Denzel Washington

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Denzel Washington
U lind në28 dhjetor 1954

Denzel Hayes Washington Jr. lindi më 28 dhjetor 1954Mount Vernon, Nju Jork, SHBA. Është aktor amerikan, producent dhe drejtor filmi.

Është shpërblyer me 3 çmime Golden Globe dhe 2 Academy Awards për punën e tij. Ai është zezaku i dytë pas Sidney Poitier që është shpërblyer me Academy Award për "Aktori Më i Mirë", në vitin 2001 me filmin Training Day.

Ai është i martuar me Pauletta Washington më 25 qershor 1983 dhe ka 4 fëmijë.

Rroga[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Flight (2012) $40.000.000
  2. American Gangster (2007) $20.000.000
  3. Man on Fire (2004) $20.000.000
  4. Out of Time (2003/I) $20.000.000
  5. Training Day (2001) $12.000.000
  6. The Hurricane (1999) $10.000.000
  7. Courage Under Fire (1996) $10.000.000

Trivia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Fëmijët : John David (28 korrik 1984), Katia (1987), dhe binjakët Malcolm and Olivia (1991).
  • Djali i tij Malcolm mori emrin për nder të Malcolm X.
  • Është emërtuar një prej 50 njerëzve më të bukur nga People Magazine në 2002.
  • Shpesh ka punuar me regjisorin Edward Zwick.
  • I pari aktor afrikano-amerikan që fiton dy Academy Awards.
  • Nuk e ka pranuar rrolin e Detektiv David Mills tek filmi Se7en (1995).
  • Nuk e ka pranuar rrolin Cinque tek filmi Amistad (1997).
  • Shok i mirë me aktoren Julia Roberts.
  • Pothuajse çdo verë shkon në Itali për pushime.
  • Ne 2006 ka dhuruar 1 million dollar për ruajtjen e fëmijëve afrikan.
  • Ai është fëmija i dytë i familjes.
  • Bashkëpunëtor i shpeshtë i Spike Lee.
  • Shpesh punon me regjisorin Tony Scott

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fituesi i shumë çmimeve, aktori Denzel Washington është një nga më të suksesshmit në Hollivud. Ai ka inteligjencë dhe ekuilibër, cilësi që i sjell në të gjitha rolet e tij.

Nga roli i tij i skllavit të zemëruar megjithatë kurajoz në dramën e luftës civile Glory, në atë të aktivistit Maclom X me të njëjtin titull, rolet e Denzel Washington janë shpesh emocional duke i dhënë audiencës ndjeshmërinë e madhështisë. Ai ndërron pa problem nga filmat me veprime në ato role që eksplorojnë shpirtin e madh njerëzor dhe kurajon.


Djali i një pastori dhe një stilisteje, Denzel lindi në Mount Vernon, Nju Jork më 28 dhjetor të vitit 1954. Denzel mori diplomën në gazetarinë artistike nga Universiteti Fordham në vitin 1977 por përsëri gjeti kohën të ndiqte dëshirën e tij të interpretimit dhe fitoi një bursë për në Konversevatorin Teatral Amerikan.

Pasi tërhoqi vëmendjen e Hollivudit për rolet e tij si Dr. Phillip Chandler në serialin televiziv St Elsewhere, Denzel fitoi rolin në filmin Cry Freedom, film rreth aktivistit kundër aparteidit, Steve Biko. Interpretimi i paharuar dhe i fuqishëm i Denzel i dha atij kandidaturën për Oscar në kategorinë e aktorit në rolin e dytë.

Kandidatura e dytë me filmin Glory, e vuri atë në listën e më të mirëve në Hollivud dhe kjo u çimentua në fitoren e Oskarit si dhe në cilësimin e tij si Aktori më i mirë nga Kritikët e Filmit në Nju Jork për rolin e tij në filmin Malcom X. Denzel ka mundur të qëndroi në krye falë llojshmërisë së karrierës së tij të aktrimit.

