Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Krijimi i SHBA-ve

Banorët e parë të njohur në territorin e sotëm të Shteteve të Bashkuara besohet të kenë ardhur aty gjatë një periudhe prej disa mijëra vitesh, e cila filloi diku rreth 15,000 - 50,000 vjet më parë, duke e kapërcyer Beringinë për në Alaskë.[1][2] Prova të qarta të vendosjes së këtyre kulturave në territorin që më vonë do të bëhej ShBA datojnë prej 14,000 vite më parë.[3]

Hulumtimet kanë zbuluar shumë për banorët e parë vendasëAmerikën veriore siç shpejgohet nga Cyrus Thomas.[4] Njerëzit e Kolombosit bënë zbarkimin e parë të dokumentuar të botë-vjetërsve në territorin e sotëm të Shteteve të Bashkuara kur arritën në Portoriko gjatë udhëtimit të tyre të dytë më 1493.[5] Juan Ponce de León, i cili arriti në Florida1513,[6] konsiderohet Evropiani i parë që shkeli pjesën kontinentale të Shteteve të Bashkuara, megjithëse sipas disa provave, John Cabot mund të ketë arritur Anglinë e re1498.[7]

Në fillimet e tyre, Shtetet e Bashkuara përbëheshin nga trembëdhjetë koloni, që ishin shtetet e sotme që okupojnë po të njëjtin territor që kishin edhe kur ishin koloni Britanike. Kolonistët amerikanë i mposhtën Britanikët në Luftën Revolucionare Amerikane të viteve të 1770-ta dhe shpallën pavarësinë1776. Shtatë vite më vonë, nënshkrimi i Traktatit të Parisit zyrtarisht ia njohu pavarësinë nga Britania e madhe.[8] Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, zgjerimi i territorit amerikan drejt perëndimit filloi, mbi besimin në Fatin e Manifestit, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do të okuponin të gjithë tokën e amerikës veriore nga lindja në perëndim, nga Oqeani Atlantik e deri tek ai paqësor. Më 1912, me hyrjen e Arizonës në Union, Shtetet e Bashkuara ia arritën qëllimit. Shtetet e Alaskës dhe Hawaiit u paranuan të dyja më 1959.

E ratifikuar më 1788, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara shërben si ligj suprem amerikan në organizimin e qeverisë; Gjykatës supreme është përgjegjëse për ligjin Kushtetues. Ka pasur mjaft përparim social prej shekullit të 19-të; këto zhvillime janë reflektuar gjerësisht në Kushtetutë. Skllavëria u ndalua më 1865 nga Amandamenti i Trembëdhjetë i Kushtetutës Amerikane; Amandamenti i Katërmbëdhjetë dhe Pesëmbëdhjetë që e pasuan atë garantonin shtetësi për të gjithë personat e natyralizuar brenda territorit të Shteteve të Bashkuara dhe të drejtë vote për personat e të gjatha racave. Në vitet e mëvonshme, të drejtat civile u zgjeruan për gratë dhe amerikanët me ngjyrë, pas lobimit të aktivistëve socialë.Amandamenti i Nëntëmbëdhjetë i Kushtetutës Amerikane ndaloi diskriminimin gjinor në të drejtëne votës; më vonë, Akti i të Drejtave të Njeriut i 1964 dënonte si krim ndarjen ose veçimin e personave sipas racave në vende publike.

Epoka Përparimtare shënoi një kohë të zhvillimit ekonomik të Shteteve të Bashkuara, duke u zhvilluar në Të njëzetat hungëruese (Roaring Twenties). Sidoqoftë, Rënia e Wall Street më 1929 çoi tek Depresioni i madh, një kohë e rënies ekonomike dhe papunësisë së lartë. Rrjedhimisht, qeveria amerikane themeloi "New Deal" (Marrëveshjen e re), një seri e reformave dhe programeve që kishin për qëllim të asistonin ata që prekeshin nga Depresioni. "New Deal" kishte sukses të ndryshueshëm. Siqodoftë, kur Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e dytë botërore në dhjetor 1941, ekonomia shpejt u rimëkëmb, madje aq sa ShBA-të u bënë superfuqi botërore në agim të Luftës së Ftohtë. Gjatë Luftës së ftohtë, SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik ishin dy superfuqitë e botës, por me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara mbetën superfuqia e vetme në botë. Stampa:TOClimit

Vendndodhja - Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Vendndodhja - Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Pavarësia e 13 kolonive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si pasojë e rezistencës ndaj tatimeve u zhvillua Lufta e Pavarësisë së Amerikës nga 1775-ta deri më 1783-ta. Kështu më 4 korrik 1776 13-të kolonitë angleze shpallin pavarësinë. Ndërsa më 1783, Britania e Madhe e njohu pavarësinë e tyre dhe ju dha edhe tokat prapa tyre deri tek lumi Misisipi (Mississippi). Për shkak të kushtetutës së federatës të nxjerr në 17 shtatorë 1787, më 1789 Xhorxh Uashingtoni shpallet President i Shteteve të Bashkuara Amerikane.

