Karelia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Karelia, zyrtarisht Republika e Karelisë (rusisht : Респу́блика Каре́лия, Respublika Karelija ; karelisht : Karjalan tazavaldu ; finlandisht : Karjalan tasavalta ; vepsisht : Karjalan Tazovaldkund) është republikë anëtare e Federatës Ruse, e shtrirë në veriperëndim përgjatë bregut të Detit të Bardhë dhe kufirit ndërkombëtar me Finlandën. Sot me sipërfaqe prej 172.400 km² dhe popullsi prej 716.281 banorësh, Karelia ngërthen në vete trevat finlandeze që u pushtuan nga sovjetikët gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe ishte republikë anëtare e Bashkimit Sovjetik gjatë viteve 1940-1956. Sot, popullsia titullarë kareliane ka rënë në 9,2 % të popullsisë, ndërsa finlandezët vetëm 2 %. Rusët përbëjnë shumicën dërmuese, ndërsa gjuha ruse është e vetmja gjuhë në përdorim zyrtar, përkundër përpjekjeve të karelianëve për ta përdorur karelisht, dialekt i finlandishtes. Ekonomia është e përqendruar në përpunimin e drurit, letrës, si dhe industrinë e ushqimit.