Gjokuskaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Gjokuskaj ose Jakutsku (rusisht: Якутск, Jakutsk /jɪˈkutsk/; sahaisht: Дьокуускай, Jokūskaĭ /ɟokuːskaj/) asht kryeqyteti dhe vendbanimi ma i madh i Republikës së Sahasë, Rusi. Ndodhet rreth 450 kilometra larg Oqeanin të Ngrimë të Veriut. Asht qytet portor pranë Lumit Lena. Në shërbim të qytetit ndodhet aeroporti kryesor i Jakutskut dhe nji tjetër ma i vogël, i quejtun Magan. Qyteti asht burim i njoftun i diamantit. Simbas regjistrimit të popullsisë të vitit 2010, kishte 269,601 banorë.