Dafine Neziri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dafine Neziri
U lind në
Dafine Neziri

ProfesioniMake-Up Artist
Vite aktiviteti2014 - present

Dafinë Neziri, e lindur me 18.06.1991 në Gjermani. Pas 18 vitesh jetese në Gjermani, ajo u zhvendos në Kosovë për të vazhduar studimet në Rochester Institute for Technology, për Menaxhim, Politika Publike dhe Media. Gjatë studimeve ajo gjithashtu u certifikua nga Kryolan GMBH dhe MUD Makeup Designory si grimiere. Aftësitë e saj të grimit variojnë nga grimi natyral te grimi i nusërisë, televizionit, pasarelave, karaktereve dhe teatrit. Pas disa vitesh, ajo u certifikua si Master Makeup Artiste. Përveç kësaj, ajo hapi shkollën e parë të grimit në Kosovë në vitin 2015.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dafinë Neziri e filloi karrierën e saj si bashkëpronare dhe shitëse Kryolan Kosova. Kryolan Kosova është ekskluzivitet i Kryolan GMBH, ku shesin produkte kozmetike profesionale. Pas kësaj, në vitin 2014 ajo mori një program certifikimi 3 mujor nga MUD Makeup Designory Arkivuar 14 prill 2018 tek Wayback Machine në Slloveni. Ajo u certifikua si grimiere për grupin e aftësive të grimit natyral, grimit të nusërisë, grimit në televizion, grimit në pasarela, grimit të personazheve dhe grimit të teatrit.

Në vitin 2015, ajo hapi shkollën e parë të grimit në Kosovë, e cila është e akredituar nga Ministria e Arsimit,Shkences dhe Teknologjise. Shkolla certifikon nxënësit e një programi 5-javor, në emër të Kryolan GMBH e cila ka autorizuar Dafinë Nezirin të certifikojë nxënësit si grimiere nëse kalojnë testin. Që atëherë shkolla ka funksionuar me sukses dhe ka nxjerrë shumë artistë të talentuar profesionistë të grimit në mbarë Kosovën. Janë më shumë se 400 studentë që janë certifikuar nga Dafinë Neziri si grimiere, çka bën që të paktën pesë grimere të hapin biznesin e tyre në çdo qytet të Kosovës.

Dafine Neziri, njihet gjerësisht në Evropë dhe në mbarë botën si grimere e njohur. Si e tillë ajo ka qenë shumë herë pjesë e mediave:

  • Article by KlanKosova "Dafina Neziri, grimerja që zbukuron kosovaret"[1]
  • Article by Indeksonline "Njihuni me Dafine Neziri, “Makeup” artisten fantastike kosovare"[2]
  • Several makeup tutorials for the TV Show Jeta, by KTV[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]



Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


  1. ^ "Klan Kosova". KlanKosova. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Indeksonline". Indeksonline. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "KTV". KTV. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)