Me blerjen e tokave në vitin 1803 sipërfaqja e ShBA-së shtrihej në tërë hapësirën në mes të Misisipit dhe maleve Roki (Rocky Mountains). Shtrirja tjetër e kufirit vazhdojë në vitin 1819 kur kësaj pjese ju bashkua edhe Florida e cila në atë kohë ishte spanjolle. pas një lufte të suksesshme ndaj Meksikës më 1848 kufiri u shtrin edhe mbi Arizonën Meksikën e Re dhe Kaliforninë. Këtyre ju bashkohet më 1845 edhe Teksasi (Texas), më 1867 Alaska e blerë nga Rusia. Më këtë përfundon edhe shtrirja e territorit të ShBA-ve deri në ditët e sotshme.

Perëndimi i Egër[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për politikën e jashtme të ShBA-së u bë e rëndësishme futja e doktrinës së Monros (Monroe Doctrin) në vitin 1823. Pushtimi në "Perëndimin e Egër" deri në Oqeanin Paqësorë, pushtim i cili u bë me të shpejtë me vendosjen e mërgatës nga Evropa. Ky migrimi brenda vendit, popullzimi i perëndimit lidheshin me valët e emigrantëve të cilët i jepnin shtytje të fortë përpara ekonomisë. Shtrirja e popullsisë ishte po ashtu e lidhur ngushtë edhe me dëbimin e Indianëve nga tokat e tyre në lindje të Misisipit dhe shkatërrimin e vendbanimeve të tyre në perëndim të shtetit të Arkansasit dhe Misurit (Missouri). Në këto pjesë Indianët vende-vende kishin vendbanimet e tyre, vende të cilat sot janë si rezervate Indiane.

Demokratët dhe Republikanët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ndërkohë lindin konflikte  mes shteteve të industrializuara veriore dhe shtete agrare jugore me fushat e pasura të mëndafshit që i mbanin me punën e skllaveve të cilët edhe i sundonin nga aspekti shoqërorë, kulturorë e politik. Konfliktet shumohen dhe ndër to merr një rolë të madh edhe përdorimi i skllaveve në prodhim si dhe shtypja e tyre. Nga këto konflikte lindin partitë e "Demokratëve" dhe "Republikanëve" si më të mëdhatë ballë-për-ballë njëra tjetrës..

Përgjatë kohës nën udhëheqjen e Abraham Linkëlit (A.Lincoln), shtete jugore nga Virgjinia deri te Teksasi, më 1860/61 shpallin secesionin dhe krijonin Konfederatën e Shteteve të Amerikës. Mirëpo Konfederata pëson humbje të rëndë në luftën e përgjakshme që në historinë e këtij vendi ka hyrë si Lufta e Secesionit nga 1861 deri më 1865. Skllavëria si formë e sistemit sundues me këtë bie poshtë edhe përkundër faktit që barazia qytetare e të zinjve (popullata me prejardhjeje Afrikane) nuk u arrit. Në kohën pasuese me ndihmën e mbrojtjes së lartë doganore dhe shtrirjes së rrjetit hekurudhorë vazhdon në shkallë të madhe përparimi i industrisë.

Më 1918 bëhet aneksimi i ishujve të Havait (Hawaii) dhe po të njëjtin vit Spanja i lëshon Filipinet, Guamanë (Guam) dhe Porto Rikën (Puerto Rico). Lëshimet që kishte bërë Spanja i mundësuanë në përgjithësi njohjen e ShBA-ve si fuqi e madhe botërore. Kështu me ndërtimin e kanalit të Panamasë të filluar më 1903/04 e të lëshuar në qarkullim më 1914 ShBA-ja e përmbyllë dominimin e saj në Amerikën e Mesme.

