Hermesi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

HERMESI (greq. Hermes, lat. Mercurius) - i biri i Zeusit, zotit suprem dhe Pledes Maia, kasnec i zotërave dhe udhërrefyes i të vdekurve në botën nëntokësore, zot i tregtarëve, shpikësve dhe udhëtarëve, atletëve, mashtruesve dhe i vjedhësve.


Ishte zëdhënës dhe lajmëtar i zotave tjerë nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtisë, oratorisë dhe i hajnave. Nga mitologjia Romake atij i përshtatej MERKURI. Ka qenë biri i Zeusit, i lindur nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MAJËN.

Mercurybyhendrickgoltzius.jpeg

Hermesi në sandalet e mbathura në këmbë dhe përkrenaren që e barte në kokë, kishte krahë me të cilët fluturonte furishëm nga një vend në vendin tjetër.

Shpesh ju ka ndihmuar shumë heronjve legjendar, sikur janë:HERAKLU, PERSEJI, ODISEU.

Prej të gjithë zotërave ka qenë me i shkathti dhe më dinaku, ndërsa aftësitë e veta i ka dëshmuar që në ditën e parë të jetës së vet. Ka lindur në mëngjes ( në shpellë nën malin Kilen në Arkadi), para dite ka ikur nga djepi, në mesditë e ka gjetur liren dhe mësoi të luajë në të, pasdite zotit Apollon ia vodhi tufën prej pesëdhjetë lopësh (dhe i ngrehu për bishti deri në shpellë, në mënyrë që pas vetes të lënë gjurmë të kundërta), në mbrëmje u kthye sikurse mos të kishte ndodhur gjë, u mbështell në mnela dhe e zuri gjumi me një gaz fëmije të pafajshëm në buzë. Kur zoti Apollon erdhi për ta dënuar, u arsyetue në mënyrë aq të shkathët dhe pa pikë turpi gënjente (të folurit dhe të gënjyerit i mësoi në të njëjtën ditë), sa që Apolloni vendosi ta çojë para vetë Zeusit. Ndërmarrjet e djalit të tij më të rinjë, Zeusin në të vërtet, e mahnitën, por për shkak të rendit i urdhëroi që t'ia kthejë Apollonit bagëtinë e tij. Kuptohet se kjo Hermesit nuk i shkonte përshtati dhe në vend te pergjegjes filloi t'i bie lirës aq bukur sa që Apolloni deshiroi që ta ketë për vete dhe i propozoi Hermesit që t'i mbajë lopët e vjedhura. Hermesi u pajtua me këtë, ndërsa Apolloni me këtë kombinim ishte aq i kënaqur, sa që ia dha edhe shkopin e artë me këshillë të mirë: le të shkojë në malin Parnas dhe te priftëreshat e atjeshme le ta mësojë artin e magjisë. Hermesi e ndëgjoi edhe aty në mënyrë të përsosur u përgatit për rolin e vet të ardhshëm në Olimp.

Mirëpo, në Olimp nuk erdhi menjëherë dhe aq lehtë. Këte ia ndalonte e ëma, e cila ishte vetëm hyjneshë e rangut të ulët dhe shoqërinë e zotërave e konsideronte si tejet të lartë. Për këtë arsye Hermesi mbet në tokë, e ruante bagëtinë e blegtorëve të Arkadisë dhe kështu ia shkurtonte vetes kohën me shpikje të ndryshme. Si kompensim për lirën, të cilën ia ka dhenë Apollonit e shpiku fyellin baritor dhe që mos të lodhet )me mënyrën e driatëhershme të ndezjes së zjarrit, e zbuloi shkrepsën. Pastaj i shpiku numrat, masat dhe shkrimin. Më në fund iu mërzit jeta në tokë dhe e luti nënën që ta lejojë të shkojë në Olimp. Më mirë është të jetohet në mesin e zotërave në pallate, se sa në errësirën e shpellës në Arkadinë e varfër. Kur Maia vërejti se zotërat ndoshta nuk do ta pranonin në radhët e veta, tha se në këtë rast do ta mbledh një grup cubash dhe se do të bëhet udhëheqës i tyre. Ky argument për Maien tingullonte bindshëm dhe nuk i mbeti tjeter pos t'i lejoj të shkojë në Olimp.

