Odiseja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

-Odisea-

Head Odysseus MAR Sperlonga.jpg

-Në epin Odisea përshkruhen peripecitë e trimit grek Odiseut pas rënies së Serbis

dhe ngjarjet në kështjellën e tij në Itakë.Sipas mitologjisë greke,Odiseut trim dhe i mençur,mbret nga ishulli i Itakës,dhjetë vjet luftoi për Trojën.Sipas këshillave të tij Troja ra në duart e Grekëve.Këshilla e tij ishte që grekët ta ndërtonin një kal të madh nga druri në barkin e të cilit u futën disa ushtarë grek,ata e vendosën kalin në portën e qytetit të Trojës.Ata e vendosën si për nder të perëndive dhe u larguan po në të vërtet ata u fshehën,kur e panë Trojanët menduan se lufta përfundoi,morën kalin dhe e futën brenda në qytet.Natën kur e gjithë Troja po flinte ushtarët dolën nga kali dhe hapën portën e qytetit të trojës,grekët shkatërruan dhe ja vunë flakën Trojës.

Pas shkatërrimit të Trojës,bredhi edhe 10 vjet i ndjekur nga hyu(zoti) Poseidon,i cili ishte i hidhëruar në Odiseun sepse e kishte verbuar djalin e tij ciklopin Polifem.Pas 20 vjetësh Odiseu u kthye në Itakë,i vrau kërkuesit e gruas së tij të besueshme Penelopës dhe vazhdoi të jetë ende sundimtar i ishullit të Itakës. Ai u kthye,kishte parë djalin dhe gruan e tij por përsëri asgjë nuk mund të ndalte as dashuria ndaj djalit e as dashuria ndaj gruas(Penelopës) që të mos udhëtonte. Ai udhëtoi përsëri nëpër dete dhe oqeane.Ky udhëtim mendohej se ishte i fundit i tij dhe i shokëve të tij.

ODISEU (greq. Odysseus, lat. Ulixes) - i biri i trimit Laert dhe i bashkëshortës së tij, Antiklesë, mbret i Itakës.

Odiseu ishte njëri prej kreshnikëve më të famshëm dhe me të spikatur të miteve greke. Trimëria, guxirni, qëndrueshmëria dhe sidomdos dinakëria kanë hyrë në proverba që edhe sot janë të gjalla. "Odiseada" sot e kësaj dite është për nga kuptimi emërtim më i ngarkuar i udhëtimit të gjatë dhe të mundimshëm. Meritë më të madhe për popullaritetin e tij ka Homeri i cili e ka ngritur deri te trimi titullar i Odisesë së vet. Si trim pa frikë, ndonëse jo edhe përherë pa të meta, Odiseu jeton në veprat e shumta të artistëve grekë, romakë dhe të atyre të kohës së re. Derisa te grekët gabimet dhe dobësitë e tij njerëzore e kanë shpetuar që mos të bëhet trim në letër, te romakët e kanë shndërruar në personazh thjesht negativ. Romakët të cilët konsideroheshin si pasardhës të trojanëve, në këtë mënyrë i hakmerreshin sepse prej të gjithë udhëheqësve akeas ka pasur meritat më të mëdha për shkatërrimin e Trojës.

Origjinën e vet Odiseu, nga babai, e kishte drejtpërdrejt prej Zeusit, zotit suprem, ndërsa për nga nëna prej zotit Hermes. I ati i tij, Laerti, në të vërtetë, ka qenë me origjinë mbretërore, por nuk ka sunduar në Itakë. Mbretërinë e vet Odiseu e ka fituar përmes martesës me Penelopën, bijën e Ikariut, mbretit akarnanas dhe bashkëshortes së tij, Periboes. Mbretërinë e tij e përbënin ujëdhesat Itaka, Kafalonia, Zakinti dhe viset e afërta. I mençur sa edhe dinak, sundonte në mënyrë të drejtë, në pajtim me vendimet e kuvendit dhe me vullnetin e popullit, ndërsa me mbretërit fqinj jetonte në paqe.

Ka pasur merita për paqen madje edhe në dimensione të përgjithshme greke me çka edhe u bë i famshëm sa edhe më vonë në luftë kundër Trojës. Kur u bë mbret u paraqit rreziku se do të shpërthejë konflikti i hapët ndërmjet mbretërve akeas, djemt e të cilëve ziheshin rreth dorës së Helenës së bukur, thjeshtrës së Tindareut, mbretit spartan. Për ta penguar katastrofën Odiseu u nis për në Spartë dhe Tindareun e këshilloi me këshilla jo të rëndomta, me f jalë të tjera që mos t'ua verë veshin konsideratave dinastike dhe t'ia lejojë vajzës që të zgjedhë kend ta dojë. Krushqarët e Helenës i bëri që të zotërohen solemnisht e zgjedhjen e saj do ta pranojnë pa kundërshtim dhe zgjedhësit të saj do t'i ofrojnë çfarëdo ndihme. Helena për burrë e zgjodhi Menelaun, vëllaun e Agamemnonit, mbretin e mëvonshëm të Mikenës, me të cilin u martua motra e saj, Klitemnestra dhe çdo gjë qe në rregull. Por jo gjatë: vetëm deri në atë çast kur Helenën e rrëmbeu Paridi i bukur dhe gojëmbël, i biri i Priamit, mbretit trojan.

Rrëmbimi i gruas së mbretit është marrë si arsye e pamohueshme dhe e parevukueshme për të shpallur luftën. Ndërkaq, Menelaut iu zhduk edhe pasuria dhe kjo poashtu nuk mund të durohej. Pasi që lufta është përherë alternativa më e keqe e zgjidhjes së konflikteve u nis me Menelaun për në Trojë,për të ndihmuar zgjidhjen në mënyrë paqësore të konfliktit të lindur. Mirëpo, Paridi mbeti i pamëshirshëm.Pranoi që vetëm thesarin ta kthejë, ndërsa Helenën vendosmërisht refuzoi ta kthejë dhe mbreti Priam në këtë e përkrahte. Andaj Agamemnoni i ftoi të gjithë mbretërit akeas që t'i ndihmojnë Menalaut për t'ia kthyer gruan dhe nderin, dhe filloi të përgatitet për ekspeditë luftarake kundër Trojës.

Odiseu nuk reagoi në këtë ftesë. Mendoi se për Menelaun ka bërë mjaft dhe në vend që të luftojë për gruan e mbretit tjetër, vendosi që në qetësi të jetojë pranë asaj të vetës. Prandaj Agamemnoni ia dërgoi trimin Palamed për ta bindur se krimi i Paridit në të vërtetë ishte fyerje e bërë të gjithë mbretërve akeas dhe vëç kësaj ekspedita luftarake, në krye të së cilës u vu mbreti i fuqishëm i Mikenës, premton famë të madhe dhe plaçka të begatshme.

