Dragon Ball GT

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dragon Ball GT
ドラゴンボール GT
(Doragon Bōru Jī Tī)
ZhanriAdventure, Komedi fantazie[1]
Serial televiziv anime
Drejtuar ngaOsamu Kasai
Shkruar nga
Muzika ngaAkihito Tokunaga
StudiojaToei Animation
Lejuar ngaCrunchyroll[a]
Rrjeti origjinalFNS (Fuji TV)
Vazhdimësia origjinale 7 shkurt 1996 19 nëntor 1997
Episodet64 (Lista e episodeve)
Film televiziv anime
A Hero's Legacy
Shkruar ngaAtsushi Maekawa
Muzika ngaAkihito Tokunaga
StudiojaToei Animation
Lejuar ngaCrunchyroll
Rrjeti origjinalFuji TV
Lëshuar më26 mars 1997
Koha e zbatimit46 minuta
Ekskluzivitet mediatik
Stafi i personazhëve të Dragon Ball GT.

Dragon Ball GT (japonisht ドラゴンボール GT, Doragon Bōru GT) është historia e fundit së serisë manga dhe anime Dragon Ball nga Akira Toriyama, ku Goku arrinë moshën 50 vjeçare.

Historia fillon me një rast tragjik. Armiku i dikurshem i Gokut, perandori Pilaf me brinje derri i ka grumbulluar shtatë "sferat e dragoit me yje te zinj" tek Kami apo Zoti i Tokes. Aty ishin duke u ushtruar Goku me te riun Uub (bUu)-n. Me pas gjithçka u erresua dhe dragoi hyjnor i tokes Shenlong doli dhe aty Goku e pa Pilafin. Ai i emociunuar që Goku ishte rritur aq shumë shprehu deshirë që Goku të kthehej në një femijë. Ai më pas e takon edhe mbesën e tij Pan, e cila ishte e bija e Gohanit. Ai merr nje paralajmërim nga Mbreti Kai i Veriut se nëse "Sferat e Dragoit" nuk kthehen në Tokë perpara një viti e gjithë toka do të shkatërrohet dhe Goku do te mbetej në përjetësi një femijë. Ketu nis aventura e madhe nëpër gjithësi për kerkimin e "Sferave të Dragoit" në Univers. Aventura e nadhe do fillonte per Gokun Tranksin dhe Goten por Pani ishte futur ne anije kur u futen Goku dhe Tranksi ne anije Pani e nisi anijen per ne galaktik dhe Goteni mbeti ne toke.

Ndryshe nga serialet paraardhëse Dragon Ball dhe Dragon Ball Z, Dragon Ball GT nuk është përshtatur nga libri manga i Akira Toriyamës. Dragon Ball GT egziston vetëm në versionin anime të saj. Kjo anime përfshin personazhin kryesor Gokun në një aventurë intergalaktike. Ky udhëtim në hapsirë e bën serialin GT të ngjasojë pak me Dragon Ball Z vetëm se në këtë serial udhëtimi merr një zhvillim krejt ndryshe dhe më të gjerë.

Sagat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Grumbullimi i Sferave - Saga I (episodet 01-22)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo sagë është me aventurën e madhe të Gokut, Trunksit dhe Pan nëpër gjithësinë e Universit,pasi Goku ishte zvogluar pas dëshirës së Pilafit,kështu që ata duhet ti mblidhte "Sferat e Dragoit" në galaksi dhe të shëprehin dëshirën tek Shenroni që Goku të kthehet në gjëndjen e mëparshme.Ata i grumbullojnë shumicën e Sferave të Dragoit falë Radarit mirëpo gjatë udhëtimit nëpër Univers ata hasin me armiq të shumtë. Një ndër këta më te ligët është Profesori Muu. Ai e ka bërë një makine si Rudu dhe planifikon ta pushtoj Universin. Goku për të marrë sferën që gjendet në duart e tij, së pari duhet ta ndal tmerrin që po bën në univers. Kështu ai me anë të Super Sajanit të nivelit tre arrin t'a mund atë. Mirëpo një gabim fatal bëhet dhe krijohet një përbindësh me emrin Baby (bejbi).

