Dmitri Mendelejev

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sistemi periodik sipas Mendeljevit

Dmitri Ivanoviç Mendeleïev kimist rus, lindi më 27 janar - 8 shkurt 1834 në Tobolsk të Siberisë, Rusi. Vdiq më 20 janar - 2 shkurt 1907Sankt Petersburg, Rusi.

Mendelejevi u bë i njohur për punën e tij mbi klasifikimin periodik te elementeve, publikuar në 1869 dhe sot njihet si tabela e Mendelejev-it. Ai deklaroi se elementet kimike mund të rradhiteshin sipas një mënyre të caktuar që do të lejonte parashikimin e aftësive të elementeve të pazbuluar ende.

Në familjen e tij ai ishte fëmija më i vogël Mendeleïev (i 13-ti sipas Michael Gordin, biograf i shumë shkencëtareve). Ne moshën 14 vjeçare, pas vdekjes të të atit, Dmitri filloi studimet ne gjimnazin e Tobolsk. Ne 1849, e gjithë familja u shpërngul ne Shën Pjeterburg. Megjithë kushtet e renda ekonomike, Mendeleïev vazhdoi studimet.

Menjëherë pasi u diplomua, u detyrua te pushonte për disa kohe pasi u sëmur nga tuberkulozi. Ne 1885 u transferua në një gadishull pranë detit të Zi ku filloi pune ne nje gjimnaz. Ne 1856 u kthyer serish ne Shën Pjeteburg. Ishte vetëm 25 vjeç kur shkoi të punonte ne Haidelberg përkrah dy dijetareve te mëdhenj siç ishin Robert Bunsen dhe Gustav Kirchhoff.

Qe nga 1859 deri në 1861 qëndroi ne Paris, ku beri kërkime te rëndësishme me densitetin e gazrave dhe studioi mbi funksionimin e spektroskopit.

Ne 1863, pas rikthimit ne Rusi, u emërua profesor kimie ne institutin e teknologjisë dhe njëkohësisht punoi ne Universitetin e Shën Pjeterburg-ut ku ne 1867 do te caktohej profesor kimie.

Ne 1866 u martua me Fjeozva Nikitiçna Ljeshçeva (Феозва Никитична Лещева) por kjo martese nuk zgjati shume dhe çifti u nda vetëm disa vite me pas. Menjëherë pas ndarjes Mendeljev u njoh e me pas u martua me Anna Ivanovna Popova (Анна Ивановна Попова).

Ne 1866, Newlands botoi ligjin e oktavave. Mendeleïev gjithashtu kishte punuar mbi një ide te tille dhe me 6 mars 1869 ia tregoi këtë projekt shoqatës ruse për kiminë. Veprën e tij ai e kishte titulluar "Varësia e masës atomike te elementet". Zbulimi i tij tregonte shume nga aftesite e elementeve që mund te zbuloheshin ne saje te masës se tyre atomike.

Mbi të njëjtën ide të Mendeleïev-it, kishte shumë kohe që punonte një tjetër kimist emri i të cilit ishte Lothar Meyer. E vetmja gjë që ky i fundit zbuloi më shumë se Mendelejevi, ishte fakti se disa masa atomike te tabelës së Mendeljevit nuk ishin të sakta dhe se kishte ende shumë elemente të cilat deri në atë kohë njerëzimi nuk i njihte. Sot Meyer et Mendeleïev mund të cilësohen si bashkëkrijues.

Ne 1882, u vlerësua me medaljen Davi nga Royal society ndërsa ne 1889 u vlerësua me çmimin Faraday për kiminë. Megjithëse puna e Mendeleïev-it u vlerësua nga shume shoqata në vende të ndryshme të Evropës, aktiviteti i tij politik shqetësonte tej mase qeverinë ruse. Për këtë arsye me 17 gusht te 1890 Dmitri dha dorëheqjen nga Universiteti i Shën Pjeterburg-ut.

Ne 1893, u emërua drejtor ne zyrën shkencore te parashikimit te peshës dhe masës. Ishte pikërisht fale Mendelejevit qe u zbulua se përqindja "optimale" e alkoolit për vodkën ruse ishte 40 %. Ne shkurt te 1905 puna e tij u vlerësua nga Royal Society me çmimin Coplay.

Dmitri Ivanoviç Mendeleïev u nda nga jeta me 2 shkurt te 1907 në Shën Pjeteburg ku dhe u varros. Elementi 101 i zbuluar ne 1955 u quajt Mendelevium pikërisht në nder te këtij kimisti të madh.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Sistemi periodik i elementeve