Hamtramck (Michigan)
Hamtramck
Hamtramck | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.012) 22,101 |
{{{postal_code_type}}} | 48211–48212 |
Faqja zyrtare | www.hamtramck.us |
Hamtramck është një qytet në qarkun Uejn të shtetit amerikan të Miçiganit. Hamtramck është i rrethuar nga qyteti i Detroitit, përveç të një pjese të vogël të kufirit perëndimor që prek qytetin e rrethuar në mënyrë të ngjashme të Highland Parkut. Hamtramck është emëruar për nder të ushtarakut franko-kanadez Jean François Hamtramck i cili ishte komandanti i parë amerikan i Fort Shelby-it, fortifikim në Detroit.
Hamtramku u banua fillimisht nga fermerë gjermanë, por emigrantët polakë u dyndën në zonë në 1914 kur u hap uzina Dodge Brothers[1]. Polakët përbënin një pjesë të madhe të popullsisë. Hamtramku ndonjëherë ngatërrohet me Poletown, një lagje tradicionale polake, e cila shtrihej kryesisht në qytetin e Detroit dhe përfshinte një pjesë të vogël të Hamtramkut.
Në 30 vitet e fundit, një numër i madh i emigrantëve nga Lindja e Mesme (veçanërisht nga Jemeni) dhe Azia Jugore (sidomos Bangladeshi) janë vendosur në qytet. Sipas Anketës Amerikane të Komunitetit të vitit 2010, popullsia e huaj lindur e qytetit përbënte 41.1% të popullsisë[2], duke e bërë atë qytetin me popullsi më të larmishme në Miçigan.
Në Hamtramk jeton një komunitet shqiptarësh që përbëjnë rreth 3.1% të popullsisë së qytetit. Kjo e bën atë qytetin e dytë me popullsi të madhe shqiptarësh në SHBA pas qytetit Fairview të Karolinës së Veriut.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hamtramku ka një sipërfaqe prej 5.41 km2, të gjithë tokë.
Hamtramku është i rrethuar kryesisht nga Detroiti, përveç një kufiri të vogël të përbashkët me qytetin e Highland Park, i cili është gjithashtu i rrethuar nga Detroit. Hamtramku shtrihet rreth 8 km nga qendra e Detroitit. Rruga ndërshtetërore I-75 ndodhet afërsisht përgjatë kufirit perëndimor të qytetit dhe ajo I-94 kalon pranë kufirit të saj jugor.
Qeverisja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hamtramku qeveriset nga këshilli i qytetit dhe kryetari i bashkisë. Këshilli i qytetit përbëhet nga gjashtë anëtarë ku përfshihet edhe kryetari i bashkisë. Edhe pse është pjesë e këshillit, kryetari i bashkisë zgjidhet veçmas, dhe voton vetëm në rastin kur votat janë të barabarta dhe për rregullat dhe kontratat. Këshilli i qytetit emëron një menaxher qytetit, i cili është shef administrativ i qytetit. Menaxheri i qytetit ka kompetenca dhe përgjegjësi për të emëruar ose larguar të gjithë punonjësit e qytetit dhe drejtorët e drejtorive, të përgatisë buxhetin e qytetit, dhe funksionet e tjera të qytetit.
Shiko dhe këtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet e informacionit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Faqja zyrtare e qytetit Hamtramck, historia". Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2008. Marrë më 9 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Byroja e Regjistrimit të Popullsisë SHBA, Hamtrack, Michigan.