Mirëpo, ishte vështirë të bindet Odiseu, shtirej si i marrë që në rastin konkret pa dyshim ka qenë dëshmi e mençurisë dhe e dinakërisë dhe për ta dëshmuar këtë, shkoi në fushë, filloi ta lëvrojë arën dhe të mbjellë kripë. Mirëpo, për Palamedin ky trik ka qenë mjaft i thjeshtë. Prandaj e merr Telemakun, të birin e Odiseut, të mbështjellë në mënela dhe e lë para kuajve që e ngrehnin pllugun: kuptohet Odiseu i ndali kuajt. Me këtë tregoi se në kokën e tij çdo gjë është në rregull - dhe ka qene në rregull gjatë tërë kohës së luftës, në të cilën, më në fund u nis përsëri. Për më tepër u bë këshllltari më i mirë i kryekomandantit dhe njësoj si në fushëbetejë u dallua edhe në aksione të vëzhgimeve dhe në misione diplomatike. Ideja e tij ishte edhe "kali i Trojës" i famshëm.

Merita të mëdha për ushtrinë akease kishte para se të lundronin anijet për në Trojë. Fallxhiu i armatës, Kalkanti, shpalli se Trojën do të mund ta pushtojnë vetëm nëse ekspeditës do t'i bashkohet trimi Akil. Vetëm nëna e Akilit, Tetidas, hyjnesha e detit, ka ditur për profecinë tjetër: poqese shkon i biri i saj në luftë, nën muret e Trojës do ta arrijë famën e pavdekshme, por se do ta humb jetën. Dhe, pasi që për nënën jeta e djalit rëndom është më e çmueshme se sa fama e tij, e fshehu Akilin në ujëdhesën Skyros, ku ka qenë i detyruar të jetojë i veshur me rrobe të femrës në mesin e vajzave të mbretit Likomed. Kur Agamemnoni e zbuloi strehimin e Akilit, e dërgoi Odiseun që ta sjellë me çfarëdo kushti. Si përcjellës ia caktoi Diomedin, mbretin e Argut. Pasi që mashtrimi rëndom është më i suksesshëm se dhuna, të dy mbretërit u shndërruan në tregtarë dhe pa vështirësi arritën deri te pallati i Kikomedit. Në mesin e floririt, stolisë dhe pëlhurave të shtrenjta para vajzave të mbretit si rastësiht e shtruan edhe shpatën. Kur pastaj përcjellësit e tyre në shenjë të caktuar para pallatit filluan t'i vringëllojnë armët dhe e lëshuan klithjen luftarake, vajzat ikën të frikësuara ndërsa vetëm Akili nuk mundi të frenohet. I hoqi rrobet të cilat e kishin bërë tebdil dhe dora e tij e kapi shpatën. Pas kësaj Odiseut nuk i është dashur ta bindin aq shumë. Së shpejti me mikun e tij, Patrokliun dhe me ushtrinë e babës së vet iu bashkua armatave të njësuara të mbretërve akeas dhe me ta lundroi për në luftë kundër Trojës.

Odiseut poashtu i takon merita kryesore për suksesin e operacionit të zbarkimit. Nuk ishte problemi se Agamemnoni kishte manevruar kaq me anijet, madje as që ushtarët e tij ishin frikacakë. Mirëpo, dihej për profecinë se ai i cili i pari do të shkelë në truallin trojan i pari edhe do të vritet. Andaj të gjithë luftëtarët akeas nguronin, asnjëri nuk dëshironte të shkoknte në vdekje të sigurtë. Kur Odiseu pa se kjo zvarritje do t'u bëjë të mundshme trojanëve për t'i formuar radhët luftarake, vendos që të veprojë në breg e hodhi mburojën e vet dhe me shkathtësi kërceu në të. Protesilau i ri i cili më tepër se të gjithë të tjerët digjej për vepra trimërie e pa Odiseun në breg, andaj kërceu pas tij. E preku tokën dhe ra i goditur me shigjetë. Pastaj në tokë shkeli edhe Odiseu dhe me shembullin e vet e tërhoqi tërë ushtrinë, e cila pastaj në betejë të përgjakur i dëboi trojanët mbrenda mureve të qytetit.

Brenda dhjetë vjetëve të gjatë, sa edhe ka zgjatur rrethimi i Trojës, Odiseu bëri shumë vepra trimërie. Trimërisht luftoi dhe nuk nguronte kur duhej që jetën e vet ta rrezikojë për t'i shpëtuar shokët që gjendeshin në rrezikun e vdekjes. Edhe më tepër në radhet luftarake dallohej në kryerjen e detyrave veçmas të rënda dhe të ndërlikuara. Me mbretin Diomed u paraqit në vëzhgim nate të kampit trojan. Me këtë rast së bashku me të e zuri rob trojanin Dolon prej të cilit mësoi të dhëna të rëndësihme luftarake dhe ia mundësoi Diomedin i cili shtirej si lyps me sëmundje të gërditshme, arriti madje deri edhe aksionin e guximshëm - i shkoi përdore që të depërtojë në vetë qendrën e qytetit të armikut, që ka pasur rëndësi vendimtare për fitoren e akeasve. Që trojanët mos ta njohin e shëmtoi fytyrën me frushkull dhe me Diomedin i cili shtirej si lyps me sëmundje të gërditshme, arriti madje deri te tempulli kryesor në qytetin e Trojës nga edhe e merr truporen e shuguruar të Palada Athenës, e cila sipas premtimit të Zeusit, zotit suprem, është dashur ta mbrojë Trojën nga pushtimi.

Odiseu nuk dëshpërohej as në situatat më të rënda. Kur u vra Akili, trimi më i madh akeas, ishte njëri prej të parëve i cili e kishte mposhtur tmerrin e vdekjes dhe së bashku me Ajantin e madh e shpëtoi trupin e ti që mos të bie në duart e trojanëve.