Zotërat e pranuan aq përzemërsisht sa edhe nuk është pritur. Për ndërmarrjet e tij kishin ndëgjuar tanimë mjaft dhe përveç kësaj ishte i biri i vetë Zeusit. Në Olimp menjëherë e fitoi funksionin e lartë. Zeusi e emëroi lajmëtar të vetin, funksionin e ngjashëm, në të vërtetë, e ka pasur hyjnesha Irida, mirëpo Hermesi së shpejti e tejkaloi. Derisa Irida vetëm i shpallte urdhërat e Zeusit, ai edhe i zbatonte. Së shpejti e zgjëroi klientelin e vet edhe te zotërat e tjerë dhe u bë jo vetëm lajmëtar i tyre, por edhe këshilltar. Kuptohet se më me ëndje punonte për Zeusin i cili ia besonte rastet delikate dhe të ndërlikuara. për shembëll e shpëtoi Dionizin, djalin e Zeusit, të cilin Admanti i Orhomenës në çastin e tërbimit, deshti ta vrasë, e mbyti bariun me njëqind sy të Argut, i cili sipas urdhërit të Herës xheloze e ka ruajtur Ijen, dashnoren e Zeusit. E çliroi Aresin, zotin e luftës, nga fuqia metalike, në te cilën e mbyllën Gjigantët Aloidet dhe e solli në Olimp zotin Hefest. U ndihmoi edhe shumë trimave: Perzeut në luftë me Gorgonen Meduzë, Herakliut gjatë shërbimit te Euristeu, mbreti i Mikenës, Orfeut me rastin e ndërmarrjes së tij të guximshme - në zbritjen në botën nëntokësore dhe në kthimin e tij në tokë, Odiseut gjatë bredhjeve të tij të gjata duke u kthyer nga Troja e rrënuar për në Itakë. Sipas urdhërit të Zeusit e ktheu në jetë edhe Pelopsin e ri kur e vrau i ati i tij, Tantali.

Njësoj sikurse trimave ashtu edhe njerëzve të vdekshëm të thjeshtë u ka ndihmuar kur e lutnin për këtë. Barinjëve ua ruante bagëtinë, udhëtarët i udhëheqte dhe i mbronte, luftëtarëve u jepte fuqi, ndërsa vrapuesve u jepte shpejtësinë, tregtarëve u ndihmonte të fitonin pasurinë dhe në përgjithësi njerëzve ambiciozë në rrugë deri te suksesi. Ishte i vetmi prej zotërave që nuk nguronte për t'u ndihmaur mashtruesve dhe kriminelëve, kuptohet me kusht nëse punën e tyre e kanë kryer me dinakëri dhe mençuri. Njerëzit budallenj dhe përtacë nuk kanë pasur se çka të presin prej Hermesit. Të vetmit janë këta që ankoheshin në të.

Për shkak të detyrave të shumta të cilat qe i detyruar t'i kryejë dhe angazhimit të pandërprerë Hermesi sikur nuk kishte pasur kohë të martohej. Kuptohet se kjo nuk do të thotë se nuk ka lënë pas vetes trashëgimtarë. Me Polimelën e bukur nga përcjellësit e hyjneshës Artemida e ka pasur djalin Eudori, i cili në luftën e Trojës qe njëri prej udhëheqësve të mirmidonëve të Akilit; me nimfën Karmenta e ka pasur djalin, Euandrin, i cili e braktis vnedlindjen, Arkadinë, u shpërngul në Itali dhe u vendos në Palatin, kodrinën romake. Me Herën, bijën e mbretit të parë të Athinës, Kekropsit, e ka pasur djalin Kefal, ndërsa me hyjneshën e bukurisë dhe të dashurisë, Afroditën, djalin Hemafrodit. Sipas disa autorëve djalë i tij ka qenë edhe Sizifi, mbreti i Korintit, ndërsa sipas të tjerëve kanë qenë Sileni, Satiri dhe Pani. Prej djemëve të tij të tjerë veçmas janë të njohur Antaliku, mashtruesi i fam-shëm e kriminel, dhe Dafnisi, themelues i llojit të ri poetik dhe këngëtar i këngeve pastorale.

