David Chater

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
David Çater
Fotoporteti
Emri David
Mbiemri Chater
Kombësia anglez
Shtetësia britaneze
Profesioni gazetar sky

David Chater gazetar anglez, reporter lufte.

Davidi për qarqet shqiptare u bë i njohur si reporter i televizionit Sky News, në të cilin televizion më 13 qershor 1999 shfaqi reportazhin Çlirimi i Gjakovës. Davidi ishte reporteri i parë i huaj që kishte hyrë në Gjakovë, pas 76 ditë luftime të përgjakshme.

Çlirimi i Gjakovës[redakto | redakto tekstin burimor]

Reportazhi Çlirimi i Gjakovës[1] është bërë më 13 qershor 1999 për televizionin SKY. Në këtë reportazh, Chater-i raportonte se një grup qytetarësh gjakovarë, pikërisht në ora 15.15 min. të datës 13 qershor 1999, tek Tyrbja e Shejh Shefqetit, i prenë rrugën automjetit të tij zyrtar. Ai nuk dinte se në ato momente Gjakova digjej flakë nga të katër anët, nga forcat okupatore serbe. Qytetarët e dërmuar gjakovarë, të lodhur nga masakrat serbe, iu lutën atij për ndihmë urgjente, ai ktheu sërish automjetin në drejtim te Prizrenit, për të takuar forcat italiane të KFOR-it, të stacionuara në afërsi të Rogovës dhe për të përcjellë mesazhin e popullatës gjakovare. Ky mesazh ishte : "Urgjentisht hyni në qytetin e Gjakovës dhe parandaloni masakrën e forcave paramilitare serbe ndaj popullatës civile shqiptare". Komandanti i KFOR-t italian, pranoj mesazhin nga Chater-i dhe vendosi të hyjë menjëherë në Gjakovë, duke thyer rregullat dhe itinerarin e NATO-s.

Në ora 16.45 min., forcat e KFOR-it italian hynë në qytetin e Gjakovës, gjithashtu hynë në histori të këtij qyteti dhe David Chater si dhe KFOR-i italian, duke shpëtuar qytetarët e mbetur në Gjakovë nga më e keqja.

Data zyrtare e çlirimit të Gjakovës është më 14 qershor 1999 atë ditë forcave te KFOR-it italian ju bashkëngjitën edhe forcat e UÇK-së dhe së bashku dëbuan forcat kriminale serbe nga Gjakova.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Wikibooks-logo.png Wiki Libri: Miqtë e popullit dhe të kombit tonë

  1. ^ video copa : Gjakova city and David Chater,dt. 13.6.1999 (ME PERKTHIM)