Hanna Krall

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hanna Krall
U lind më1935
Varshavë, Poloni
Kombësiapolake

Hanna Krall (e lindur më 20 maj 1935 në Varshavë[1]) është një shkrimtare polake me një diplomë në gazetari nga Universiteti i Varshavës, e specializuar në mesin e lëndëve të tjera në historinë e "Holokaustit në Poloninë e pushtuar".[2]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krall është me origjinë çifute, e bija e Salomon Krall dhe Felicia Jadwiga (vajz. Reichold). Ajo ishte katër vjeçe, dhe jetonte në Lublin, kur Lufta e Dytë Botërore filloi me pushtimin e Polonisë nga Nazistët. Krall ka humbur shumicën e të afërmve të saj të ngushtë në Holokaust. Ajo i mbijetoi deportimeve në kampet e vdekjes vetëm sepse ajo ishte e fshehur nga nazistët, prej shpëtuesve polakë.[2]

Gazetari[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi Krall përfundoi studimet e saj në gazetari, ajo ka filloi punën në gazetën polake lokale "Życie Warszawy" ("Jeta e Varshavës") në vitin 1955. Në vitin 1966 ajo u largua nga gazeta dhe filloi të shkruajë për revistën e njohur Polityka ("Politika"). 

Libra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë kohës që Krall ishte duke punuar për "Polityka", ajo botoi librin e saj të parë të quajtur Na wschód od Arbatu ("Drejt lindjes nga Arbat") në vitin 1972, shkruar pasi ajo kaloi disa vite si korrespodente në Moskë. Libri përshkruar ditë-për-ditë të jetës në Moskë gjatë viteve 1960.

Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Współcześni polscy pisarze i badacze literatury.
  2. ^ a b "Hanna Krall". Miejsce dla Wybitnych.pl. 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2014. Marrë më 4 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Adamczyk-Garbowska, Monika. "Hanna Krall." Jewish Women: A Comprehensive Historical Encyclopedia. 1 March 2009. Jewish Women's Archive. August 22, 2009