Lufta e I-rë Botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Presidenti demokrat që udhëhoqi Amerikën nga 1913-1921 V. Vilsoni (Wiliem Wilson) në fillim të luftës së I-rë botërore deklaroi se ShBA-ja do të mbetej neutrale në luftën që zhvillohej nga ana e Gjermanisë perandorake në vitin 1917-të. Iniciativa e tij për krijimin e Lidhjes së Kombeve u refuzua në Marrëveshjen e Versait nga ShBA-ja. Konferenca e Uashingtonit 1821/22 e lartësonte Amerikën në nivelin më të lartë, të barabartë me fuqinë e flotës britanike.

Al Kapone[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë viteve 1920-1933 Shtete e Bashkuara Amerikane përfshihen nga kriminaliteti i organizuar që paraqitej me tregtimin e alkoolit dhe që në histori ka hyrë si koha e Prohibicionit (Prohibition). Nga kjo kohë dalin emra të njohur të mafisë ndër të cilët dallohet Al Kapone (Al Capone).

Me rastin e Krizës Ekonomike Botërore, presidenti F.D. Ruzvelt (F.D.Roosevelt) i cili udhëhoqi ShBA-në nga 1933 deri më 1945 ndërmori reforma në ekonomi dhe në politikën sociale me qëllim të zëvendësimit të politikës liberale të ekonomisë me politikë shtetërore (New Deal). Në politikën e jashtme ShBA-ja gjatë këtyre viteve tentonte të ringjallte politiken pan-amerikane në moton "Fqinjësia e Mirë" në Amerikën latine.

Lufta e II-të Botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke përfillur mendimin e Izolacionistëve, ShBA-ja nuk hyri që në fillim në luftën e II-të botërore, por i ndihmonte forcat e vendeve kundër Fuqive të Boshtit. Ndihmat shtohen me të madhe pas vitit 1941 pas futjes në fuqi të Sistemit Lejë Pat (Leih-Pacht-System).

Sulmi i Japonisë në Përl Harbër (Pearl Harbor) më 7 dhjetor 1942-të shkakton shpalljen e hyrjes zyrtare të ShBA-së në luftën e II-të botërore kundër Japonisë. Me hedhjen e bombës atomike në Hiroshimë (Hiroshima) më 6 gusht 1945, ShBA-ja paraqitet si fuqia e parë bërthamore.

OKB dhe Plani Marshall[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me iniciativën e ShBA-së më 26 qershor të po këtij viti thirret në jetë Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe si fuqi botërore ekonomike dhe ushtarake organizojnë Planin Marshall nën presidentin H. S. Truman që udhëhoqi nga 1945-1953-ta. Me këtë planë i jepej një shtyre para ringjalljes së ekonomisë së shkatruar Evropiane dhe rindërtimit të përgjithshëm të Eropës së lodhur nga lufta.

Me doktrinën e presidentit Truman ShBA-ja vendosi themelet e krijimit të mbrojtjes ndaj depërtimit të komunizmit posaçërisht në Evropë, dhe siguronte hapësirën e zhvillimit të lirë të shteteve të pavarura në pjesën perëndimore të Evropës. Me themelimin e paktit të atlantikut veriorë (NATO) më 1949 dhe paktit të pacifikut më 1951 për Azinë jugore, nën udhëheqjen e presidentit D. D. Aizenhouer (D. D. Eisenhower) gjatë viteve të tij 1953-1961 dhe pas tij ShBA-ja siguronë fuqinë politike të saj në botë.

Lufta e Koresë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në luftën e Koresë (1961-1963), ShBA-ja ndërhyjnë në majën e një konflikti të OKB-së, në anën e Koresë Jugore ndërsa në Krizën e pasimit të raketave të ruse në tokën e Kubës (tetor/nëntor 1962), nën udhëheqjen e presidentit J. F. Kenedit (1961-1963) ja arrijnë që të detyrojnë Hrushqovin të ndërpriste mbështetjen ushtarake që i jepte Kubës dhe të mënjanonin shpërthimin e krizës.