Ndonëse ballë për ballë me armikun ka dëshmuar se është i guximshëm dhe i fuqishëm, madje ka pasur trima akeas të cilët kanë qenë të barabartë me të dhe ndoshta edhe ia kanë tejkaluar, megjithatë, askush nuk ia ka tejkaluar në mendjemprehtësinë me të cilën ka ditur t'i zgjidhe edhe problemet më të ndërlikuara dhe shkathtësinë në situatat më të rënda. Kur në fillimm e vit të dhjetë të luftës Agamemnoni dhe Akili ranë në konflikt që lehtë ka mundur të ketë për pasojë edhe shkaterrimin e tërë ushtrisë akease, Odiseu u nis në krye të dërgates paqesore te Akili. Për hirë të së vërtetës duhet thënë se misioni i tij nuk pat sukses, por për shkak të kokëfortësisë që Akili atëbotë e shprehte, kushdo tjetër që të shkonte në vend të Odiseut, nuk do ta arrinte rezultat më të mirë. Mirëpo, arriti që ta qetësojë Kriziun, priftin e Apollonit, i cili, nga hakmarrja pse Agamemnoni e kishte fyer, qe shkaktar i murtajës së ushtrisë akease. Odiseu poashtu nën murët e Trojës e sjell Neoptolemin, djalin e Akilit, të cilit fati ia kishte përcaktuar pushtimin e pallatit mbretëror trojan. I shkoi përdore që në kampin akeas ta sjellë edhe harkëbartësin Piloktet për të cilin fshehurazi mësoi (pasi që e dëgjoi profecinë e Helenit, magjistarit trojan) se pa që Troja nuk do të mund të bie. Dhe më në fund: pikërisht këtij i ra në mend ideja, zbatimi i së cilës ka vendosur rënien e Trojës.

Kur qyteti i mbretit Priam tani dhjetë vjet u qëndronte sulmeve akease, Odiseut i ra ndërmend se ndoshta do të jetë e mundshme që me para të blehet ndonjë njësi e aleatëve trojanë, të cilët ekskluzivisht luftonin për para, që mbrapa shpine ti sulmojnë mbrojtësit e qytetit dhe akesave t'ua hapë dyert e qytetit. Pasi mendoi gjatë erdhi në përfundim se do të ishte më mirë, sikurse në Trojë fshehurazi të futet njësia e zgjedhur akease. Pasi që këshilli luftarak e pranoi këtë plan, Odiseu urdhëroi që të ndërtohet kali i madh prej druri, në të cilin pastaj u fshehën luftëtarët më të mirë akeas. Në rend të parë ai vetë, pastaj Neoptolemi i biri i Akilit, Menelau, mbreti spartian, Diomedi, mbreti i Argut, Ajanti, shigjetbartës, Pilokteti, harkëbartës dhe me ta edhe Epeu, ndërtuesi i kalit. Pastaj kryekomandanti Agamemnon urdhëron që të digjet kampi akeas, ushtria të tërhiqet në anije dhe të lundrojë. Mirëpo, nuk u nis për në shtëpi, siç menduan trojanët. Në detin e hapët i ktheu anijet dhe i fshehu pas ujëdhesës Teneda. Aty e priti muzgun dhe u kthye në bregdetin trojan.

I tërë operacioni u zhvillua saktësisht sipas planit të Odiseut. Posa trojanët panë se akeasit e braktisën kampin e tyre, erdhën në bregdet të kapluar me një gëzim të papërshkrueshëm. Besuan se Agamemnoni e ka braktisur rrethimin. Pas gërmadhave dhe shkrumbajeve të kampit akeas e panë kalin e madh dhe u befasuan tepër. U mblodhën rreth tij dhe filluan të këshillohen çka të bëjnë me të. Shumica donin që kalin ta shtijnë në qytet. Në këtë moment iu afrua Lakoonti, prifti i Apollonit dhe i këshilloi që kalin ta shkatërrojnë. Para se ta shqyrtonin propozimin e tij, vemendjen e tyre e tërhoqi vajtimi në zë i një njeriu të lidhur. E sollën para rnbretit Priam të cilit i rrëfeu se quhet Sinon dhe se ka ikur nga kampi akeas ku e kanë zgjedhur për kurban, për kthimin e fatlumt për në atdhe. Priami ia fali lirinë dhe e pyeti përse akseasit e kanë ndërtuar kalin e madh. Këtë pyetje Sinoni e priste me padurim. I përgjegji me fjalët që ia kishte mësuar Odiseu: kalin e kanë ndërtuar sipas këshillës së magjistarit Kalkant që me të ta shpërblejnë vjedhjen e trupores së shuguruar të Palada Athenës nga ana e Odiseut dhe e Diomedit nga tempulli kryesor i Trojës. Kali ishte me dimensione të mëdha që trojanët mos të mund ta fusin në qytet, dhe qytetin do ta kishte mbrojtur në vend të trupores së Athenës së vjedhur. Trojanët u besuan fjalëve të tij, por vetëm Laokoonti jo. E mori shtizën dhe e nguli në ije të kalit. Në atë çast akeasve u arriti ndihma e hyjneshës Athena e cila që me kohë e dëshironte shkatërrimin e Trojës: prej detit i dërgoi dy gjarpërinj të cilët u hodhën në Laokoontin dhe dy djemtë e tij duke i mbytur aty për aty. Për vdekjen e Laokoontit trojanët e gjetën vetëm një shpjegim: hakmarrjen e zotërave për shkak të profanizimit të kalit. Pastaj së bashku e futën kalin në qytet. Pasi që nuk ka mundur të kalojë as nëpër dyert kryesore, e rrëzuan një pjesë të murit dhe nëpër rrënojë e futën në qytet. Të ngazëllyer dhe të lumtur për përfundimin ngadhënjimtar të luftës, organizuan një hare të madhe dhe të mundur me ngrenie dhe pije, ranë në gjumë, duke mos parandier se kjo ishte nata e tyre e fundit në qytetin e tyre.

Kur qetësia mbisundoi mbi Trojën, Sinoni e çon llozin në barkun e kalit dhe i lëshon nga ky luftëtarët e fshehur. Pastaj shkoi në mure dhe me vravashkë e shënon vendin në të cilin trojanët i kanë rrënuar muret. Kur Aga memnoni e pa shenjën e Sinonit i dha urdhër ushtrisë që të zbarkohet prej anijeve dhe depërtoi në qytet. Filloi masakri i tmerrshëm, i cili u shndërrua në luftë vetëm atëherë kur ngadhënjimi i akesave ishte punë e kryer. Sikur të ishin zgjuar nga një ëndërr e tmerrshme, trojanët filluan të bëjnë rezistencë dhe me këtë vetëm e shpejtuan shkatërrimin e vet. U vranë të gjithë luftëtarët trojanë, u vra edhe Priami, mbreti plak me të gjithë djemtë, dhënduert dhe nipat e vet. Shpëtoi vetëm një numër i vogël burrash dhe grash të cilët me Eenenë, udhëheqësin dardan, arritën të dalin nga Troja që ishte në flakë. Ndërkaq, ato gra dhe fëmijë të cilët nuk u vranë ose shpëtuan duke ikur u bënë skllevër të akeasve. Në mëngjes vetem gërrnadha dhe hiri që tymoste mbi rrënojat përkujtonte vendin ku shtrihej Troja e famshme.

Pas pushtimit të Trojës ndërmjet mbretërve akeas shpërthyen mosmarrëveshjet e rëndomta në mesin e aleatëve që e fitojnë luftën. Anijet e tyre të mbushura me plaçkë, flori, argjend, bronzë, hekur, dhe veçmas me skllave, u nisën për në atdhe, të ndara dhe të shpërndara në grupe të vogla dhe të grindura. Pak nga trimat kanë pasur atë fat që me ekipazhe, pa fatkeqësi, të arrijnë në shtëpi. Shumë u vranë në brigjet shkëmbore, të tjerët menjëherë pas zbarkimit në truallin e tyre, kurse disave fati ua ka përcaktuar vitet e gjata të bredhjeve nëpër detëra të panjohura dhe toka të largëta. Asnjëri prej kreshnikëve akeas nuk ka qenë i detyruar që të marrë udhëtim aq të gjatë dhe të kalojë vështirësitë e tmerrshme sikur se Odiseu.

Shkak i të gjitha vuajtjeve të tij ka qenë hidhërimi i Poseidonit, zotit të detit, ose thënë më mirë, ngjarja në të cilën Odiseu e shkaktoi hidhërimin e zotërave mbi vete. Kuptohet se nuk ishte fjala këtu për dënimin për krimin e kryer, por kjo ishte pasojë e veprës e cila nga aspekti i Odiseut mund të arsyetohet krejtësisht. Në mite gjërat shpesh zhvillohen sikurse edhe në jetë: për vdekjen e Palamedit, për të cilin fajtor kinse ishte Odiseu, i cili Palamedit i hakmirret për arsye se e detyroi që të shkojë në luftë kundër vullnetit të vet, nuk e gjeti kurrëfarë denimi i zotërave, ndërkaq për shkak të një sulmi të paarsyeshëm dhe për shkak të pushtimit të qytetit Ismar,pas lundrimit nga Troja, Odiseu pagoi vetëm me pagesë të rëndomtë në gjak. Por për vepër të bërë në vetëmbrojtje dhe në interes të shokëve të vet është dashur që Odiseu të vuajë tmerrësisht.

Kjo ndodhi gjatë lundrimit nga ujëdhesa Lotofag, në të cilën Odiseu u ndal pas sulmit të Ismarës. Era i shtyri anijet e tij kah brigjet e panjohura. Odiseu zbarkoi në breg për të parë se çfarë njerëzish jetonin aty. Pas përvojës së përfituar nga qëndrimi te Lotofagët, ku disa prej ushtarëve të tij aq fort i ka tërhequr shija e ëmbël e fryteve të groshës (lotos) sa që më nuk dëshironin të kthehen në anije dhe të vazhdonin udhëtimin, u përgatit për çfarëdo rreziku të mundshem. Ndërkaq, realiteti e ka tejkaluar edhe ankthin e tij më të madh. U zbarkuan në ujëdhesën e kiklopëve, viganëve të tmerrshëm me një sy te cilët nuk dinin për ligje dhe nuk i respektonin mysafirët. I pari prej tyre të cilin Odiseu e vizitoi, Polifemi, e burgos në shpellën e tij, duke dashur të gostitet me te dhe shokët e tij.Gjashtë njerëz të tij ia vrau Kiklopi dhe i gëlltiti njërin pas tjetrit dhe pastaj Odiseu e deh dhe derisa kiklopi flenë ia verboi syrin me një hu të ndezur. Polifemi i vërbuar filloi të endet nëpër shpellë duke thirrur në ndihmë. Kur bashkëvendasit e tij nga shpella fqinje shpejtuan të shohin se ç'po ndodhte me të dhe e pyetën se kush e ka verbuar, Polifemi i përgjegji se ky ishte Askushi, siç iu kishte paraqitur më parë largëpamësi Odise. Në mëngjes Odiseu me shokët që i kishin mbetur iku prej shpellës nëpër vrimë të vogël nëpër të cilën vigani i lëshonte delet në kullosë. Mirëpo, kjo nuk ishte aq e thjeshtë, sepse Polifemi ia prekte shpinën secilës kafshë me qëllim që asnjëri prej robërve të tij mos të ikte. Por Odiseu shokët e vet i kishte lidhur për bark të deshëve të fuqishëm dhe, më në fund edhe vetë u kap për leshi nën bark të dashit më të madh. Dhe kur, më në fund, arriti në anije, nuk mundi t'i përmbahet tumimit që mos ta përqesh Polifemin. Kiklopi i tërbuar e theu majen e kodrës më të afërme dhe e rroposi në detë nga arrinte zëri i Odiseut. Kur nuk i shkoi për dore të qëllojë anijen, e luti babën e vet Poseidonin, që t'i hakmirret Odiseut. Zoti i detit e çoi në vend lutjen e të birit, ndërkaq Odiseu ka mundur t'u falenderohet zotërave që njerëzve ua kanë ndalur që përpara ta dinë fatin e vet.

Poseidoni së pari nuk ia humbi shpresën Odiseut për kthimin fatlum në shtëpi, e pastaj e përmbyti ne vetë fundin e dëshpërimit. E lejoi që të vijë deri te ujdhesa e Eolit, sunduesit të erërave, i cili e pranon tejet miqësisht dhe i jep në rrugë dhuratë jashtëzakonisht të dobishme. Ky ishte rrësheku prej lëkurës së kaut në të cilin ishin të mbyllura të gjitha erërat përveç Zefirit, i cili është dashur që anijet e Odiseut t'i dërgojë kah brigjet e Itakës. Kur më në fund Odiseu arrin afër ujëdhesës së vet, dy burra nga ekuipazhi i tij fshehurazi e zgjidhin rrëshekun, duke menduar se në të gjendet ari dhe argjendi i cili si plaçkë do t'u shërbente aq shumë. Në atë moment nga rrësheku u vërsulën erërat dhe, duke iu gëzua lirisë së vet, e shkaktuan shtërngatën e tmerrshme dhe pastaj të ndëgjueshme u kthyen në ujëdhesën e patronit të tyre.Kjo vetvetiu nuk do të ishte asgjë e keqe, sikur mos të kishin tërhequr pas vetes edhe anijet e Odiseut.

Më kot Odiseu i gjorë kërkonte ndjesë prej Eolit që nuk e ka ruajtur më mirë dhuratën e tij, dhe më kot përpiqej që sërish ta fitojë hirin e tij. Eoli deklaroi se ai i cili kundër vetës di ta drejtoj dhuratën e mikut, me siguri se nuk e duan zotërat dhe e dëboi Odiseun pa shpresë për erë të mirë.

Në rrugë prej ujëdhesës së Eolit Odiseu bredhi nëpër hapësira të panjohura dhe më në fund arriti deri te ujëdhesa ku jetonin lestrigonët. Si u bind së shpejti këta ishin viganë të ngjashëm me kiklopët, poashtu njerëzngrënës. Anijet e Odiseut pa kurrëfarë paralajmërimi i sulmuan me breshëri trungjesh, gurësh dhe shkëmbinjësh, kështu që të gjitha anijet i asgjësuan përveç njërës e cila kishte lëshuar spirancë afër ujëdhesës, larg bregdetit. Në të pastaj me një grup shokësh iu shmang fatit të shokëve të vet, prej të cilëve lestrigonët ia përgatiten vetes gostinë njerëzngrënëse.

Pas lundrimit të gjatë anija e Odiseut, e bartur me erërat kah brigjet e ujëdhesës, që quhej, Ea, në të cilën jetonte falltorja Kirka, e bija e Heliut, zotit të diellit. Odiseu zbarkoi në ujëdhesë duke mos parandier se aty do të duhej të jetojë një vit. Njerezit që Odiseu i dërgonte në vëzhgim Kirka me lëvizjen e shkopit të vet magjik i shndërronte në derra: e fitonin kokën dhe trupin e derrave, ungëronin dhe gërmonin tokën, por u kishte mbetur vetëm arsyeja njerëzore. Mirëpo, Odiseu nuk ia lë fatit të tyre dhe u nis te Kirka për t'i shpëtuar. Guximi i tij i pëlqeu zotit Hermes, i cili ia dha bimën që magjitë e Kirkës i bënte të paafta dhe e këshilloi që me shpatë dhe kërcënime se do ta vriste ta detyrojë të premtojë që shokëve të tij t'ua kthejë pamjen njerëzore. Kirka ia premtoi këtë, por me kusht që një vjet të mbesë në ujë dhesan e saj dhe që ta shoqërojë në vetminë e saj. Pasi që nuk pat zgjidhje tjetër, Odiseu e pranoi këtë. Te Kirka nuk e pat keq dhe me të madje edhe u miqasua shumë. Përkundër kesaj, ai me plot kuptimin e fjalës iu gëzua ardhjes së ditës kur mundi të kërkojë prej falltores që t'i japë leje për të shkuar në shtëpi.

Kirka e plotësoi premtimin e vet dhe miqësisht i përcolli Odiseun dhe shokët e tij. Përveç dhuratave e këshilloi që në rrugë për në shtëpi të ndalet në hyrje të botës nëntokësore dhe ta thërrase shpirtin e Tireziut, magjistarit teban, i cili do t'i thotë se çka e pret dhe se çka duhet të bëjë për t'u kthyer me fat në shtëpi. Ishte kjo detyrë tejet e rëndë, por Odiseu nuk nguroi.U nis për në veriun e largët, në atdheun e kimerasve kugjendej hyrja në botën nëntokësore. Në vendin ku nga shkëmbi i lartë uji derdhet në Akeront, lumin e botës nëntokësore, Odiseu u flijoi kurbanin hijeve të të vdekurve dhe e thirri Tireziun. Nga ky mësoi se i kishte vdekur e ëma, por se bashkëshortja e tij, Penelopa, i biri Telemaku dhe babai plak, Learti, e presin ditën e kthimit të tij me gjithë shokët të cilët janë me ta, vetëm në qoftë se dikush prej tyre nuk e fyen Heliun, zotin e diellit. I gëzuar që mundi ta braktisë perandorinë e zymtë të Hadit, Odiseu sërish u kthye në ujëdhesën e Kirkës. Dhe sërish u dridh nga tmerri kur prej saj dëgjoi, se ku do të jetë i detyruar të kalojë.

Së pari ishte i detyruar të kalojë pranë ujedhesës së Sirenave, zërit e magjepsur të të cilave njeriu nuk mund t'i përballonte dhe kur shkelte në bregdet i vërsuleshin në të dhe ia thithnin gjakun. Për këtë arsye Odiseu shokëve të vet ua mbylli veshët për të mos dëgjuar zjërin e Sirenave. Vetë urdhëroi që të lidhet për katart dhe urdhëroi poqese kërkon dhe lutet që ta lironin nga litarët që e lidhin, le ta shtërngojnë edhe më tepër. Pasi që lundruan me fat pranë ujëdhesës së rrezikshme, plot e përplot me eshtra të marinarëve të ngashnjyer, vërejtën dallgët e forta të detit dhe dëgjuan bubullimën e tmerrshme. U gietën para ngushticës detare në të cilën në njerën anë u kanosej përbindëshi Scilla dhe nga ana e tjetër vorbulla e furishme Karibda. Odiesu nuk mund t'u thotë shokëve të vet se kah të lundrojnë - por se nga proverbi e kanë pasur të njohur se ai i cili i shmanget Karibdës do të bie si viktimë e Scillës. Prandai u ka urdhëruar që mos të shikojnë as djathtas as majtas, por se me gjithë fuqitë le t'i lëvizin remat drejt përpara. E dëgiuan, por përkundër kësai gjashtë vetë u vranë: deri sa u përpoq që t'i shmanget Karibdës, nuk i kushtoi kujdes Scillës e cila ia rrëmbeu gjashtë njerëz nga pupa dhe ia përbiu. Më kot shpresonte Odiseu se më në fund, u iku të gjitha të këqiave në botë. Në horizont u duk ujëdhesa e mrekullueshme. Quhej Trinaki dhe ishte pronë e Heliut, zotit të diellit. Kirka me seriozitet të madh ia pat bërë me dije që mos të ndalet në ujëdhesë. Shokët e molisur e detyruan Odiseun që aty të ndalet për t'u shlodhur. Posa zbarkuan i pa zoti Poseidon dhe e lëshoi një shtrëngatë të tmerrshme, kështu që u bë e pamundur dalia me anije. Për disa ditë nuk mund ta durojnë më urinë e cila i mundonte, por Odiseu i detyroi që të përbetohen se nuk do të prekin në gjedhët që jetonin, në ujëdhesë për arsye se ato janë pronë e zotit Heli. Por njerëzit pritnin deri sa ta zëjë giumi Odiseun dhe pastai, pavarësisht nga betimi i dhënë, i therën disa gjedhe. Lëkurat e rjepura filluan të rrëshqasin nëpër tokë, ndërkaq mishi i ngulur në heje, buluriste sikur gjedhët e gjalla. Kur e pa këtë Heliu prej karrocës së vet diellore, u hidhërua shumë. Gjatë shetitjes me karrocë nuk mundi ta lëshonte vendin e vet në karrocën diellore dhe të zbresë në tokë, prandaj kërkoi prej Zeusit që ai t'i hakmerret për të. Zoti suprem ia pranoi lutjen e tij kur anija e Odiseut lundroi në hapësirën e detit, shkaktoi shtrëngatë të furishme dhe anijen e gjuajti me rrufe. Të gjithë u mbytën në dallgët e shkumuara. Shpëtoi vetëm Odiseu i cili nuk e fyejti Heliun, duke u kapur për një copë katarte.

Përsëri Odiseu u detyrua të kalojë pranë Scillës dhe Karibdës. Doli me sukses në saje të fuqive dhe vullnetit të vet. Pas nëntë ditë notimi pa ngrënë dhe pa pirë, dallgët e hudhën në bregdet. Por shpëtimin e vet e pagoi shtrenjtë: ishte kjo ujëdhesa Ogigia, vendi i nimfës së fuqishme Kalipsa, e cila nuk i lejoi që të shkojë nga ujëdhesa plot shtatë vjet. Ndonëse i ofroi të gjitha të mirat e kësaj bote, për çka do t'i kishin zili edhe zotërat, Odiseu në thellësi të zemrës së vet ka qenë i pakënaqur: në mënyrë të flaktë dëshironte që të kthehet në vendin e vet.

Në atë kohë gjendja në Itakë ishte tejet e vështirë. Atje vinin njerëzit nga vendet e ndryshme për ta bindur bashkëshorten e Odiseut, Penelopën, për t'u martuar sërish, sepse me siguri është e vejë. Asnjëri nuk kënaqej me refuzimin e saj të prerë dhe asnjëri nuk largohej. Me kohë aty u tubuan njëqind e tetë vetë. Sado që krushqarët e Penelopës ishin për nga mendimi dhe vepra të ndryshëm në një gjë plotsiht pajtoheshin: me gadishmërinë e e vet që kohën e pritjes së vendimit të Penelopës ta kalojnë në ngrënie dhe pije në llogari të Odiseut. Më në fund e detyruan Penelopën që të pranojë të martohet sërish. I shkoi për dore që vetë ta caktojë ditën kur do ta shpallë vendimin e vet: do të jetë atëherë kur babait të Odiseut t'ia bënte petkat e vdekjes. Atë që ditën e kishte bërë, natën e kishte prishur. Kjo i shkon për dore brenda tri vjetëve që tundonjësit e vet t'i gënjejë për të fituar në kohë. Pastaj krushqarët marrin vesh mashtrimin sepse këte ua bëri me dije një shërbëtore e Penelopës dhe e detyruan qe t'u japë fund rrobave të funeralit.

Telemaku nuk pati fuqi për ta mbrojtur nënën prej tunduesve agresivë. Andaj e thirri kuvendin, i cili do të duhej t'i ftonte krushqarët që të heqin dorë nga kërkesa dhe të shkonin. Tunduesit, ndërkaq, e shpartalluan kuvendin dhe disa në mesin e tyre, ata më të pafytyrët, deklaruan se Odiseun, poqese për çdo rast paraqitet, do ta vrasin. Pas kësaj Telemaku vendosi të shkojë në botë për ta kërkuar babain. Te Menelau, mbreti i Spartës, më në fund, mësoi se Odiseu është gjallë dhe se është i zënë rob në ujëdhesën e nimfës Kalipso që nuk po e lejonte të kthehej në shtëpi. Telemaku menjëherë shkoi te nëna e vet me këtë lajm, por hyjnesha Athena ia bëri me dije që mos të shkojë drejt në shtëpi, sepse krushqarët janë duke e ruajtur dhe dëshirojnë ta vrasin.Telemaku andaj zbarkoi në kepin e parë të Itakës të cilët i afrohej anija e tij dhe shkoi te bariu Eume, shërbëtori besnik, që në shtëpinë e tij ta gjejë strehimin. Aty e ndeshi plakun e panjohur. Siç u tregua së shpejti, ky plak nuk ishte askush tjetër, por vetë Odiseu.

Zotërave më në fund iu dhimb Odiseu dhe pas shtatë vjetëve e detyruan nimfën Kalipsa që ta lëshojë të shkojë në shtëpi. Odiseu e ndërtoi një trap dhe e hudhi në det. Lundroi aq gjatë deri sa nuk e pa Posidoni dhe, nga urrejtja dhe armiqësia e vjetër, ia shkatërroi trapin. I pamposhtur nga goditjet e reja të fatit, Odiseu notoi plot dy ditë kah bregdeti i largët deri sa nuk pat sukses të arrijë deri te buzëderdhja e lumit të qetë, ku doli në breg dhe i lodhur ra në një gjumë të rëndë. Kur u zgjua, pranë vetes e pa një vashë të bukur e cila atje bashkë me shërbëtoret e veta erdhi të lajë tesha. Ishte kjo Nauzikia, e bija e mbretëreshës Areta dhe bashkëshortit të saj Alkinout, mbretit të vendit të lumtur të feakasve. Nauzakia e çoi Odiseun në shtëpi të babait të vet i cili e pranoi miqësisht dhe për nderë të tij shtroi gosti dhe organizoi gara sportive me disiplina të ngjashme si në Olimpiadat e mëvonshme. Pastaj i dha dhurata të begatshme Odiseut dhe ia dha anijen e cila e ka zbarkuar në bregdëtin në afërsi të shtëpisë së Eumeut. Që krushqarët mos ta vrasin, Athena ia la pamjen e lypsit plak. Në këtë pamje Odiseu u takua me të birin e vet.

Në Itakë u kthye në çastin e fundit: Penelopa i kishte shpenzuar të gjitha mjetet me të cilat e vononte vendimin e vet. Prandaj, nën presionin e krushqarëve, i hapi garat për dorën e saj që do të duhej të mbahen që në ditën e nesërme. Urdhëroi që të sillet harku i rëndë i Odiseut dhe dymbëdhjetë sopata: ai i cili me shigjetë do të qëllojë vrimat e të gjitha sopatave të ngulura njëra pas tjetrës në tokë, do të bëhet burri i saj.

Në vigjilen e garave Telemaku e sjell Odiseun në pallatin mbretëror. Askush nuk e njohti përveç Argut, qeni plak i cili më nuk ka mundur të ngritet prej vendit në të cilin rrinte i shtrirë. Duke lypur lëmoshë Odiseu i vështroi hollësiht luftëtarët e pranishëm, prej të cilëve mori vetëm fyerje. Për të u angazhua vetëm Penelopa e cila me bujarinë e vet nuk lejoi që në shtëpinë e saj të fyhen madje as lypsat dhe i urdhëroi shërbetores Euriklea që t'ia lajë këmbët dhe t'ia përgatisë shtrojën siç i ka hije musafirit. Euriklea, dada e moçme e Odiseut, sipas vrragës në këmbë, e njohu kend e ka përpara, por asgjë nuk zbuloi, sepse ia ndali Odiseu. I panjohur prej krushqarëve, madje edhe prej bashkëshortes së vet, Odiseu përherë të parë pas njëzet vjetësh e kaloi natën në shtëpinë e vet dhe e shfrytëzoi mirë për përgatitjen e planit për ditën e ardhshme.

