Geena Davis
| Geena Davis | |
Geena Davis në ndarjen e çmimeve oscar më 1989. |
|
| Ditëlindja: | 21 janar 1956 |
|---|---|
| Vendlindja: | Warehem, Massachusetts, SHBA |
| Nacionaliteti: | amerikane |
Virginia Elizabeth “Geena” Davis është aktore amerikane, e lindur më 21 janar 1956 në Warehem, Massachusetts, ShBA.
Përmbajtja |
Karriera [redakto]
Pas ardhjes në New York fillimisht punësohet si modele. Gjatë punës bie në sy nga regjisori Sydney Pollack i cili e angazhon si debytante në komedinë Tootsie më 1982. Pastaj i fiton role në disa seri të pasuksesshme: Buffalo Bill dhe Sara. Popullarizohet me rolet në filmin horor The fly dhe në komedinë Beetlejuice, ndërsa me filimin The Accidental Tourist (1988) e fiton çmimin Oscar për rol dytësor. Pastaj vijnë edhe një varg rolesh të suksesshme ku nominohet dhe fiton çmime kinematografike.
Jeta private [redakto]
Është martuar katër herë me: Richard Emmolo (1982-1983) punëtor restoranesh, Jeff Goldblum (1987-1990) aktor, Renny Harlin (1993-1998) regjisor, Reza Jarrahy (2001-) dhe bashkëshorti me të cilin jeton sot është Dr. Reza Jarrahy (2001), me të cilin ka tre fëmijë.
Filmografia e zgjedhur [redakto]
- 1982 - Tootsie
- 1985 - Fletch
- 1986 - The fly
- 1988 - Earth Girls Are Easy
- 1988 - Beetlejuice
- 1988 - The Accidental Tourist (fitoi Oscar)
- 1990 - Quick Change
- 1991 - Thelma and Louise (nominuar për Golden Globe, Oscar dhe BAFTA)
- 1992 - Hero
- 1994 - Angie
- 1995 - Speechless (nominuar për Golden Globe)
- 1995 - Cutthroat Island
- 1999 - Stuart Little
- 2002 - Stuart Little 2
- 2006 - Stuart Little 3: Call of the Wild
- 2009 - Accidents Happen