Grekët që nga kohërat më të lashta e adhuronin Hermesin. Kultin e tij, si duket, përafërisht në shek. V para e.s. e kanë marrë edhe romakët dhe e kanë identifikuar me Merkurin, zotin e tyre të tregtisë dhe të fitimit (Mercurius- Merkurius). Në fillim ka qenë zot i bagëtisë dhe me këtë edhe dhurues i pasurisë së fituar me kultivimin e kafshëve. Me zhvillimin e ekonomisë së tregut u bë zot i tregtisë e pasi që tregtia varet nga udhëtimi dhe shpeshherë edhe nga mashtrimi, u bë zot i udhëtarëve, shtegtarëve dhe mashtruesve. Vjedhësit e kanë nderuar për shkak të aftësise së tyre, të cilën e ka dëshmuar që nga dita e parë e jetës së tij (dhe këte më shakatë siç është vjedhja e purtekut të Zeusit, tredhëmbëshin e Poseidonit dhe shpatën e Aresit). Pajtoriu dhe mbrojtësin e vet në të e kanë parë edhe kasnecet-delegatët dhe predikuesit dhe për befasi edhe mjekët, për arsye se ka ditur të shërojë: e ka njohur fshehtësinë e bimëve shëruese. E kanë adhuruar edhe sportistët për të cilët si „zoti këmbëshpeitë„ ishte shembull i shkathtësisë dhe i zhdërvjelltësisë. Me shtatoret e tij i kanë zbukuruar veçmas udhëkryqet në rrugë (ishin këto të ashtuquajturat herme, shtyllat katërkëndëshe me kokën e Hermesit dhe me mbishkrime të cilët tregonin drejtimin e rrugës), shpesh edhe vendshërimet dhe institucionet mjekësore dhe pothuajse rëndom fushat e lojës dhe rrugët e pjesëmarrësve në gara. E paraqitnin si djalosh, kryesisht me shkop dhe kapelë të gjërë të rrugës, sikurse edhe me atributet e tij-krihët në sandale apo në kapelë.

Prej krijimeve artistike të antikës, s'do mend, se sot vend të parë zë Hermesi me Dionizin e vogël i Praksitelit, origiinali ështe rreth vitit 340 para e.s. E kanë gërmuar në vitin 1877 arkeologët giermanë në Olimpi (sot në Muzeun e Olimpisë). Prej të tjerëve le t'i përmendim vetëm të ashtuquaiturin Hermesin e Belvederes, kopjen romake të skulpturës greke nga shkolla e Praksitelit (sot gjendet në Muzeun e Vatikanit), Hermesin, udhërrëfyesin e shpirtrave, poashtu kopje e origjinalit helenistik nga shkolla e Praksitelit (giendet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Athinë), Hermesin në pushim, kopje romake me siguri origjinali i Lisipit nga fundi i shek. IV para e.s. (sot giendet në Muzeun Kombëtar të Napolit), Hermesi i cili është duke e lidhur sandalen, kopja antike e origjinalit të Lisipit (në Luvër të Parisit). dhe Hermesi prej mermerit kopje romake e skulpturës greke nga mbarimi i shek. V para e.s. (sot giendet në Muzeun Metropolitan në Nju Jork). Vaza dhe relieve me figurën e Hermesit ka poashtu shumë. Prej veprave skulpturale të kohës më të re le t'i përmendim vetëm ato më të shquarat: Hermesin e Gjovani da Bolonies të kohës rreth vitit 1564 (në pallatin firentinas Ufici dhe në Muzeun Artistiko-historik në Vienë), Hermesin që e lidh sandalen të Jean Baptist Pigallit (Zhan Baptist Pigallit) të vitit 1774 (sot giendet në Luvër të Parisit), dhe Merkurin me Amorin e Matijash Braunit nga giysma e, parë e shek. XVIII sot gjendet në Belevedere të Pragës). Prej veprave pikturale po i cekim Venerën, Merkurin dhe Amorin të Koregjiut (nga fillimi i shek. XVI dhe sot gjendet në Galerinë Kombëtare të Londrës) dhe Hermesin, Argun dhe Ijen e magjepsuar të Pietër Paul Rubesit (si dulket e viteve 1635- 1638 dhe sot gjendet në Galerinë e Drezdenit).Me emrin e Hermesit që nga koha antike quhet planeti më i afërt i Diellit (sot sipas emrit latin - Merkur).