Horatio Nelson

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Horatio Nelson
Vendlindja:Burnham Thorpe, Norfolk, Angli
Vendi i vdekjes:Kepi i Trafalgarit,Spanje
Sherbimi:Flota Mbreterore
Vitet e sherbimit:1771–1805
Grade:Admiral i flotes
Betejat:Beteja e kepit te shen. Vincent
Beteja e Nilit
Beteja e Santa Cruz de Tenerife
Beteja e Kopenhagenit
Beteja e Trafalgar


Firma e Horac Nelsonit

Horatio Nelson (* 29 shtator 1758 në Burnham Thorpe, Norfolk - † 21 tetor 1805 në Kap Trafalgar, Spanja) ishte një oficer anglez i njohur për shërbimin e tij në Marinën Mbretërore te Anglise, veçanërisht gjatë luftërave napoleoniane. Ai ka fituar beteja te shumta, nder me te njohurat është beteja e Trafalgarit kunder oficerit francez Vilnev, gjatë së cilës ai e humbi jetën. Nelson ka lindur në një familje të njohur e te suksesshme dhe hyri ne marinë nëpërmjet ndikimit të xhaxhait të tij, Maurice Suckling. Ai shfaqi aftesi te shkelqyera ne drejtimin e flotes dhe u ngrit shpejt ne detyre (toger ne 1777, komandant ne 1778 dhe kapiten ne 1779) duke shërbyer me komandantët kryesorë detar të periudhës para se të merrte komandën e tij në 1778. Gjate sherbimit te tij Nelsoni u njoh per perdorimin e shkelqyer te shume taktitave te luftes detare. Shperthimi i luftrave te revolucionit francez lejoi Nelsonin te ktheheshe prape ne sherbim, ku ai me se shumti ishte aktiv ne mesdhe. Ai u angazhua ne disa beteja kunder Frances dhe u shqua ne kapjen e Korsikes dhe detyrave pasuese diplomatike me shtetet italiane. Nder betejat te asaj periudhe vlen te permendet beteja e kepit te shen. Vinsent në 1797.

Menjëherë pas betejës, Nelsoni morën pjesë në betejën e Santa Cruz de Tenerife, ku sulmi i tij deshtoi dhe ai u plagos rende, duke humbur krahun e tij të djathte, dhe u detyrua të kthehet në Angli për tu sheruar. Një vit më pas, ai fitoi një beteje vendimtare kunder Frances në betejën e Nilit dhe qendroi në Mesdhe për të mbështetur Mbretërinë e Napolit kundër një pushtim francez (Gjate asaj periudhe Napoleoni po zhvillonte fushaten e Egjiptit 1798-1799). Në 1801 fitoi një tjetër beteje, kësaj radhe mbi danezët në betejën e Kopenhagenit, kjo e fundit mendohej se po merrte pjese ne bllokaten kontinentale te Napoleonit kunder Anglise. Ai më pas urdhëroi bllokimin e flotës franceze dhe spanjolle në Toulon dhe, pas arratisjes së tyre,i ndoqi ata deri ne ujrat e detit te Karaibeve por pa arritur tu jape nje goditje perfundimtare. Pas një kthimi të shkurtër në Angli, ai mori pjese ne bllokadën e Cadiz-it në 1805. Më 21 tetor 1805, flota franko-spanjolle arriti te dilte nga porti dhe flota e Nelsonit arriti ti ndalte në betejën e Trafalgar. Beteja ishte nje nga fitoret më te madha detare të Britanisë, por Nelsoni u godit nga nje plumb mushqete dhe vdiq para mbarimit te betejes. Trupi i tij u kthye në Angli, ku atij i ishte akorduar një funeral shtetëror.

