Dardha
|
Dardha
|
||||||||||||||||
Dardha (latinisht: Pyrus) është bimë drunore nga familja Rosaceae, frutat e së cilës përdorën për ushqim. Lloje të kësaj bime rriten në pjesë të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Trungu i saj arrin lartësi mesatare 10-17 m, është gjethërënëse, me gjethe të thjeshta dhe të vendosura në mënyrë jo simetrike (2-12 cm).
Fruti dradha është pemë e lëngshme dhe e ëmbël me përbërje pak të kokrriztë. Sipas disa të dhënave kultivimi i dardhës daton që para 3000 vitesh. Supozohet se më këtë frut janë freskuar njerëzit që në epokën e gurit. Në Odise Homeri dardhën e karakterizon si „dhuratë nga Zoti“, kurse në kohën e mbretit freng Luigji i kanë qenë simbol të luksit.
dardha jeton rreth 300 vjet.
Përmbajtja |
Aftësitë kuruese të dardhës[redakto]
Aftësitë kuruese të dardhës janë:
- Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
- Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
- Dardha përmban një substancë të quajtur piktinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste dierreje apo kapsllëku.
- Luan rol në uljen e kolisterinës në gjak.
- Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
- Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.
- Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.
Llojet e dardhave[redakto]
Llojet e dardhave janë:
Dardha Evropiane[redakto]
Dardha Mesdhetare[redakto]
- Pyrus amygdaliformis
- Pyrus bourgaeana
- Pyrus cossonii
- Pyrus elaeagrifolia
- Pyrus gharbiana
- Pyrus longipes
- Pyrus mamorensis
- Pyrus syriaca
Dardha të Azisë së mesme[redakto]
Dardha të lindjes së largët[redakto]
- Pyrus betulaefolia
- Pyrus calleryana
- Pyrus dimorphophylla
- Pyrus fauriei
- Pyrus hondoensis
- Pyrus kawakamii
- Pyrus pseudopashia
- Pyrus pyrifolia
- Pyrus ussuriensis
Shih edhe[redakto]
| Para marrjes me seriozitet të ndonjë recete ose informate për të aplikuar në ju ose ndonjë person tjetër ju lutemi shikoni Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë! Nëse ju pasi keni lexuar artikullin dhe udhëzimet mbi këto artikuj keni aplikuar përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person tjetër atëherë ju merrni tërë përgjegjësinë mbi pasojat. |