Flota tregtare
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Flota* tregtare botërore sipas transportuesve (1 korrik 1976) | ||
---|---|---|
Lloji i tran. | numri | 100BTR |
Rezervoar nafte | 7020 | 168 161 |
Rezervoar tjerë | 923 | 4 767 |
Trans. nafte dhe xehe | 419 | 25 023 |
Trans. xehesh dhe mineralesh | 3 513 | 66 714 |
Trans. të mirave në copë | 21 706 | 73 608 |
Trans. kantinash të plota | 443 | 6 685 |
Anije bartëse | 28 | 796 |
Trans. mjeteve për peshkim | 19 6581 | 11 849 |
Anije tjera | 12 184 | 14 397 |
Gjithsej | 65 887 | 372 000 |
* Anije me 100BRT |
Flota tregtare e një shteti përbëhet nga të gjitha anijet e një shteti, të cilat bëjnë transportin e personave dhe mallrave nëpër dete. Ato mund të jenë pronë private ose shtetërore që kryejnë këtë shërbim. Bruto tonelata e regjistruar (BTR) e një flote nuk i përgjigjet gjithnjë rëndësisë ekonomike të shtetit.
Vlera e flotës caktohet nëpërmjet klasave të anijeve, llojit, moshës dhe shpejtësisë së anijeve. Mund të dallohen anijet transportuese të personave, të mallrave copë (paketuara), të mallrave masiv (refuzë), të mallrave në kantina (kontinera) dhe të rezervuarëve. Këto anije përdoren për vija (udhë) të mesme ose të gjata bregdetare.
Rentabiliteti i flotave tregtare është ngushtë i varur me këmbimet e mallrave në botë. Por, ka edhe faktorë tjerë të cilët shkaktojnë rentabilitetin e flotave tregtare në veçanti. Për këtë përdoren metoda kundër liberalizuese si dhënia e përparësisë për zbarkim, ndihmat shtetërore nëpërmjet tatimeve etj.
Xhiroja e flotave detare të botës në vitin 1892 kapte shumën 14,6 milion bruto tonelata të regjistruara. Kjo gjiro është rritur vit pas viti, më 1900 : 22,4 ; 1914 : 49,1 ; 1920 : 53,9 ; 1930 : 68 ; 1952 : 87,2 milion bruto tonelata të regjistruara. Po ashtu edhe numri i anijeve të angazhuara në këtë drejtim është rritur dhe më 1 prill 1977 ishin të angazhuara 31 650 anije me 350,973 milion bru. ton. të regjistruara (nga këto 169,7 milion BTR rezervuare dhe 181,2 milion BTR për zbarkime të thata). Ngritja e xhiros nga 1 prilli i vitit 1976 deri më 1 prill 1977 ishte 20,955 milion BTR. Që nga 1 janari 1960 deri më 1983 flota tregtare botërore është rritur për 229,9 milion BTR. Më 1 janar 1976, Flota Ro-Ro (Roll on - Roll off) përbëhej nga 444 anije me 1,9 milion BTR, Flota kantina (Container) nga 378 anije me 377 748 TEU (Twenty Foot equivalent Unit), flota LNG/LPG (Liquefied Natural Gas/ Liquefied Petroleum gas) nga 453 anije me 4,9 milion m3 vëllim.
Flota* tregtare më të mëdha | |||
---|---|---|---|
Vendi | 1977 | 1955 | |
Liberia | 71 978 | - | |
Japonia | 37 914 | 3 740 | |
Britania e M. | 30 017 | 19 357 | |
Norvegjia | 27 508 | 7 249 | |
Greqia | 26 680 | 1 245 | |
Panama | 16 794 | 3 923 | |
BRSS | 15 245 | - | |
ShBA | 13 431 | 26 423 | |
Franca | 10 789 | 3 922 | |
Italia | 10 167 | 3 911 | |
RFGj | 8 759 | 2 653 |
Në vitet '80-ta, rreth 28 % e flotës tregtare është regjistruar në Liberi, Panama, Singapor dhe Qipro. Kjo duket të jetë pasojë që në këto vende, në atë kohë tatimet ishin të ulëta dhe rregulloret për ekipet e anijeve nuk ishin aq të rrepta. Pasi që certifikata e flamurit mund të lëshohej nga çdo konsull i këtyre vendeve, në vitin 1976 humbën 211 anije me 1 326 679 BTR dhe u peshuan 929 anije me 10 095 933 BTR. Në vitin 1976 flota e rezervuave u rritë për 13,9 milion BTR, nga mesi i prillit 1977 në ndërtim gjendeshin 560 anije me kapacitet 18 097 milion BTR. Qarkullimi detar botërorë më 1776 kapte shumën prej 3,3 miliard tonelata.