HS Produkt VHS

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pushkë sulmi HS Produkt VHS-D.

VHS (Kroatisht: Višenamjenska Hrvatska Strojnica, fjalë-për-fjalë: mitraloz shumëfunksional kroat) është një pushkë sulmi bullpup për fishekun e NATO-s 5,56×45mm e projektuar dhe prodhuar nga HS Produkt i Kroacisë. Pushka VHS u prezantua për herë të parë në ekspozitën iKA të vitit 2007, ekspozita vjetore e inovacionit kroat që zhvillohet në qytetin e Karlovac. Zhvillimi filloi nga një kërkesë e Ushtrisë Kroate për një pushkë të re këmbësorie për të përmbushur standardet e NATO-s.

Një version i përmirësuar i pushkës VHS, i njohur si VHS-2, u prezantua në prill 2013. Në janar 2022, u njoftua se Springfield Armory, Inc. do të importonte VHS-2 në SHBA si Hellion.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]