Gjerësia gjeografike
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjerësia gjeografike ose latitude, paraqet pozitën e ndonjë pike në sipërfaqen e Tokës në jug apo në veri të ekuatorit, zakonisht shënohet me shkronjën greke fi (φ). Poli verior gjindet në gjerësinë gjeografike veriore prej 90º, ndërsa poli jugor 90° të gjerësisë gjeografike jugore. Pikat në ekuator kanë gjerësi gjeografike 0º.