Gjon Nikollë Kazazi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Gjon Nikollë Kazazi ishte prift jezuit shqiptar nga Gjakova, Kosovë, i cili jetoi gjatë viteve 1702-1752. Gjon Nikolle Kazazi lindi në Gjakove me 1 janar 1702. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet teologjike i filloi në Kolegjit Ilirik te Shën Pjetrit dhe i vazhdoi në Kolegjin e Shën Palit në Fermo, ku arriti me 21 maj te vitit 1720. Qe nga muaji qershor i te njëjtit vit, ai kaloi në Loreto, në Kolegjin Ilirik te atjeshëm. Sipas dëshmisë se Feliks Mandinit, dëshmitarit zyrtar me rastin e emërimit te tij si kryeipeshkv te Shkupit me 1743, Kazazi atëherë ishte 41 vjeç dhe i kishte filluar studimet si djalë i ri në moshën 18 vjeçare. Në Kolegjin Ilirik te Loretos, Gjon Nikolle Kazazi studioi lendet gramatikore, duke i zëne vendin kandidatit te kryeipeshkvise se Shkupit. Në vitin 1722 studioi lendet retorike, ndërsa në vitin 1723 studioi filozofi. Për shkak te humbjes se regjistrave te konviktoreve për disa vite në vijim, nuk mund te konkludohet me siguri, se në cilin vit i mbaroi studimet në Loreto.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë një vizite më 1743 në Romë, Kazazi si ipeshkvi i Shkupit, në bibliotekën e Kongregacionit për Përhapjen e Fesë (Congregatio de Propaganda Fide) kishte hasur në ekzemplarin e vetëm të Mesharit të Gjon Buzukut. Kazazi veprën e vjetër e përshkruante si "një libër të përdorur ndër vite për mesha". Pastaj ai bëri një kopje të cilën ia dërgoi themeluesit të Seminarit të Shqipes në Palermo, Gjergj Gjyzetës (Giorgio Guzzetta - (1682-1756)) dhe nga fundi i shekullit XVIII, Meshari gjendej te Kardinali Stefan Burgia (Stephan Borgia) e më vonë, në Bibliotekën e Vatikanit.[1]

Gj. N. Kazazi është i pari studiues shqiptar, që beri hulumtime në Arkivin Sekret te Vatikanit gjate vitit 1744. Qe prej këtij viti deri në vitet '90 te shekullit XX, nuk ka pasur studiues te tjerë shqiptare në ketë arkiv

Nga katekizmi i Kazazit :

Lutjet e Mëngjesit
Po të falem o Zot i vërtetë,
e po të bindem,
e po të due me gjithë zembër. Po të falem
nders se më ke kriuom e më
ke çperblem e më ke ruojtun këtë natë
prej ndonjë mortje së pakujtueshme.
Ty, o Zot po t’i falinj gjith(ë) kujtimet e mija
e po të lutem të më ruojsh
sod e për gjithë herë prej gjithë fajesh
e mpkatesh...

Megjithatë, i lartpërmenduri dëshmitari Feliks Mandini, dëshmon me rastin e emërimit te Kazazit si kryeipeshkv te Shkupit, se ai kishte 16 vjet që kryente detyrën e priftit. Nga kjo dëshmi mund te mësojmë se Kazazi i mbaroi studimet në vitin 1727, dhe se po atë vit u shugurua prift.

Duke përfunduar studimet, Kazazi doktoroi në filozofi dhe teologji. Me t'u kthyer në kryeipeshkvine e Shkupit, kryeipeshkvi Mikel Suma, e emëroi atë misionar në Prizren. U transferua nga Prizreni në Gjakove për shërbim pastoral, te cilin e kreu se bashku me don Anton Teodorin. Me pas, Mikel Suma e emëroi Gj. N. Kazazin si vikar gjeneral, ngaqe dallohej për zgjuarsi dhe mençuri te veçante, ndërsa në një relacion nga viti 1735, kryeipeshkvi Suma shkruan se don Gjoni ishte misionar dhe vikar gjeneral në Gjakove. Pas largimimit te Mikel Sumes me një pjesë te besimtareve nga kryeipeshkvia e Shkupit, ishte Kazazi ai që e drejtoi atë kryeipeshkvi nga viti 1737. Me siguri me propozimin e V. Zmajeviqit, Kazazi u emëruar vizitator apostolik i kryeipeshkvise se Sofjes dhe ipeshkvise se Nikopolit në Bullgari.

Propaganda Fide e dekretoi Gj. N. Kazazin kryeipeshkv te Shkupit me 12 maj te vitit 1743. Me dekretin e datës 23 shtator 1743, papa Benedikti i XIV te, e njohu Gjon Nikolle Kazazin si kryeipeshkv te Shkupit. Ishte kardinal Portokarrero, ai që e shuguroi atë si kryeipeshkv te Shkupit, me 29 shtator te vitit 1743, në Rome. Pallium in e mori me 16 dhjetor 1743. Gjate qëndrimit në Rome, në vitin 1743, Gj. N. Kazazi zbuloi në Bibliotekën e Propagandes Fide te vetmin ekzemplar te ruajtur deri me sot te Mesharit te Gjon Buzukut, te botuar në vitin 1555. Po atë vit, 1743, botoi edhe katekizmin e tij : "Breve Compendio della Dottrina Cristiana tradotta in lingua Albanese për l'utilita, e istruzione dei Fanciulli di quella Nazione. Da un Nazionale del Regno di Servia Alunno della S. Congregazione" shtypur në Rome nga "Stamperia della S. Congregatione de Propaganda Fide". Kryeipeshkvi Gj. N. Kazazi u përpoq, kur kishte mundësi, te kryente personalisht vizitat "ad Limina Apostolorum" kështu që personalisht ka vizituar "pragun e bazilikës se Apostolit te Pare", me 14 prill 1744. Te njëjtën dite vizitoi edhe Bazilikën e Shën Palit në rrugën e Ostias. Kryeipeshkvi Kazazi ishte në Rome në vitin 1750 për here te fundit dhe me atë rast beri personalisht vizitën "ad Limina" në Bazilikën e Shën Pjetrit me 2 prill te vitit 1750. Po te njëjtën dite ka vizituar edhe Bazilikën e Shën Palit në rrugën e Ostias. Gj. N. Kazazi, kryeipeshkvi i Shkupit, vdiq me 5 gusht te vitit 1752, duke lene gjurme te pashlyera në historinë e albanologjisë si zbuluesi i pare i librit me te vjetër te shtypur, te njohur deri me sot.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Marrë nga : [1]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

[2]

  1. ^ Gjon Buzuku: Opfer der Inquisition?