Sahaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shtrirja e Sahasë në Federatën Ruse

Sahaja, zyrtarisht Republika e Sahasë (Jakutia) (rusisht: Респу́блика Саха́ (Яку́тия), Respublika Saha (Jakutija), sahaisht: Саха Республиката, Sakha Respublikata), është republikë anëtare e Federatës Ruse, e ndodhur në Lindjen e Largët. Me sipërfaqe prej 3.100.000 km², Sahaja është njësia më e madhe nënshtetërore në botë, ndërsa me popullsi nën një milion një prej vendeve me dendësinë më të ulët të banimit. Kryeqytet është Jakutsku.