Baby Saga - Saga II (episodet 23-40)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skeda:SonGokussj4.jpg
Personazhi Goku i kthyer në Super Sayan të nivelit 4, paraqitur në Dragon Ball GT.

Këtu armiku Baby ia del të arrijë në Tokë me qëllim shkatërrimin e të gjithë sajanëve mirëpo ai has në rezistencën e Princit të Sajanëve Vexhita, i cili deshiron ta mund por bie pre e Babyt i cili i hyn në trup. Kështu këta e bëjnë një armik akoma më të rrezikshëm. Vexhites me këtë rast i humb kontrolli. Ai kontrollohet nga Baby. Nje rezistenc bën edhe Uub mirëpo nuk ia del vetëm. Kështu në çastet e fundit vjen majin Buu dhe ata bëjnë fusionin me emrin majuub. Prapë s'është e mjaftueshme për ta ndaluar baby. Ai së shpejti i kontrollon të gjithë luftëtarët Z madje disa e ndihmojnë që ai të bëhet më i fuqishem. Përballja e parë e Gokut me të nuk pati sukses sepse të dy u lenduan mirpo Goku me kamehameha te nivelit te 10 ia doli t'a mund për një kohë të shkurtër. Baby ia mbath. Kai i Vjeter ia kthen Gokut bishtin me rast që ai ta mposht Baby e të bëhet më i fortë. Kjo shkakton një pasojë të madhe ku Goku shikon hënën e plotë dhe shëndërrohet në Ozaru ose majmun i Madh. Ai është gati të shkaterrojë Tokën kur mbesa e tij qan dhe ajo bëhet shkas që Gokut t'i kujtohen të gjitha dhe shëndërrohet në Super Sajan 4. Një nivel i madh ky . Baby shëndërrohet në Ozaru. Në fakt trupi i Vexhites shëndërrohet ndersa ky e kontrollon. Atij më pas i prehet bishti dhe duke i humbur fuqitë mendon të ik duke e lënë Vexhiten e lirë, mirëpo në atë çast Kamehameha - ja e forte e Gokut e dergon atë në diell duke i dhënë fund.

Super 17 Saga - Saga III (episodet 41-47)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këtu bëhet fjalë për dy shkencëtarët e çmendur Profesor Gero dhe Profesor Muu. Ata e hapin ferrin ku dalin të gjithë të këqinjtë. Ata e sulmojnë tokën por aty ndodhet Gohani me të dashurën e tij Videl, që i mposhtin. Ndersa Goku shkon të parandalojë të këqinjtë. Ai mashtrohet duke rënë në ferr i mbyllur. Kështu dy shkencëtarët i kombinojnë njohuritë e tyre për krijimin e një armiku akoma më të madh Super 17. Ai është i aftë që Ki-në njerëzore (energjinë) ta bëjë të vetën. Goku me ndihmën e Pikolos arrin të kthehet në Tokë, por një katastrofë ka ndodhur ndërkohë. Shumë persona kanë vdekur. Ai duke u përballur me Super 17, aty mbërrin Androidi 18 (gruaja e Krulinit që tashmë është njerzore). Ajo i tregon se Krulini ka vdekur duke e mbrojtur Tokën. Goku dhe 18 janë nervoz dhe me anë te fuqive të tyre arrijnë ta mposhtin Super 17.

