Derbi i Tiranës
Termi "Derbi i Tiranës" i referohet derbit lokal në Tiranë, kryeqytetit të Shqiperisë të luajtur ndërmjet dy prej tre klubeve profesioniste të futbollit KF Tirana, Dinamo ose Partizani . Ai i referohet në mënyrë specifike ndeshjeve individuale midis klubeve, por mund të përdoret gjithashtu për të përshkruar rivalitetin e përgjithshëm të vazhdueshëm midis klubeve, lojtarëve dhe/ose tifozëve.
Tirana është i vetmi qytet në Shqipëri që ka tre klube profesioniste futbolli dhe i vetmi që ka më shumë se një klub profesionist.
Rivalitetet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
KF Tirana v Partizani[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Derbi i Madh quhet çdo ndeshje e zhvilluar mes klubeve të futbollit KF Tirana dhe Partizani Tirana, dy rivalët më të mëdhenj në kryeqytetin Tiranë të Shqipërisë . Ndeshjet mes dy skuadrave kanë një histori të gjatë dhe pothuajse gjithmonë kanë bërë faqen e parë të lajmeve në vend, me tensione të larta mes tifozëve në tribuna dhe lojtarëve. Megjithatë, që nga viti 2008, me rënien e Partzanit, derbi u zbeh për pak kohë deri në rikthimin e tyre për sezonin 2013-14. Që atëherë derbi mori edhe një herë rëndësi.
KF Partizani ka një avantazh historik prej 20 fitoresh dhe 50 golash në kampionat. [1]
Ditet e derbit në Tiranë na shoqerojnë me tensione në Tribina nga Tirona Fanatics dhe Guerrils,festimet e golave etj.
Dinamo - KF Tirana[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rivaliteti mes KF Tirana dhe Dinamo Tirana, është një nga derbet më të gjata që zhvillohen aktualisht në Shqipëri. [2] Të dy janë klubet më të suksesshme nga qyteti. KF Tirana dominon qoftë historikisht, qoftë gjatë 25 sezoneve të fundit ndaj Dinamos. Megjithatë, ata kanë barazime në kompeticionin e Kupës.
Por ky derbi nuk ishtë më i madh se derbi mes Tiranës dhe Partizanit sepse Tirana dominon në të gjitha aspektet ndaj Dinamos.
Dinamo – Partizani[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Derbi mes Partizanit të Tiranës dhe Dinamo Tiranës është kontestuar shumë herë dhe po ngjall emocione të forta. Duke qenë se dy skuadrat kanë pasur fate të ndryshme kohët e fundit, të dyja në periudhën larg ligës së lartë, derbi është rritur në rëndësi. Duke qenë se Dinamo ishte historikisht e lidhur me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe pasi Partizani ishte e lidhur me Lëvizjen Nacionalçlirimtare, kjo ndeshje shpesh cilësohet në mënyrë nënçmuese si "derbi komunist".
Por ky nençmim ndaj derbit nuk e ndal Partizanin e Tiranës që të mos demoloi ekipin e Partizanit,çoftë taktikisht,çoftë edhe historikisht
- ^ "Derbys between 1997-present". fotbal.tv. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2012. Marrë më 17 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Derbys between 1990-present". fotbal.tv. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2012. Marrë më 17 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)