Adolf Hitler

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Adolf Hitler
Adolf Hitler
Të dhënat personale
Lindi më: 20 prill 1889
Lindi në: Braunau Austri
Vdiq më: 30 prill 1945
Vdiq në: Berlin
Kombësia: Gjermane, Austriake
Profesioni: Politikan, Führer


Adolf Hitler lindi më 20 prill 1889Braunau mbi InnAustri në afërsi të kufirit me Gjermaninë ; vdiq më 30 prill 1945Berlin, ku ka bërë vetëvrasje.

Përmbajtja

[redakto] Ngritja ne fuqi

Adolf Hitleri, biri i Alois Hitler e Klara Pölzl, lindi ne orën 18:30 të 20 Prillit 1889 ne fshatin e vogël austriak Braunau Am Inn, fare pranë kufirit gjerman. Linja familjare e të atit, dhe më vonë e vetë Adolf Hitlerit ka qenë pak a shumë e degjeneruar. Klara Pölzl ishte mbesa e xhaxhait të Aloisit ndërsa Adolf Hitleri 39 vjeçar u martua me vajzën e gjysmë-motrës së tij nga martesa e parë e të atit. Kjo dinasti, që mëse një herë kalon tangjent me incestin, së bashku me faktin që dy nga partneret e Hitlerit tentuan të vrisnin veten (njëra me sukses të plotë), mund të ketë qenë burimi i mendimeve të pavërteta se kryenazisti ishte homoseksual.

Në maj të 1895, në moshën gjashtë vjeçare, Adolf Hitleri hyri në klasë të parë në shkollën publike të fshatit Fischlam, pranë Linz-it, në Austri. Familja Hitler përbëhej nga shtatë pjesëtarë : Alois (i ati), Klara (e ëma), Aloisi i Ri the Angela, përkatësisht vëllai dhe motra e Adolfit nga martesa e parë e të atit (të dy më të mëdhenj se Adolfi) si dhe vëllai i vogël Edmund e motra e vogël Paula.

Alois Hitler, tashmë 58 vjeç në pension, ishte i ashpër me fëmijët. Adolfi i Ri u largua nga shtëpia në moshën 14 vjeçare pasi i erdhi në majë të hundës nga trajtimi i të atit, duke ia lënë stafetën Adolfit të vogël. Në këtë kohë familja Hitler u shpërngul në Lambach, qytezë kjo midis Lenzit e Salsburgut. Adolfi shkonte në shkollën katolike të manastirit afër shtëpisë, dhe ishte i kënaqur që ishin larguar nga ferma. Në 1898 familja u shpërngul përsëri në fshatin Leonding, pranë Linzit. Pak kohë më pas vëllai i vogël i Adolfit, Edmund, vdiq, ngjarje kjo që më shumë se këdo tjetër tronditi Adolf Hitlerin. Në vitin 1900 Aloisi e dërgoi të birin në një shkollë të mesme teknike në Linz, me qëllim që t'i jepte profesionin e vet si punonjës social, kundra dëshirës së vetë Adolfit i cili donte te ndiqte studimet në një institut konservator, për t'iu përgjigjur pretendimeve personale të ngritura nga njëfarë talenti për pikturë e arkitekturë që zotëronte. Ky konflikt do të mbyllej vetëm me vdekjen e Alois Hitler më 3 janar të 1903 nga një hemorragji akute mushkërish.

Ndonëse vdekja e të atit e tronditi thellë, ajo i solli Adolfit edhe lirinë e plotë si kryefamiljar. Ai filloi ta linte pas dore shkollën e për rrjedhojë ngeli në matematikë e frëngjisht. Mësuesit e përshkruajtin si një fëmijë i keq që nuk mund të shtrohej. E vetmja lëndë që e tërhiqte Adolfin ishte historia. Teksa shfletonte përmes luftërave te Gjermanisë, ai shikonte kudo triumf e lavdi, ndjenja këto që rridhnin nga nacionalizmi i verbër që kishte mbirë tashmë në mendjen e tij.

[redakto] Jeta Politike

Në vitet e rinisë u përpoq por pa sukses, të bëhej fotograf. Gjatë asaj periudhe u transformua në një nacionalist të zjarrtë gjerman. Në luftën e Parë Botërore shërbeu në ushtrinë gjermane, ku u plagos dhe u dekorua me medalje trimërie. Humbja e Gjermanisë e mërziti shumë, aq sa edhe e tërboi. Në vitin 1919, në moshën 30 vjeçare u përfshi në partinë e vogël të djathtë të Munihut që shpejt pas kësaj u quajt Partia Nacionalsocialiste e Punëtorëve Gjermanë (PARTIA NAZISTE). Pas dy vjetësh u bë udhëheqësi i saj i paprekshëm (fyhrer).

Nën udhëheqjen e Hitlerit, kjo parti u forcua shpejt dhe në nëntorin e vitit 1923 u përpoq të përmbyste pushtetin. Kjo ngjarje njihet në histori si puci i Mynihut. Pas dështimit të këtij puci, Hitleri u nxor para gjyqit dhe u dënua me burg por pas një viti u lirua. Në vitin 1928 Partia Naziste ishte ende e vogël. Me shpërthimin e krizës ekonomike në Amerike, pakënaqësitë e përgjithshme të partive tradicionale politike u shtuan shume. Nga kjo gjë nazistet u forcuan. Në janarin e 1933 Hitleri u zgjodh kancelari i Gjermanisë. Duke shfrytëzuar aparatin shtetëror për të mposhtur çdo kundërshtar Hitleri vendosi shumë shpejt diktaturën e cila solli erozionin e të drejtave të njeriut duke ngritur në poste kriminelet më të poshtër të kohës.

Hitleri e drejtoi Gjermaninë drejt pushtimeve të vendeve të tjera gjë që solli Luftën e Dytë Botërore. Pushtimet e para territoriale praktikisht u realizuan pa lufte. Hitleri udhëhoqi rrugën drejt pushtimit të vendeve si Polonia, Anglia, Franca dhe lufta e gjatë me Rusinë. Fundi i tmerrshëm i luftës 6 vjeçare erdhi në pranverën e vitit 1945 në 30 prill, Hitleri vetëvritet bashkë me gruan e tij (vetëm për 24 ore) Eva Braun dhe kështu shënohet kapitullimi i Gjermanisë.

Gjatë pushtetit te tij, Hitleri përdori politiken e gjenocidit politika më e ashpër në histori. Ai ishte një racist fanatik që udhëhoqi luftën e tmerrshme kundër 10 milion hebrenjve. Nazistët ndërtuan kampe të tmerrshme të përqendrimit për eliminimin e burrave, grave, fëmijëve te pafajshëm hebre. Për një kohë të shkurtër disa vjeçare, në ato hangarë janë vrarë 6 milion hebrenj.

[redakto] Jeta E Çuditshme

Hitleri do të mbetet i njohur edhe për jetën e tij jashtëzakonisht interesante. Është e çuditshme se si një i huaj (Austriak) pa kulture politike pa mjete dhe lidhje arriti në më pak se 14 vjet të ngjitet në krye te pushtetit te një fuqie te madhe botërore. Po te gjykojmë sipas aftësisë për te tërhequr nga vetja një mase të gjerë nevojash, mund te thuhet se Hitleri ka qene oratori më i talentuar në gjithë historinë njerëzore. Por sigurisht metodat skëterre për të mbrojtur pushtetin nuk harrohen lehtë.

[redakto] Titulli

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera