Hazir Myftari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hazir Myftari (1948, Vushtrri - 2014, Prishtinë) ka qenë aktor shqiptar. [1] [2]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hazir Myftari lindi në Vushtri. Arsimin fillor dhe shkollën e mesme i kreu në Vendlindje. Studimet për aktrim i kreu në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë (1969), kur edhe filloi punën si aktor në Teatrin Popullor Krahinor. Realizoi një sërë rolesh në shfaqjet: "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" të P. Manit (1973), "Emigrantët e M. Georkijevit (1977). "Ana Karenina" e E. Radomisenski (1979), "Trungu Ilir" (1981) dhe "Gjon Nikollë Kazazi (1983) në regji të Agim Sopit," Bregu i Pikëllimit" e V. Milçinit (1987), "Shfaqja e fundit" (2001) dhe "Lidhje gjaku" (2010) të Fadil Hysajt. Shfaqja "Lidhje gjaku" ishte shfaqja e tij e fundit, me të cilin shënoi edhe 40 - vjetorin e karrierës. Pos në teatër, Hazir Myftari realizoi një numër rolesh edhe në disa filma artistikë, si: "Tre veta kapërcejnë malin " të Besim Sahatçiut, "Proka" të Isa Qosjes, si dhe role të tjera në filmat "Njeriu prej dheu", "Kur pranvera vonohet", "Përroi vërshues", "Lepuri me pesë këmbe", "Etjet e Kosovës", dhe në serialet televizive: "Era dhe Lisi", "Pasqyra", "Migjeni", "Rrëfime nga gjyqi" etj. Në periudhën 1981-1989 ishte drejtor Teatrit Popullor Krahinor. Gjatë viteve 1980-82 ishte kryetar i Këshillit të Festivalit të Filmit Jugosllav [3] në Pulë. Për punën në teatër dhe film u nderua me disa çmime dhe mirënjohje. [4]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1171. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2023. Marrë më 20 gusht 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ https://arhiv.pulafilmfestival.hr/29-pulski-filmski-festival/index.html
  4. ^ https://lajmi.net/jeta-dhe-vepra-e-aktorit-te-ndjere-hazir-myftari/