New Deal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kursi i Ri paraqet një varg reformash në ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kishte për qëllim zbutjen e papunësisë dhe varfërisë masive që ishte shkaktuar nga kriza globale ekonomike në atë kohë. Papunësia kishte arritur deri në 25%.Kursi i ri filloi menjëherë pas inaugurimit të presidentit Franklin Delano Roosevelt, i cili edhe gjatë zgjedhjeve kishte premtuar një ndryshim të tillë, dhe përfundoi pak pas hyrjes së Shteteve të Bashkuara në luftën e dytë botërore në vitin 1941. Në vitin 1943 u anuluan disa reforma të kursit të ri.

Disa nga reformat ishin:

  • Mbikqyrje shtetërore e bursave
  • U caktuan çmime minimale për prodhimet bujqësore
  • U ndalua puna e fëmijëve
  • Për përmirësimin e gjendjes ekonomike u ndërtuan 122.000 ndërtesa shtetërore, 1.000.000 km rrugë dhe 77.000 ura.
  • U ndalua posedimi privat i arit dhe argjendit dhe I metaleve Te tjera Te cmuara (nga 1933 deri më 1974).
  • Hynë në fuqi paga minimale për punëtorët e industrisë

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]