Fruits Basket

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Personazhet kryesore te serialit vizatimor.

Furuutsu Basuketto (Shporte me Fruta) është një shojo manga i vizatuar nga Natsuki Takaya dhe është publikuar ne Japoni ne revisten Hana To Yume te shtepise botuese Hakushensha. Publikimi ka mbaruar me volumin e 23 i shfaqur ne Japoni ne Mars 2008. Çdo volum ka ne kopertine nje nga personazhet e historise. Nga manga është krijuar nje anime prej 26 episodesh. Ne Shqipëri manga nuk është e publikuar dhe seriali nuk është i dubuluar ne shqip.

Origjina e Titullit[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne Japoni Fruits Basket është edhe emri i nje loje per femije. Loja ka te beje me formimin e nje rrethi nga femijet dhe secilit femije i vendoset emri i nje fruti. Me pas thirren frutat nje e nga nje. Kur Tohru ishte ne kopesht dhe femijet e luanin kete loje, asaj i vendosin emrin e onigiri qe ne te vertete nuk është nje frut por nje embelsire japoneze me oriz. Gjate lojes thirreshin te gjithe femijet perveç saj e cila qendronte gjithmone ulur. Ajo nuk e dinte qe onigiri nuk ishte frut dhe femijet kete gje e benin me qellim qe ajo te mos luante.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Toru Honda, studente gjimnazi dhe jetime nga te dy prinderit, jeton ne nje tende ne pyll qe kur gjyshi nga babai i ka thene qe te fleje per pak kohe tek shoqet pasi duhet te restauroje shtepine ne menyre qe me pas te kete me shume hapsire sepse do vijne te jetojne edhe xhaxhai me teton.

Gjate nje shetitjeje zbulon se Yukio Sohma, shoku i saj i klases, jeton pikerisht aty prane . Kur takohet me Yukin dhe kusheririn e tij Kyo, zbulon rastesisht se pjestaret e familjes Sohma , kur perqafohen nga nje person me seks te kundet (ne kete rast nga nje vajze) , transformohen ne nje nga kafshet e horoskopit kinez.

Ajo bindet nga Shigure, padroni i shtepise, qe te jetoje me to derisa shtepia e gjyshit te restaurohet dhe nderkohe te mos i tregoje askujt per sekretin e tyre. Keshtu Tohru fillon te takoje nje e nga nje te gjithe pjestaret e familjes Sohma dhe zbulon se Kyo, i cili transformohet ne nje mace, trajtohet nga familja e tij si nje fatkeqesi per shkak te nje legjende e cila tregon se Zoti kur i ftoi te gjitha kafshet ne nje feste, macja ishte e vetmja qe nuk shkoi sepse miu e genjeu. Torhu mundohet qe ta largoje me çdo kusht mallkimin nga familja por ne kete menyre nuk ben gje tjeter veçse arrin te urrehet akoma dhe me shume nga Akito, kryetari i familjes, i cili mban brenda tij nje sekret te erret...

Anime[redakto | redakto tekstin burimor]

26 episodet e serialit permbledhin 6 volumet e para te manges. Seriali perqendrohet me shume tek raporti i Tohrut me Yukin dhe Kyon sesa tek mallkimi i familjes. Seriali perfundon ne episodin kur vajza zbulon formen e vertete te maces, ne kete rast te Kyo.