Devil May Cry 4

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Intro - Nero, protaginisti i Devil May Cry 4.

Devil May Cry 4 (Djalli Mund të Qajë 4 - デビル メイ クラ 4) është një lojë aksioni prodhuar dhe shpërndarë nga Capcom për Playstation 3, Xbox 360 dhe PC, në vitin 2008. Loja është seria e katërt e lojës me të njëjtin titull, deri diku e paraprirë nga seriali anime i prodhuar po nga Capcom (shiko Devil May Cry (anime). Historia e lojës megjithatë zhvillohet para ngjarjeve të Devil May Cry 2.

Protagonisti kryesor ndryshe nga tre seritë e mëparshme të lojës, është Nero. Historia ndjek përpjekjet e tij kundra një sekti fetar në qytetin fiktiv të Fortunës, që të drejtuar nga Sanctus dëshirojnë ringjalljen e “Savior – Shpëtimtarit” Sparda për qëllimet e tyre vetjake. Ndërkohë personazhe nga seritë e mëparshme dalin në skenë në ndihmë të personazhit kryesor si Trish (Devil May Cry 1), Lady (Devil May Cry 3: Dante's Awakening) etj. Paraqiten edhe një sërë personazhesh të rinj si Kirie, Credo, Agnus etj. Vetë Dante del në skenë si lojtar për nëntë misione në lojë.

Loja ka marrë kritika të ndryshme. Në IGN loja mori 84%. Eurogamer me kritikën se loja nuk sillte asgjë të re, e vlerësoi lojën me 7/10 pikë [ref. 1]. GameSpot.com tregohet pak më tolerant me DMC 4 duke e vlerësuar 8/10 [ref. 2].

Muzika[redakto | redakto tekstin burimor]

Muzika që shoqëron lojën Devil May Cry 4 u publikua si CD më vete më 19 shtator 2007 në Japoni. Më poshtë paraqiten pjesët muzikore të zgjedhura të lojës. Albumi përmban gjithsej 15 tituj me kohëzgjatjen mesatare prej afërsisht 3:30 (min/sek).

Muzikat


Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]