Esat Breshani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Esat Demo Breshani u lind në Kallarat të Vlorës1923 në një familje atdhetare dhe u nda nga jeta më 28 shtator 2007. Mori pjesë herët në luftën për liri. Në Brigadën XII Sulmuese ka pasur detyrën e komandantit të kompanisë. Mbas çlirimit mbaroi arsimin ushtarak dhe qe komanduar kuadër në organe e reparte të Punëve të Brendshme në rrethet Sarandë, Korçë, Pukë dhe Tiranë. Me daljen në pension u përshi në radhët e organizatës së veteranëve.