Në mëngjes krushqarët e shikonin harkun e Odiseut me admirim dhe së pari ia dhanë Telemakut për ta ngrehur. Kur kjo këtij nuk i shkoi për dore provuan secili veç e veç, por u mungonte fuqia. Vendosën pra, që të forcohen me ushqim dhe u nisën në odën e ngrënies. Atëbotë Odiseu i luti që t'i lejojnë që edhe ai ta provojë fatin. Në vend të përgjegjes krushqarët e përqeshën. Më në fund magjithatë, në lutje të Penelopes, ia dhanë. Odiseu pa kurrëfarë mundi e ngrehu harkun, u ul në prag të derës së hyrjes, e ngrehu harkun dhe me të parën i goditi të dymbëdhjetë vrimat e sopatave.

Por kjo nuk qe e vetmja befasi Odiseu u ngrit, i hoqi nga vetja leckat e lypsit dhe u paraqit para krushqëve në pamjen e vet të vërtetë, të cilën Athena, në atë çast, ia riktheu. E mori shigjetën nga qesja e vendosi në hark dhe e drejtoi kah Antinou, më i paftyri prej të gjithë krushqarëve dhe me një shigjetë ia shpoi fytyin, menjëherë pastaj e vrau edhe tjetrin. Kur shënjoi për të tretën herë krushqarët e tmerruar u turrën kah muri i sallës ku ishin të varura armët e tyre - por Odiseu më parë kishte urdhëruar që fshehurazi t'i largojnë. Për mbrojtje u kishin mbeutr vetëm shpatat e shkurtëra dhe orenditë në sallë, mirëpo, përkundër kësaj, nuk u dorëzuan. U zhvillua betejë e ashpër. Mbarimin e saj nuk e ndryshoi as fakti që Melanteu, skllavi trathtar i Odiseut më vonë ua solli krushqarëve armët e tyre. Odiseu me ndihmën e Telemakut i vrau deri te i fundit dhe nuk e kurseu asnjërin prej ndihmësve të tyre - me përjashtim të lajmëtarit, Medonti dhe këngëtarit Femiu, të cilët u kanë ndihmuar kundër vullnetit të tyre.

Pas këtij ngadhënjimi Odiseu ka qenë i detyruar të japë edhe një provim. Penelopa, së cilës gjatë vitëve të tëra të mungesës së tij i kishte ngulitur thellë pabesia ndaj mashkujve, nuk besonte se para vetes e kishte burrin e vet. Kur e kërkoi shtratin, shërbëtoreve u urdhëroi që t'i shtrojnë shtratin mbretëror në odën e madhe. "Kush paska qenë ai burrë që e shkuli shtratin? Njeri më botë një gjë të tillë s'do t'i mundte. Unë vetë e bëra dhe askush tjetër", pyeti Odiseu i befasuar. „Pastaj këputa degët, duke e prerë mbi rrënjë ullirin, e zdrukthova mirë dhe e limova, mirë me pe e mata dhe me të bera bazën ku do të ngritej shtrati. Por nuk e di e grua, nëse ky shtrat gjendet gjithnjë aty apo është hequr andej duke prerë trangun sipër rrënjësh".

Penelopa mandej klithi me gëzim: „Mos u zemro me mua, Odise i dashur që nuk të përqafova sa të pashë. Sa herë frika m'ka zënë mos një shtegtar po vjen e më gënjen me fjalë të bukura. Tani që m'i tregove qartë ,të gjitha shenjat e shtratit tonë, që njeri tjetër s'i dinte përveç nesh".

Odiseut nuk i gjendej më asgjë në rrugë për të marrë pushtetin në shtëpi të vetën dhe në tërë mbretërinë e vet. Dhe për të qenë çdo gjë në rregull, zoti suprem Zeusi, në lutjen e bijës së vet, Athenës, e shleu nga kujtesa e gjithë njerëzve hakmarrjen për atë që dikur Odiseu ua ka bërë ndonjë të keqe, duke e gjykuar kështu: "Le të përbetohen me besimin e fortë, dhe Odiseu le të mbetet tek ata mbret, dhe ne ta bëjmë gjakun, që djemt dhe vellezërit e vet le t'i harrojnë, le të duken si edhe më parë, dhe le të ketë paqë dhe begati tek ata".

A janë plotësuar fjalët e Zeusit nuk dihet. Nga Homeri nuk mësojmë asgjë për përjetimet e Odiseut. Gjoja se ka qenë i detyruar që ta ndërmarrë edhe një udhëtim të gjatë nëpër viset greke madje me rema në krah. Këtë shtegëtim është dashur ta përfundojë kur Odiseu do ta ndeshte njeriun që do ta pyeste se çfarë remash të çuditshëm po bante - mirëpo, a do të gjendej në tokën greke në mesin e detit të gjerë njeriu i cili nuk do të dinte për remin?

Sipas veprave të mëvonshme poetike Odiseu, kinse, pas shumë viteve u vra nga dora e Telegonit, djalit të vet të dytë të cilin e lindi magjistarja Kirka pas largimit të tij nga ujëdhesa Eea. Telegoni, gjoja se u përlesh me Odiseun në dyluftimin i cili u shkaktua kur ai po e kërkonte babanë, arriti në Itakë, ku shokët e tij e kishin nxitur zënkën. Duke mos menduar se iu ka kundërvënë babait të vet, Telegoni e goditi me shpatë. Pastaj, thonë se trupin e tij e qoi në ujëdhesën e magjistarës Kirka, nënës së vet, dhe atje ia organizoi funeralin e madhështor.

Poqese Odiseut, krahas disa kreshnikëve të tjere u është dhënë përpjetësimisht më së shumti vend në të njëjtën kohë i është kushtuar edhe më së paku. Duhet vetëm të përkujtojmë faktin se Odiseja personazhi kryesor i së cilës është Odiseu, numëron 12.103 vargje, ndërsa në Iliadë Homeri e përmend plot 118 herë. Përveç kësaj Odiseu është një nga personazhet më të përpunuara të epeve të Homerit dhe të tragjedive greke, e mos të përmenden veprat më të vogla. Nën emrin Uliks (Ulixes-Ulikises) u ringjall pastaj në veprat e poetëve romakë. Mbeti trim par excellenca gjatë gjithë kohërave: gati nuk është i mundur të caktohet se sa autorë e kanë trajtuar ose kreativisht e kanë transponuar figurën e tij, dhe edhe sa do ta bëjnë këtë - në veprat e dramës, në romanet, poezitë, në film, në kompozime muzikore dhe në të gjitha fushat e arteve figurative.