Të qënurit familjar është prioritet për Denzel. Ai është baba krenar i katër fëmijëve me gruan e tij Paulette Pearson me të cilën është martuar në vitin 83.

Denzel u shfaq për herë të parë në komedinë Carbon Copy përkundrejt George Segal, megjithatë roli i aktivistit kundër aparteidit i hapi dyert e Hollivudit. Interpretimet e tij të arrira e lejojnë atë të nxjerr në pah talentin e tij të madh.


Denzel ka fituar respektin e kolegëve të tij dhe ka një bazë të gjerë admiruesish në mbarë globin. Ai është një aktor që i reziston kohës me elegancën dhe ëmbëlsinë e pamjes së tij.

“Të punosh me Denzel është si të luash, është si atletika vetëm se stërvitesh me më të mirët në botë. Të bën më të mirë në skenë...dhe kam pasur fatin të luaj me të. Ka qënë një konkurrencë e frymëzuar, gjithmonë një lojë me ritëm. Jam aktor më i mirë ngaqë kam punuar me të”.

Denzel ka luajtur mjaft role në karrierën e tij nga portretizimi i një avokati homofob në Filadelfia në thrillerin Pelican Brief. Denzel luanti rolin bazuar në ngjarje reale në Hurricane duke demonstruar kapacitetin e tij të rrallë për të treguar një histori të mirë dhe duke e mbajtur audiencën të gozhduar para ekranit.

Interpretimet i kanë dhënë çmime nderi përfshi Globin e Artë dhe Oscarin. Në filmin Training Day ka rolin e policit të kompromentuar së bashku me Ethan Hawke që i tha oskarin në vitin 2001.

Falë talentit të aktori ka menaxhuar të tërheqë audiencën dhe të garantojë suksese në kinema për filmat pothuajse të gjithë filmat e tij./al/

Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 3 nominime dhe 2 çmime Academy Awards, USA, (çmimet i fitoi në vitin 1990 dhe 2002)
  • 1 çmim AFI Awards, USA, (2002)
  • 2 çmime dhe 1 nominim BET Awards, (çmimet i fitoi në vitin 2001 dhe 2004)
  • 2 çmime Berlin International Film Festival, (1993 dhe 2000)
  • 4 çmime dhe 3 nominime Black Reel Awards, (çmimet i fitoi në vitet 2000, 2001, 2002 dhe 2003)
  • 1 çmim Boston Society of Film Critics Awards, (2001)
  • 3 nominime dhe 1 çmim Chicago Film Critics Association Awards, (çmimin e fitoi në vitin 1993)
  • 1 çmim Christopher Awards, (2008)
  • 1 çmim Cognac Festival du Film Policier, (1989)
  • 1 çmim Golden Apple Awards, (1995)
  • 4 nominime dhe 2 çmime Golden Globes, USA, (çmimet i fitoi në vitin 1990 dhe 2000)
  • 11 çmime dhe 5 nominime Image Awards, (çmimet i fitoi në vitin 1988, 1992, 1995, 1996, 1997, 1998, 2000, 2001, 2002, 2003, 2008)
  • 3 çmime Kansas City Film Critics Circle Awards, (1990, 1993, 2002)
  • 1 çmim Lone Star Film & Television Awards, (1997)
  • 1 çmim Los Angeles Film Critics Association Awards, (2001)
  • 4 nominime dhe 2 çmime MTV Movie Awards, (çmimet i fitoi në vitin 1993 dhe 2002)
  • 1 çmim New York Film Critics Circle Awards, (1992)
  • 1 çmim PGA Awards, (2003)
  • 2 çmime Southeastern Film Critics Association Awards, (1993 dhe 1997)
  • 1 çmim Washington DC Area Film Critics Association Awards, (2002)
  • 1 çmim Women in Film Crystal Awards, (2000)

