Habbab ibn el Eret

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Habbab ibn el-Eret et-Tamimi (Arabisht: خَبَّاب بن الأَرَتّ التميمي) ishte një djalosh prej fisit të Benu Tamim. Ai ishte mesin e dhjetë personave të parë i cili u konvertua në Islam dhe ishte shok i Muhammedit.

Islami[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumë shpejtë Muhammedi e shfaqi haptazi Islamin, duke thënë se askush nuk adhurohet përveç Allahut. Ai thirri për t'i jepur fund padrejtësisë dhe shtypjes dhe kritikoi ashpër praktikat e të pasurve në akumulimin e pasurisë në kurriz të të varfërve dhe të të dëbuarve.

Habbabi shkoi për ta ndëgjuar Muhammedit dhe pa hezitim zgjati dorën drejt Muhammedit dhe dëshmoi "S'ka zot tjetër përveç Allahu dhe Muhammedi është rob dhe i dërguar i tij."

Habbabi nuk e fsheu pranimin e tij e tij të islamit dhe kur ky lajm arriti Umm Anmaarit, ajo u nervozua. Ajo shkoi te vëllai i saj Siba'a ibn Abd-el-Uzze i cili mblodhi fisin e tij dhe shkuan te Habbabi. Siba'a shkoi te ai dhe i tha:

"Ne ndëgjuam diçka që nuk po e besojmë."
"Çka keni ndëgjuar? pyeti Habbabi
"Ne ndëgjuam se ti u largove nga feja jote dhe tani ti e ndjek atë njeriun prej Benu Hashim."
"Unë nuk jam larguar nga feja ime," u përgjigj Habbabi. "Unë vetëm e besoj që Zoti është një dhe Muhammedit është rob dhe i dërguar i tij."
Kur e ndëgjuan këtë, Sib'a së bashku me njerëzit e tij e rrahën Habbabin me grushta dhe me shufër të hekurit deri sa u bë i pavetëdijshëm dhe ra përtoke i gjakosur prej lëndimeve që morri.

Një ditë Habbabi ishte në punëtorinë e tij, Umm Anmaari pa Muhamedin i cili po fliste me Habbabin. Ajo fluturoi në një zemërim të verbër dhe çdo ditë pas kësaj, për disa ditë, ajo shkoi në punëtorinë e Habbabit dhe e ndëshkoi duke vendosur një hekur të kuq të nxehtë nga furra në kokën e tij. Agonia ishte e padurueshme dhe shpesh i binte të fikët.

Beteja e Bedrit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Habbabi luftoi së bashku me Muhammedin në Betejën e Bedrit. Ai luftoi në Betejën e Uhudit ku ai kishte kënaqësi për ta parë fundin e Sib'a Abd-el-Uzzes në duartë e Hamza ibn Abdylmutalibit.

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Habbabi vdiq në Kufe vitin 37 pas hixhretit në moshën 73 vjet. Pas varrimit Aliu qëndroi pranë varrit të tij dhe tha:

Allahu e mëshiroftë Habbabin. Ai e pranoi Islamin me zemër të hapur. Ai bëri hixhret me dëshirë. Ai jetoi si luftëtar në rrugë të Zotit dhe Zoti nuk e ndalon shpërblimin e atij që punon vepra të mira.