Disney Channel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Disney Channel
LlojiArgëtues
ShtetiShtetet e Bashkuara
Zona e transmetimitKombëtare
SelitëBurbank, Kaliforni, SHBA
Programimi
Gjuha/ët
  • Anglisht
  • Spanjisht (përmes audio kanalit alternativ)
Përmasa e figurës1080p HDTV
Pronësia
PronariDisney Entertainment
PrindiDisney Branded Television
Kanalet simotra
Historia
Nisur18 prill 1983; 41 vite më parë (1983-04-18)
Emrat e dikurshëmThe Disney Channel (1983–1997)
Lidhjet
Faqja transmetueseShiko drejtpërdrejt (vetëm në SHBA)
Faqja zyrtareFaqja zyrtare
Disponueshmëria
Media transmetuese
ShërbimetFubo TV, Hulu + Live TV, Sling TV, YouTube TV

Disney Channel është një kanal kabllor televiziv amerikan që shërben si prona themelore e njësisë televizive të kompanisë Walt Disney.

I themeluar më 18 prill 1983 nën emrin The Disney Channel (shq: "Kanali Disney") si kanal premium mbi ofertat e televizionit kabllor, ai paraqiti programe të shënuara drejt familjeve si pasojë e përhapjes së televizorëve në atë kohë. Prej vitit 1997, si veç Disney Channel, programacioni i tij ndërroi fokus që të synojë grupmoshën mes 7 dhe 17 vjeç. Kanali shfaq programe origjinale premierë për fëmijë, filma teatralë e filma origjinalë televizivë, si dhe programe të përzgjedhura nga prodhues të tjerë.

Që prej shtatorit 2022, Disney Channel është në dispozicion në televizion kabllor bazik dhe satelitor në afro 190 milionë shtëpi amerikane dhe ndërkombëtare. Programacioni origjinal nga kanali përshkon televizionin, si dhe platformat në ueb, mobil, dhe video on demand, me këtë të fundit duke u dominuar nga produkti i ngjeshur webfaqe-aplikacion DisneyNOW. 46 Kanale Disney në 33 gjuhë anë e mbanë botës kanë qenë dikur në transmetim, por disa janë tani të mbyllur ose iu është rënë shikueshmëria që nga 2016-ta në pjesë të ndryshme të Europës dhe shumicës së Azi-Paqësorit shkaku i rritjes së rrjeteve sociale dhe platformave mediale streaming, si dhe nisjes së suksesshme të Disney+ në shtete të caktuara nga 2020 e tutje.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]