Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, në datat 8-16 tetor, në Kalanë e gurtë të Gjirokastrës. Pas këtij festivali, ku morën pjesë te gjitha rrethet e vendit në çdo pesë vjet, përkatësisht 1973, 1978, 1983, 1988, në Kalanë e Gjirokastrës janë zhvilluar rregullisht FFK-të. Në festivalin e vitit 1973 në fazën përfundimtare, morën pjesë 1370 vetë, në festivalin e vitit 1978, në fazën përzgjedhese u aktivizuan rreth 53 mijë pjesëmarrës, ndërkohë që vetëm 1560 mbartës interpretuan gjatë ditëve të festivalit. Në vitin 1995, FFK u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit. Në muajin shtator 2000 FFK rikthehet përsëri në qytetin e Gjirokastrës. Ky festival ka qenë i konceptuar në formën e një gare folklorike, ku deri në festivalin e vitit 1988, janë dhënë çmime për grupet më të mira, ndërkohë që në edicionet e fundit të tij çmimet do të ndaheshin për bartësit dhe interpretuesit e folklorit. FFK 2004 u zhvillua në Gjirokastër nga data 29 shtator deri në 5 tetor. FFK 2009 u zhvillua në Gjirokastër në datës 24 shtator deri në 29 shtator 2009.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Arbëreshët e Siçilisë në Festivalin (1980)