Çeçenia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pozita gjeografike e Çeçenisë në kuadër të Federatës Ruse

Çeçenia, zyrtarisht Republika Çeçene (rusisht: Чече́нская Респу́блика, Çeçenskaja Respublika; çeçenisht : Нохчийн Республика, Noxçiyn Respublika), e njohur edhe si Içkeria ose Nohçijn, është republikë anëtare e Federatës Ruse. Ndodhet në malet e Kaukazit Verior, në Qarkun Federal Jugor. Kufizohet me Krahinën e Stavropolit në veriperëndim, Repubikën e Dagestanit në verilindje dhe lindje, Gjeorgjinë në jug, dhe republikat e Ingushetisë dhe Osetisë Veriore në perëndim.

Deri më 1991, kur ra Bashkimi Sovjetik, Çeçenia ishte pjesë e republikës autonome çeçene-ingushe. Çeçenët shpallën pavarësinë e tyre dhe pas Luftës së Parë me Rusinë dolën më vete de facto si Republika Çeçene e Içkerisë. Federata Ruse rimori nën kontroll Republikën pas Luftës së Dytë Çeçene. Që nga përfundimi i luftës, vendi i është nënshtruar një procesi sistematik të rindërtimit, ndonëse luftime të rastit vazhdojnë në male dhe në jug të republikës.

Çeçenia ka një sipërfaqe prej 15.300 km² dhe popullsi prej 1.103.686 banorësh. Kryeqytet është Grozni (çeçenisht : Solzh-Ghala ose Xhovhar-Ghala).

93,5 % e banorëve të republikës janë çeçenë etnikë. Populli çeçen u dëbua nga trojet e veta prej regjimit të Stalinit dhe nuk u la të kthehet deri më 1957. Gjithashtu, luftërat e fundit kanë qenë të tmerrshme për popullsinë vendase. Çeçenët flasin gjuhën e tyre çeçene, pjesë e familjes së gjuhëve të Kaukazit Verilindor. Çeçenishtja gëzon përdorim të barabartë me rusishten sipas ligjit, që sanksionon alfabetin cirilik me gjithë papërshtatshmërinë e tij ndaj ndërtimit dhe tingujve të kësaj gjuhe.

Lidhje e jashtme:[redakto | redakto tekstin burimor]

Mentor Tahiri: Çeçenia – njollosja e një lufte të harruar në kufirin e Evropës

 Commons: Chechnya – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale