Babiloni
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Babiloni (arab. بابل; hebr. בבל) ishte një qytet i lashtë në Mesopotami (sot Al Hillah, Irak) gërmadhat e të cilit gjenden tani në Krahinën e Babilit, rreth 80 km në jug të Bagdadit. Emri i qytetit rrjedh nga akadishtja bab-ilu dhe do të thotë "porta e perëndisë". Babiloni ishte "qyteti i shenjtë" i Babilonisë që prej rreth viteve 2300 p.e.r, dhe qëndra e Perandorisë së Re Babilonase që nga viti 612 p.e.r. Në Bibël qyteti shfaqet në librin e Zanafillës 11:9 me emrin "Babel" që do të përkthehej rrëmujë. Babiloni ishte një qytet i rëndësishëm politikisht dhe estetikisht. Kopshtet e Varura të Babilonit ishin nje prej Shtatë mrekullive të lashtësisë.
Tabela e përmbajtjeve |

