Fosilet

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Fjala fosile rrjedh nga latinishtja fossilis që do të thotë "diçka e nxjerrë nga toka duke gërmuar".Fosilet paraqesin tërësitë e ruajtura, pjesë ose gjurmë të organizmave të vdekur dhe aktiviteteve të tyre jetësor. Format ose mbetjet e bimëve dhe kafshëve që kanë vdekur shumë kohë më parë, ndonjëherë mund t'i gjejmë të ruajtura në shkëmbinj. Ato quhen fosile. Kur bimët dhe kafshët vdesin, ato shpesh kalben dhe i hanë kafshë të tjera. Fosilet krijohen kur ato varrosen nën sedimente, të cilat pastaj kthehen në shkëmbinj sedimentarë. Ndonjëherë, disa pjesë të bimës ose të kafshës, për shmbull pjesët e forta si dhëmbët, guackat ose kockat, ruhen ashtu siç janë. Por, zakonisht, pjesa më e madhe e trupit të tyre kalbet dhe humbet, duke lënë një boshllëk. Kjo pastaj mbushet me minerale, të cilat ruajnë formën e tij [1].


[redakto] Burimi i të dhënave

  1. ^ LIGJI PËR MBROJTJEN E NATYRËS Në amëzën assembly-kosova.org