Gur (libër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gur është libër me reportazhe dhe histori i shkruar nga Fatos Baxhaku. Shtëpia botuese Papirus, 2008.

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cili prej nesh nuk ka qëndruar në ndonjë udhëkryq duke e vrarë mendjen se nga të shkojë? Udhëkryqet shumë herë na hapin telashe, porse shndërrohen në një gjë fort të dobishme, sapo ne arrijmë të mësojmë rrugën e drejtë. Atëherë kemi mundësi të orientohemi më mirë e të kryejmë punët për të cilat jemi nisur. Këtë kishin parasysh botimet "Papirus" kur menduan që me anë të këtij libri të nisin një iniciativë të re: krijimin e një biblioteke më vete, e cila shpreson të shtojë pak nga pak në raftet tuaja të librave përshkrime udhëtimi, reportazhe, vende pak të njohura dhe personazhe, që në shtypin e deritanishëm kanë pasur pak shanse që të njihen nga publiku i gjerë. Biblioteka është pagëzuar "Udhëkryq" për nder të një vendi të njohur në një lagje të vjetër të Shkodrës. "Shqipëria është një vend i vogël", kjo shprehje na është ngulitur fort në kokë që prej shumë kohësh. Nëse do të lexoni botimet e kësaj biblioteke, me siguri do të ndryshoni mendim.

Kritikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]