Hija e keqe e dragoit (episodet 48-64)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ketu kur më në fund dëshirojnë që paqja të kthehet në tokë diçka e keqe ndodh. Dragoi Hyjnor Shenlong nuk paraqitet. Ne vend të tij dalin shtatë dragonj të frikshëm e të fuqishëm. Luftëtarëve Z, i duhet të mundin secilin prej tyre e t'a kthejnë Dragoin Hyjnor sërish. Ata i mundin gjashtë. Mirpo Ylli i parë i sferes ishte Syn Shenron. Ai është gati te mundet kur më pas absorbon të gjithë dragonjtë e tjerë duke formuar Omega Shenron, i cili ka një nivel luftues tepër të madh (mendohet 350.000.000 njësi) kurse niveli i Gokut super sajan 4 është vetem 180.000.000. Atehere në çastin më të mirë mbërrin Vexhita, i cili me ndihmën e një makine qe e ka shpikur Bulma, kthehet në super sajan 4. Pastaj këta të dy bëjnë fusionin e kërcimit. Duke krijuar luftëtarin më të Fortë në Univers me shpejtësi, forcë dhe një mprehtësi të pashoqe Gogeta 4 qendronte drejt Omega Shenronit. Ai me lehtësi fillon t'a mundë kundërshtarin. I gjuajti një BingBangKamehameha, e cila ishte ndërlidhje e sulmit te Vexhites - Bing Bang Attack dhe sulmit te Gokut - Kamehameha. Ajo e lendon shumë mirpo në çastin që po bëheshin gati t'i jepnin goditjen përfundimtare fusioni mori fund. Duke mos pasur kohë për një fusion të dytë. Omega Shenron i sulmoi. Goku u kthye në fëmijë sërish. Atë e leshuan fuqite. Vexhita ende po i bënte ballë tundimit. Kur Omega Shenron deshi t'i japë fund Vexhites një dritë e quditshme shndriti në qell. Ishte Goku që po ngrihej në ajër me duar lartë drejt qellit. Në qell ishte krijuar një sferë e madhe energjie dhe po shtohej akomae më shumë. Ajo i rriti përmasat dhe u bë tepër e madhe. Fytyra e Shenronit mbeti e ngrirë. Njerëzit në univers e jepnin energjinë e tyre me dëshirë duke krijuar Spirit Bomb-in më të madh në të gjithë Universin. Goku e leshoi me kënaqesin më të madhe sferën kundrejtë kundërshtarit. Omega Shenron nuk pati mundësinë më të vogël të mbrohej kështu ai u shkri nga energjia e popujve të universit. Goku e ngriti nga Toka duke e shperthyer ngadalë në qellin e errte. Goku ra. Atëherë Dragoi Hyjnorë Shenlong u shfaq dhe e ngriti në këmbë. Ai i tregoi se Sferat e Dragoit ishin bërë ashtu sepse energjia e keqe ishte grumbulluar dhe kështu ishin krijuar Dragonjtë. Sferat nuk mund të perdoreshin më. Megjithatë Goku tha dëshirën e fundit që të ringjalleshin të gjithë ata që kanë vdekur nga mizoritë e kohëve të fundit. Kjo dëshirë u plotësua. Goku hypi mbi kurrizin e Shenlogit dhe ata u larguan. Gokun e zë gjumi dhe më pas ndodhi diçka e mahnitshme. Sferat e Dragoit u absorbuan në trupin e Gokut duke i shtuar të gjitha fuqitë e dragoit. Ai u bë i pavdekshëm. Më vonë pas njeqind vjetëve shihet nipi i mbesës, Goku i Riu. Ai ishte nipi i Pan. Ai ndeshet me nipin e nipit të Vexhitës, Vexhita i Riu. Ata të dy shëndërrohen ne Super Sajana dhe vazhdojnë luftimin në Kampionatin Botëror të Arteve Marciale. Goku i shikon dhe më pas largohet. Bashkë me të merr fund edhe Dragon Ball GT.

Dragon Ball GT - kënga e përshtaur[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dalëngadalë zemra ime është magjepsur
Nga ajo buzëqeshje verbuese
Të ikim nga errësira e pafundme
Mbaj duart lart

Kur të takova unë ty
Më kujtohet ai pejsazh
Une do te bëja thesare sikur fëmijë
A nuk do të kërceje ti me mua?
Rruga gjarpëruese e dritës dhe errësires

A e ndërron akoma atë?
Ka kohë që unë
Dua te kthehem pas, mirpo
Për dashurinë, guximin dhe krenarinë
Une duhet të luftoj

Dalëngadalë zemra ime është magjepsur
Një shpresë e madhe në këtë botë
Që të gjithë duan ta kenë
Dhe ta mbajnë përgjithmonë