Gjithësej 50 çmime ka fituar dhe për 45 çmime ka qenë i nominime

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Steinbeck's Point of View (2012) (announced) (rumored) .... Tom Redding
  2. Unstoppable (2010/I) (post-production)
  3. Inside Man 2 (2010) (announced) .... Detective Keith Frazier
  4. The Book of Eli (2009) ....Eli
  5. The Taking of Pelham 123 (2009).... Lieutenant Zachary Garber
  6. The Great Debaters (2007) .... Melvin B. Tolson
  7. American Gangster (2007) .... Frank Lucas
  8. Deja Vu (2006) .... Agent Doug Carlin - ATF
  9. Inside Man (2006) .... Detective Keith Frazier
  10. The Manchurian Candidate (2004) .... Ben Marco
  11. Man on Fire (2004) .... Creasy
  12. Out of Time (2003/I) .... Matthias Lee Whitlock
  13. Antwone Fisher (2002) .... Dr. Jerome Davenport
  14. John Q (2002) .... John Quincy Archibald
  15. Training Day (2001) .... Alonzo
  16. Remember the Titans (2000) .... Coach Herman Boone
  17. The Hurricane (1999) .... Rubin 'Hurricane' Carter
  18. The Bone Collector (1999) .... Lincoln Rhyme
  19. The Siege (1998/I) .... Anthony 'Hub' Hubbard
  20. He Got Game (1998) .... Jake Shuttlesworth
  21. Fallen (1998) .... Det. John Hobbes
  22. Mother Goose: A Rappin' and Rhymin' Special (1997) (TV) (voice) .... Humpty Dumpty / The Crooked Man
  23. Happily Ever After: Fairy Tales for Every Child .... (1997) TV episode (Zëri) .... Humpty Dumpty
  24. The Preacher's Wife (1996) .... Dudley
  25. Courage Under Fire (1996) .... Lt. Colonel Nathaniel Serling
  26. Devil in a Blue Dress (1995) .... Ezekiel 'Easy' Rawlins
  27. Virtuosity (1995) .... Lt. Parker Barnes
  28. Crimson Tide (1995) .... Lt. Commander Ron Hunter
  29. Philadelphia (1993) .... Joe Miller
  30. The Pelican Brief (1993) .... Gray Grantham
  31. Much Ado About Nothing (1993) .... Don Pedro
  32. Malcolm X (1992) .... Malcolm X
  33. Jammin': Jelly Roll Morton on Broadway (1992) .... Narrator
  34. Ricochet (1991) .... Nick Styles
  35. Mississippi Masala (1991) .... Demetrius Williams
  36. Mo' Better Blues (1990) .... Bleek Gilliam
  37. Heart Condition (1990) .... Napoleon Stone
  38. Glory (1989) .... Pvt. Trip
  39. The Mighty Quinn (1989) .... Xavier Quinn
  40. "St. Elsewhere" .... Dr. Philip Chandler / ... (137 episodes, 1982-1988)
  41. For Queen & Country (1988) .... Reuben James
  42. Cry Freedom (1987) .... Steve Biko
  43. Baka: The People of the Rainforest (1987) (TV) .... Narrator
  44. The George McKenna Story (1986) (TV) .... George McKenna
  45. Power (1986) .... Arnold Billing
  46. A Soldier's Story (1984) .... Pfc. Peterson
  47. License to Kill (1984) (TV) .... Martin Sawyer
  48. Carbon Copy (1981) .... Roger Porter
  49. Flesh & Blood (1979) (TV) .... Kirk
  50. Coriolanus (1979) (V) .... Aedile/Roman Citizen/Volscian Citizen/Roman Soldier/Volscian Soldier
  51. Wilma (1977) (TV) .... Robert Eldridge, age 18

Producent[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. The Book of Eli (2010)(producer)
  2. Antwone Fisher (2002) (producer)
  3. Half Past Autumn: The Life and Works of Gordon Parks (2000) (TV) (producer)
  4. Hank Aaron: Chasing the Dream (1995) (Producent Egzikutiv)

Regjisor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. The Great Debaters (2007)
  2. Antwone Fisher (2002)

Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.