Gjon Kastrioti
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjon Kastrioti (1380 - 1442) ishte babai i heroit tonë kombëtar Skënderbeut. Gjon Kastrioti ishte princi i zonës përreth Krujës. Ai u martua me Voisava Tripalda, nga dinastia e Thopiajve dhe lindi nëntë fëmijë. Ata ishin:
- Gjergj (i njohur edhe si Gjorg apo Georg) Kastrioti, i mërënjohur me emërtimin Skanderbeg (* 1405; † 17. Januar 1468 in Lezha, Albanien)
- Stanisha (Stanislaus) Kastrioti ( † 1446)
- Reposh Kastrioti apo i njohur edhe si(Repossio) ( † 1431)
- Konstandin (Konstantin) Kastrioti II.
- Mara Kastrioti
- Jella Kastrioti
- Angjelina (Angelina) Kastrioti
- Vlajka Kastrioti
- Mamica Kastrioti
Siç ishte zakon ndër fisnikët shqiptarë, djemtë e tij iu morën peng nga oborri osman për tu siguruar që Gjon Kastrioti të mos i luftonte turqit dhe të ishte besnik ndaj Perandorisë osmane.
Në vitin 1430, Gjon Kastrioti udhëhoqi një kryengritje të pasuksesshme kundër osmanëve në qytetin e Krujës.
Vdekja e tij në vitin 1442 nxiti Sulltan Muratin e II të pushtonte shpejt zonën qëndrore të Shqipërisë, Krujën.