Vepra figurative me temën nga Odisea vetëm në vaza janë ruajtur më se një mijë. Nga këto me pamje në të cilën paraqitet Odiseu janë gati dyqid: Ikja e Odiseut prej Polifemit në më se tridhjetë ekzemplarë (prej tyre shumica nga mesi i shek VI para e.s.), Odiseu e verbon Polifemin në dymbëdhjetë (më e lashta është nga mesi shek. VII para e,s., dihe sot gjendet në Muzeun e Eleuzinës dhe në Luvër të Parisit), Odiseu dhe Kirka në njëzet e katër (më e lashta nga fillimi i shek. VI para es. dhe sot gjenden në Muzetë në Boston, Berlin, Tarent dhe Athinë), Odiseu dhe Sirenat ne katërmbëdhjetë (dy më të lashtat janë, siç duket nga mesi i shek. VI para e.s. idhe gjenden në Muzeun Kombëtar Arkeologjik në Athinë dhe në Muzeun Universitar në Tubingen (Tybingen), Odiseu me dërgaten te Akili, poashtu në katërmbëdhjetë, ndërkaq, Odiseu dhe Penelopa, vetëni në një ekzemplar dhe ky i kohës mjaft të vonë (giendet ne Muzeun e vjetërsirave në Parmë).

Paraqitja më e lashtë e njohur e Odiseut gjendet në vazë të stilit gjeometrik, me siguri nga shek. VIII para e.s., dhe gjendet në Antikvarin e Mynihut. Edhe piktura murale më pamjen e Odiseut janë ruajtur mjaft: Odiseu te Akili në Skyros, Odiseu dhe Penelopa, Odiseu dhe Sirenat janë me origjinë nga Pompejët (rreth vitit 60 të e.s., dy të parët gjenden në Muzeun Kombëtar në Napoli, e treta në Muzeun Britanik në Londër). Edhe në një varrezë etrure në Tarkvini është zbuluar një pikturë e Odiseut, mjaft e dëmtuar që e paraqet Odiseun që e verbon Polifemin (përafërsisht është e vitit 210 të e.s.).

Prej veprave të kohës më të re, poashtu të shumta, po i përmendim të pakten Odiseun te feakët të Rubensit (rreth viti 1638, sot gjendet në Palaco Piti të Firencës), Odiseun me Nauzakinë të Lastmanovit (nga viti 1619, sot gjendet në Pinakotekën e Mynhiut), Odiseu qe e përqesh Polifemin, piktura e Tarnerit (rreth vitit 1829, sot gjendet në Galerinë Kombëtare të Londrës dhe për shkak të popullaritetit të dikurshëm dhe ciklit të ilustrimieve për Odisenë të Friedrich Preller (Fridrih Preller) nga mesi i shek. XIX, le t'ia bashkangjesinm kësaj edhe Kthimi e Odiseut në stilin e kubizmit të William Robertsit (Villiam Robertsit), nga viti 1913 (sot gjendet në Galerinë Tate në Londër).

Sa u përket veprave të letërsisë botërore që në ketë vend nuk mund të mos përfshihen, le ta përmendim vetëm Odiseun, epin filozofik të Nikos Kazaritazakisit (Kazanzaçit), prej 33.333 vargjeve (viti 1938), dhe - ndonëse këtu kemi të bëjmë me transponimin simbolik - romanin Uliks të James Joycesit (Xhems Xhojsit), viti 1922. Prej të tjerave po e përmendim filmin e S. Kubrickit 2001: Odiseu në gjithësi (1968).

Dhe si kompenzim për këtë pasqyrë jo të plotë: përpjekja për t'u përgjegjur në dy pyetje lidhur me Odiseun. Së pari ka të bëjë me udhëtimin e tij. Përpjekjet që ky të rekonstruktohet edhe sot janë njësoj të shumta sa edhe tërheqëse sikurse në antikë. Ndërkaq, problemi qëndron në atë që Homeri pjesërisht i përshkruan vendeve të cilat vetë i ka njohur dhe pjesërisht vendet për të cilat vetem ka dëgjuar. Si të parat ashtu edhe të dytat i vendos në viset të cilat sipas të dhënave mbi kohën dhe drejtimin e udhëtimit të Odiseut nuk mund të përcaktohen saktësisht. Prandaj mund të konstatohet se udhëtimi i Odiseut nuk u pergjigjet të dhënave koherente dhe gjeografike reale të cilës do pjesë të botës. Tek e fundit Odisea nuk është kurrëfarë „udhë përshkrimi". Mirëpo, ujëdhesa Itaka, sipas përshkrimeve të Homerit, mundet me plotë besim të identifikohet me Itakën e sotme, ujëdhesën afër bregdetit veriperëndimor të Greqisë. Kërkimet arkeologjike në të kanë dëshmuar ekzistimin e një vendbanimi akeas nga koha para luftës së Trojës.Çështja tjetër është se a janë Odiseja dhe Iliada vepër e të njëjtit autor. Çështja është pjese përbërëse e „problemit homerik" tejet të ndërlikuar, që shkenca nuk e ka zgjedhur, ende bindshëm. Numri më i madh i hulumtuesve sot mendon (për dallim nga shekulli i kaluar) njësoj si në antikë: të dy epët janë vepër e të njëjtit poet i cili në to e ka shkrirë "xehen e papërpunuar" të tregimeve dhe epeve greke në "flori të pastër" të Iliadës dhe Odisesë. Poashtu njësoj shkencëtarët pajtohen me mendimin që të dy epet shprehin të njejtën shkallë të zhvillimit të shoqërisë greke dhe në thelb janë të së njëjtës kohë. Mbi këtë kohë, ndërkaq, ndër shkencëtarët nuk ka unitet: dominon mendimi se krijimi i Iliadës dhe i Odisesë vendoset në shek. IX para e.s; disa hulumtues madje e vendosin edhe në shek. XII-XI. para e.s., ndërsa të tjerët në shek. VII-VI para e.s. Në të dy epet, ndërkaq, gjenden elementet madje edhe të periudhës mikenase, gjegjësisht të shek. XVI-XIV. para e.s. Më e dhëmbshme nga gjithë kjo, është që për poetin e Iliadës dhe Odisesë, për poetin më të madh të të gjitha kohërave dhe të të gjithë popujve nuk dimë asgjë. Nuk dimë as ku ka lindur dhe as ku ka vdekur. Nuk dimë asgjë të sakët për jetën e tij, dimë vetëm për emrin e tij - Homer. Redaktoi:Rilind Mushica.