Gestapo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Gestapo gjermanisht: Geheime Staatspolizei, shqip Policia sekrete shtetërore, zakonisht shkurtuar si Gestapo, ishte policia politike e Rajhut të Tretë. Anëtarët e saj ishin të rekrutuar nga radhët e oficerëve të karrierës të policisë dhe roli dhe organizimi i saj është themeluar nga Hermann Goering pasi Adolf Hitleri erdhi në pushtet në mars 1933. Rudolf Diels ishte kreu i parë i organizatës, fillimisht e quajti 1A Departamentit të Policisë së Shtetit prusian.

Simboli i Gestapo

Detyra e Gestapos ishte për të hetuar dhe luftuar "të gjitha tendencat e rrezikshme për shtetin." Kishte autoritet për të hetuar rastet e spiunazhit tradhëtisë dhe sabotazhit, dhe në rastet e sulmeve kriminale ndaj Partisë Naziste dhe shtetit. Veprimet e Gestapos nuk kishin të kufizim ligjor apo gjyqësor. Werner Best juristi nazit shprehej në këtë drejtim: "Për sa kohë që Gestapo ... zbaton vullnetin e udhëheqsit, është duke vepruar ligjërisht. " Gestapos përjashtohej edhe nga përgjegjësia prej gjykatave administrative, ku qytetarët mund të drejtoheshin për ta detyruar që ajo të vepronte në përputhje me ligjin.

Muller me Heydrich

Gestapo abuzonte shumë me fuqinë e saj, e tillë është Schutzhaft ose paraburgimi, pa procedurë gjyqësore, dhe dërgimi në kampet e përqendrimit. Njerëzit e arrestuar nën tortura të vazhdueshme firmosnin vetë dokumentin e burgosjes së tyre. Në vitin 1934, Goering,nën presionin e Heinrich Himmler, ranë dakord për ti kaluar kontrollin e Gestapos SS. Në vitin 1936 Reinhard Heydrich u emërua shef dhe Heinrich Müller, përgjegjës i operacioneve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gestapo u zgjerua me një staf prej 45.000 njësi. Ajo ka ndihmuar në kontrollin e zonave të pushtuara të Europës dhe ishte e prirur për të identifikuar hebrenjtë, socialistët, homoseksualët dhe për transportuar në kampet e përqëndrimit. Në gjyqin e Nurembergut e gjithë organizata u arrestua dhe u ndoq penalisht dhe dënua për krime kundër njerëzimit.