Devil May Cry (anime)
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||
Devil May Cry (Djalli Mund të Qajë - デビル メイ クラ) është një serial anime i bazuar në lojën me të njëjtin titull krijuar nga CAPCOM. Transmetimi i serialit ka filluar më 14 qershor 2007, transmetuar në televizionin japonez WOWOW, i përbërë gjithsej prej dymbëdhjetë episodesh. Seriali është drejtuar nga Shin Itagaki dhe prodhuar nga MADHOUSE.
Seriali ndjek historinë e Dantes (personazhi kryesor i të katër lojërave me të njëjtin titull, prodhuar po nga e njëjta firmë), në përpjekjet e tij për të eliminuar çdo përbindësh që krijon probleme në qytet. Deri në episodin e dhjetë, seritë zakonisht nuk lidhen shumë me njëra tjetrën, dhe e gjithë ngjarja shpjegohet vetëm në episodet 10, 11 dhe 12. Filmi ka lidhje me lojën Devil May Cry nga njëshi deri te treshi, dhe i paraprin ngjarjeve që do të ndodhin në Devil May Cry 4 (versioni për Xbox 360 dhe Playstation 3 dhe PC).
Funinimation Etertainment do e përfshinte serialin në 30 AVD më të mirë realizuar të vitit 2008 [ref. 1].
Përmbajtja |
[redakto] Epizodet
- "Devil May Cry" - Djalli Mund të Qajë
- "Highway Star" - Rruga e Yjeve
- "Not Love" - S'është Dashuri
- "Rolling Thunder" - Rrufe Shpërthyese
- "In Private" - Privatisht
- "Rock Queen" - Mbretëresha e Rokut
- "Wishes Come True" - Dëshira që Realizohen
- "Once Upon A Time" - Na Ishte një Herë
- "Death Poker" - Poker i Vdekjes
- "The Last Promise" - Premtimi i Fundit
- "Showtime!" - Koha për Shfaqje
- "Stylish!" - Me Stil
[redakto] Kolona Zanore
- Sigla e hapjes: Grupi Rungran - Devil May Cry (Djalli Mund të Qajë).
- Sigla e mbylljes: Rin Oikawa: I'll Be Your Home (Do të jem unë shtëpia jote).
- Të tjera: Grupi Aimee B: 1- Room Despair (Dhoma e Dëshpërimit) 2- Future in My Hands (Fati në Dorën Time).
[redakto] Shiko edhe
- Devil May Cry
- Devil May Cry 2
- Devil May Cry 3: Dante's Awakening
- Devil May Cry 4
[redakto] Referenca
Referenca 1 - http://www.animenewsnetwork.com/news/2008-07-04/
