Danieli (profet)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Profeti Daniel. Pikturë nga MikelangjeloTavanin e kapelës sistine.
Danieli i përgjigjet mbretit nga gropa e luanëve. Briton Riviere 1890.

Danieli (hebr. דָּנִיּאֵל, Danijel) është një figurë profetike që shfaqet në biblën hebraike dhe është shkruesi i Librit të Danielit. Emri "Daniel" përbëhet nga fjalët hebraike "Dan" = gjyq(tar), "i" = imi, dhe "el" = Perëndi dhe do të shqipërohej "Perëndia është gjykatësi im".

Përmbajtja

[redakto] Jeta e Danielit

Në dëbimin e hebrenjve nga Nebukadnezari (mbretëria e Izraelit ra rreth njëqind vjet më parë në duart e asirianëve), apo menjëherë pas fitores së tij mbi egjiptianët në betejën e dytë të Karkemishit, në vitin e katërt të mbretërimit të Jehoiakimit (606 p.e.r), Danieli dhe tre djelmosha nga derë fisnike Shadrahi, Meshaku, dhe Abednego ishin mes të rinjve hebrenj fisnikë të transportuar në Babiloni (ndoshta si pengje për sigurimin e besnikërisë së mbretit Judah dhe këshilltarëve të tij), së bashku me disa enë të tempullit. Danieli dhe tre shokët e tij judenj u zgjodhën për mençurinë dhe bukurinë e tyre, të stërviten si kaldenj, të cilët përbënin rangjet e këshilltarëve të oborrit babilonas.

Këtu Danieli u detyrua të hyjë në shërbimin e mbretit të Babilonisë, dhe sipas zakoneve të asaj kohe, iu dha emri kaldean Belteshazar (princ i Belit). Banesa e tij në Babilon ka shumë mundësi të ketë qenë në pallatin e Nabukadnezarit, tani identifikuar me disa kodër-varre të quajtura Kasr, në bregun e djathtë të lumit. Danieli dhe tre shokët e tij i qëndruan besnikë fesë dhe kulturës së tyre hebraike gjë që do të sillte më vonë ndeshjen me paganizmin e oborrit babilonas.

Stërvitja e Danielit (Dan 1:4) ishte ta përgatiste atë për ti shërbyer perandorisë. Danieli u dallua gjatë kësaj kohe për përkushtimin e tij, dhe vëzhgimin e rreptë të Torahs, apo Ligjit Moisik (1:8-16), dhe fitoi besimin dhe vlerësimin e epërorëve të tij.

Në fundin e tre viteve të mësimit dhe stërvitjes në shkollat mbreterore, Danieli u shqua për zotësinë e tij në "diturinë" pagane, dhe u bë i njohur në popullsinë vendase për "mjeshtërinë" (një dhuratë nga Jahveh) për sqarimin e ëndrrave (1:17; 2:14), dhe u ngrit në rangun e guvernatorit (qeverisësit) mbi të gjithë të diturit e Babilonit, pasi kaloi një provë të rrezikshme të astrologëve të mbretit, që mund ti kushtonte atij humbjen e jetës. Danieli u bë i famshëm edhe për shpjegimin e ëndrrës së Nebukadnezarit.

[redakto] Danieli në judaizëm dhe krishterim

[redakto] Shiko edhe

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera