Enkelejda Kondi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Enkeljeda Kondi Masseboeuf - Lindur në qytetin e Maliqit29 prill të vitit 1972, nga një familje oficeri me origjinë gjirokastrite. Është marrë me poezinë që në moshë të vogël duke fituar disa çmime në konkurse midis shkollash dhe në shkallë rrethi. Mbasi mbaroi shkollën e mesme vazhdoi studimet në Universitetin “Eqrem Çabej” në degën Gjuhë Letërsi. Në vitin 1996 u diplomua si mësuese e gjuhës dhe letërsisë duke ushtruar profesionin e mësueses dhe drejtueses së një shkolle tetë vjeçare.

Është larguar nga Shqipëria dhe tani banon në Francë. Është e martuar me një nënshtetas francez dhe ka dy fëmije. Pas unifikimit të diplomës dhe studimeve përkatëse tani punon si mësuese.

Enkelejda Kondi shkruan poezi dhe ka një stil tejet të veçantë në shprehjen e saj poetike. Poezitë e saj janë të mirëpritura nga lexuesit. Në korrik 2010, ajo publikoi botimin e vëllimit të saj të parë të titulluar "Ëndrra e një vajze".