Mos u bë merak nese une aktroj
Sikur ti nuk më intereson
Ti e di se unë të dua
Të ikim nga errësira e pafundme
Mbaj duart lart

Dubluesit dhe Personazhet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Personazhet Dubluesit në Japonisht (Seiyu) Dubluesit në Anglisht (Nga FUNimation, Sh.B.A) Dubluesit në Anglisht (Nga Blue Water)
Goku Masako Nozawa Stephanie Nadolny
Sean Schemmel
Zoe Slusar
Jeremiah Yurk
Pan Yūko Minaguchi Elise Baughman Caitlynne Medrek
Trunks Takeshi Kusao Eric Vale Matthew Erickson
Giru Shinobu Satouchi Sonny Strait Matthew Erickson
Uub Atsushi Kisaichi Sean Teague Scott Roberts
Vexhita Ryo Horikawa Christopher Sabat Roger Rhodes
Bulma Hiromi Tsuru Tiffany Vollmer Kristin Nowosad
Bra (Dragon Ball) Hiromi Tsuru Pariksi Fakhri Katie Rowan
Goten Masako Nozawa Robert McCollum Scott Hendrickson
Gohan Masako Nozawa Kyle Hebert Jonathan Love
Videl Yūko Minaguchi Lucy Small Jennifer Holder
Chi-Chi Naoko Watanabe Cynthia Cranz Pascale Hutton
Krillin Mayumi Tanaka Sonny Strait Dan Gascon
Android 18 Miki Itou Meredith McCoy Jennifer Bain
Marron Tomiko Suzuki Meredith McCoy Nuk dihet
Dende Hiro Yuuki Justin Cook Scott Roberts
Mr. Popo Toku Nishio Christopher Sabat Dave Pettitt
Piccolo Toshio Furukawa Christopher Sabat Ethan Cole
Pilaf Shigeru Shiba Chuck Huber Dean Galloway
Shū Tesso Genda Chris Cason Jonathan Love
Mai Eiko Yamada Julie Franklin Debbie Munro
Hercule Daisuke Gōri Chris Rager Dave Pettitt
majin Buu Kouzou Shioya Josh Martin Corby Proctor
Master Roshi Hiroshi Masuoka Mike McFarland Dean Galloway
Kibitokai Shinichirou Ohta Kent Williams Roger Rhodes
Elder Kai Reizu Nomoto Kent Williams Dean Galloway
Sugoro Bin Shimada Brice Armstrong Jonathan Love
Shusugoro Mayumi Tanaka John Burgmeier Nuk dihet
Dr. Gero Kouji Yata Kent Williams Nuk dihet
Dr. Mu (Dr. Myuu) Kazuyuki Sogabe Duncan Brannan Dave Pettitt
General Rilldo Kiyoyuki Yanada Andrew Chandler Nuk dihet
Baby Yusuke Numata Mike McFarland Adam Hunter
Super 17 Shigeru Nakahara Chuck Huber Nuk dihet
Frieza Ryuusei Nakao Linda Young Maureen Jones
Cell Norio Wakamoto Dameon Clarke Nuk dihet
King Kai Joji Yanami Sean Schemmel Dean Galloway
Syn/Omega Shenron Hidekatsu Shibata Christopher Sabat Nuk dihet
Shenron Kenji Utsumi Christopher Sabat Dave Pettitt
Narrator Joji Yanami Andrew Chandler Steve Olson

Cenzimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne shumë vende të botës Dragon Ball GT është shfaqur në një version te prerë, për arsye të brutalitetit dhe gjakut në disa episode. Kështu nuk janë transmetuar episodet 29, 38, 46, 47, 54, 55, 56, 57, 59, 60, 61, 62 dhe 63. Shtetet në të cilat është paraqitur kjo cenzur janë: Gjermania, Franca, SHBA, Anglia e shumë të tjerë.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Formerly known as Funimation.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Dragon Ball Gt" (në anglisht). Funimation. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2018. Marrë më 13 gusht 2018.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]