Dhimitër Progoni
Dhimitër Progoni ishte i treti dhe i fundit Princi i Arbërisë nga Dinastia e Progonit, që mbretëroi në vitet 1208-1216. Ai e pasoi vëllanë e tij Gjin Progoni dhe solli në principatën në maksimumet e saj. Burimet perëndimore të kohës nderojnë atë me titujllin judex (gjykatësi) dhe princeps Arbanorum (princ i shqiptarëve), ndërsa Bizanti në të dhënat që i referohen atij si Archon Megas (zoti i madh, ose lord i madh). Në 1208 ai u martua me Komnena Nemanjić, e bija e mbretit serb Stefan Nemanjić, me këtë ai siguroi një paqe të shkurtër me Serbinë [1]. Dhimitër gjithashtu fitoi titullin e lartësuar Bizantin panhypersebastos[citim i duhur].
Martesa e Dhimitrit me vajzën e Nemanjas nuk e përjashtoi rrezikun e ekspansionit serb drejt tokave shqiptare. Megjithatë, në 1204, kërcënimi më serioz erdhi nga Dukati venecian i Dyrrhachium (Durrësi), një entitet Latin i formuar pas Kryqëzatës dë katërt në ish-territoret e Perandorisë Bizantine. Në kërkim të aleatëve, Dhimitër nënshkroi një traktat me Republikën e Raguzës në 1209 dhe filloi negociatat me Papa Innocent III në lidhje me subjektet e tij për "konvertimit të tij" në katolicizëm. Kjo është konsideruar si një veprim me takt, të cilin Dhimitri e ndërmori për krijimin e lidhjeve me Evropën Perëndimore kundër Venedikut.
Dhimitër nuk kishte djal për të pasuar atë. Pas vdekjes së tij, gruaja e tij, Komnena, u martua me një fisnik shqiptar, Grigor Kamona, i cili më vonë u bë princ i Shqipërisë. Aleati i tij më i afërt ishte një archon i quajtur Dhimiter Gaba III [2].
Burimi [redakto]
- Jubani, Zef et al. Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme. Libri Shkollor: Prishtinë, 2003. 48.
Shih edhe [redakto]
| Parardhësi Gjin Progoni |
Princ i Shqipërisë 1208–1216 |
Pasardhësi Grigor Kamona |