Kenedi në politikën e brendshme qëndronte për reforma të ekonomisë e sistemit në përgjithësi e veçanërisht për barazinë e plotë qytetare të të zinjve. Më 22 nëntor të vitit 1963, në Dallas (Teksas) në një paradë ndodhë vrasja e Presidentit Kenedi dhe pasardhësi i tij zgjidhet presidenti L. B. Gjonsoni (L. B. Jonson) i cili udhëhoqi deri më 1969. Gjatë kësaj kohe shpërthen konflikti i Vietnamit në Luftën e Vietnamit si lufta më e madhe pas luftës së II-të botërore; presidenti Gjonson me një ligjin e të drejtave qytetare mundohet të arrijë barazinë e të zinjve; Aktivisti dhe udhëheqësi i lëvizjes për barazinë e të drejtave qytetare të të zive M. L. King vritet në një atentat më 1968. Nga viti 1969 udhëheqjen e ShBA-së e merr përsipër republikani R. Nikson (R. Nixon) të cilit më 1974 i duhej të tërhiqej për shkak të një aferë që në histori ka hyrë si Afera Vatergetë (Watergate). Niksoni e kufizojë pjesëmarrjen e ShBA-sl në luftën e Vietnamit dhe vuri në lëvizje "Vietnamizimin" e konfliktit dhe më 27 janar 1973 vije deri futja në fuqi e marrëveshjes për armëpushim.

Më 1 janar 1979 ShBA-ja vendosë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Popullore të Kinës dhe i ndërpresin me Tajvanin. Nga viti 1977 president ishin Xhimi Karteri (J. Carter) deri më 1981 pastaj Ronald Regani (R. Reagan) deri më 1989, Xhorxh H. Bushi i Vjetër (G. H. W. Bush) deri më 1993, Bil Klintoni (W. J. -Bill- Clinton) deri më 2001. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2000, demokrati Al Gore pësojë humbje nga kundërshtari dhe presidenti i 43-të me radhë i tanishëm Xhorxh H. Bushi i Riu (G. W. Bush).

Superfuqia e vetme botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përfundimi periudhës së pas luftës së II-të botërore në të cilën marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik ishin të vështira e që nga shumë kush thirret Lufta e ftoftë solli për një kohë ko-operim. Gjatë kësaj kohe ShBA-ja ndërhynë në Irak më 1991 me pajtimin e bashkimit Sovjetik dhe më vonë me pajtimin e Rusisë.

Shpërbërja e bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, ndikojë që ShBA-ja të bëjë ndryshime në politiken e saj si superfuqi e vetme botërore. Pas arritjes së kulmit të luftës së fëlliqtë të zhvilluar nga armata dhe ushtria paramilitare serbe në Republikën Federative të Jugosllavisë ndaj civilëve, dhe paaftësisë së Evropianëve, ShBA-ja në rolin e superfuqisë ndërhyn dhe e qetëson për një kohë konfliktin në Ballkan dhe pas ri-marrjes së ofensivave (1999) të ushtrisë së Sllobodan Millosheviçit kundrejt popullsisë civile të Kosovës, marrin rolin udhëheqës për bombardimin e ofensivave dhe pjesëve tjera të Serbisë. Pas përfundimit të luftës angazhohen për vendosjen e paqes në Ballkan. Në kuadër të këtij procesi më 2007 presidenti Bush viziton Tiranë si qendër e paqes Ballkanike.

  1. ^ "Bering land bridge". Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2014. Marrë më 26 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ http://www.nps.gov/bela/html/history.htm
  3. ^ last=Wilford|first=John Noble|title=Evidence Supports Earlier Date for People in North America|url=http://www.nytimes.com/2008/04/04/science/04fossil.html |work=The New York Times|date=2008-04-04
  4. ^ http://www.siu.edu/~anthro/muller/Thomas/Thomas.html Arkivuar 31 dhjetor 2008 tek Wayback Machine | title = Cyrus Thomas, 19th Century Synthesis and Antithesis | accessdate = 2008-10-07 | author = Jon Muller, Department of Anthropology | date = 1996 | format = HTML | publisher = Southern Illinois University
  5. ^ http://www.bartleby.com/65/co/ColumbusC.html%7Cencyclopedia=The Arkivuar 20 prill 2020 tek Wayback Machine Columbia Encyclopedia|edition=6th|date=2007
  6. ^ http://www.bartleby.com/65/po/PoncedeL.html%7Cencyclopedia=The Arkivuar 20 prill 2020 tek Wayback Machine Columbia Encyclopedia|edition=6th|date=2007
  7. ^ http://www.bartleby.com/65/ca/Cabot-Jo.html%7Cencyclopedia=The Arkivuar 20 prill 2020 tek Wayback Machine Columbia Encyclopedia|edition=6th|year=2007
  8. ^ url=http://usinfo.state.gov/products/pubs/histryotln/road.htm%7Cwork=Outline[lidhje e vdekur] of U.S. History|publisher=America.gov|date=November 2005|accessdate=2008-04-21