Hititët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mbretëria e hititëve (në të kuqe) në kulminaconin e fuqisë në vitin 1290 para erës së re kufizohet me mbretërinë egjiptiane (ngjyra e gjelbërt)

Hititët (ose hitasit) janë një popull i lashtë i cili fliste në gjuhën hitite nga familja e gjuhëve indoevropiane të cilët formuan mbretërinë e tyre në Anadoll me kryeqendrën e tyre në qytetin Hattusa në mileniumin e dytë para erës së re.

Mbretëria e Hititëve, në kulminacionin e fuqisë së saj zotëronte Anadollinë qendrore dhe pjesën veriperëndimore të Sirisë, dhe një pjesë të Mesopotamisë, ka ekzistuar përafërsisht nga viti 1680 deri në vitin 1180 para erës së re. Pas vitit 1180 shteti i hititëve u nda në disa shtete të vogla disa prej të cilëve ekzistuan deri në vitin 700 para erës së re.