizmike. Cunami më i madh i dokumentuar në Europë ka qenë në Lisbonë, me një amplitudë 6-15 metra.

Një rast i njohur cunami është vërtetuar se ndodhi në Mesdhe pas vullkanit në ishullin e Santorinit të greqisë, i cili nga disa studiues mendohet se është shkaku i shkatërrimit të qytetit mitologjik të Atlantidës.

Edhe në Shqipëri, ekziston dhe rreziku i cunamit, sidomos në bregdetin Adriatik, i përqëndruar në grykëderdhjen e Bunës, Durrës dhe Vlorë.

Nga kronikat mësohet se sidomos tërmeti i vitit 1866 me magnitudë 6.5 ballë, shkaktoi një dallgë të madhe e cila përmbyti bregun nga Kanina në Nartë. Edhe tërmeti i vitit 1979, në Shkodër-Lezhë shkaktoi një dallgë por jo shumë të madhe.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Libri: "A mund të mbrohemi nga tërmetet", Siasi Koçiu, botim i Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2000.