Nelsoni ishte i shquar për aftësinë e tij për të frymëzuar njerezit e tij ne beteje dhe tek ai u pa ai lloj entuziazmi qe nuk ishte diktuar ndonjehere.Nelsoni ishte nje admiral i madh ushtarak dhe nje takticien i shkelqyer,por jo nje strateg i madh. Dogmantizmi detar e ka vleresuar shume 'Formacionin T', taktike e luftes detare e perdorur prej tij, ku nje vije lufte-anijesh formon nje kryq me rreshtin e anijeve armike perballe,cka u lejon te hapin zjarr me baterine e bordit dhe te sjellin me teper topa per mbeshtetje, nderkohe qe presin zjarr vetem nga topat ballore te armikut. Disa aspekte të sjelljes së tij ishin të diskutueshme gjatë jetës së tij dhe pas: ai filloi një lidhje dashurie me Ema Hamilton (dikur e quajtur Ami Lajon) e cila zgjati deri në vdekjen e tij. Gjithashtu, veprimet e tij gjatë fushatës napoleoniane rezultuan në akuza te brutaliteti të tepruar. Nelsoni në momente te ndryshme mund te sillej si mendjemadh,i pasigurt dhe tepër të shqetësuar për famen e tij, por ai ishte edhe i zellshem, patriot dhe perkushtuar per detyren e tij, si dhe kurajoz. Ai u plagos disa herë në luftime, duke humbur një krah dhe shikimin në njërin sy. Vdekja e tij në Trafalgar shfaqi pozitën e tij si një nga figurat më heroike të Anglisë.Monumente të shumta, duke përfshirë 'Column Nelson' në Trafalgar Square, Londër, janë krijuar në nder të tij dhe trashëgimia kulturore e Nelsonit mbetet me ndikim të lartë.

Rinia[redakto | redakto tekstin burimor]

Horac Nelson ka lindur më 29 shtator 1758 në Burnham Thorpe, Norfolk, Angli, i gjashti nga njëmbëdhjetë fëmijët e Nelson Edmund dhe gruas se tij,Catherine. Nëna e tij, e cila vdiq kur ai ishte nëntë, ishte stermbesa e Robert Walpole,kryeministri i Britanisë së Madhe nga 4 prill 1721 – 11 shkurt 1742. Ajo jetoi në fshatin Barsham, Suffolk, dhe u martua me Edmund Nelson në kishën Beccles, Suffolk, në vitin 1749.

Nelson studjoi ne kolegjin 'Paston Grammar School' ne Walsham-in e Veriut, deri ne moshen 12 vjeçare, dhe gjithashtu mori pjesë në Gjimnazin 'King Edward VI' në Norwich.Karriera e tij detare filloi më 1 janar 1771, kur ai u dergua në anijen 'Raisonnable HMS' si një marinar i thjeshte dhe timonier nën ndikimin e xhaxhait te tij ,kapiteni Maurice Suckling,i cili komandonte anijen. Menjëherë pas raportimit në bord, Nelsoni u emërua nënoficer marine dhe filloi trajnimin per oficer.Gjate filleses se karriers se tij, Nelsoni zbuloi se ai vuante nga nje sëmundje detare, një semundje kronike, gje qe ja veshtiresoi lundrimin ne det.

Jeta ushtarake[redakto | redakto tekstin burimor]

HMS Raisonnable ishte i ngarkuar në një periudhë tensioni me Spanjën, por kur kjo situate kaloji,Suckling u transferua në lufte-anijen 'HMS Triumph' dhe Nelson u dergua për të shërbyer në bordin e 'West Indiamen' te anijeve tregtare te firmave te Hibbert, Purrier dhe Horton, në mënyrë që të fitonte përvojë në lundrim. Me kete mundesi ai e kaloi dy herë Oqeanin Atlantik, para se të kthehej për të shërbyer si komandant ne anijen e xhaxhait te tij. Nelsoni me vone mori vesh rreth planifikimit te nje ekspedite per ne Artik me qellim qe te zbulohej ndonje rruge-kalimi per ne Indi. Ai udhetim do te ishte nen komanden e Konstantin Phipps dhe me kërkesën e nipin e tij, Suckling arriti ta hynte Nelosnin ne ekspedite duke sherbyer si nenoficer marine. Gjate udhetimit per ne Polin e Verit ata hasen veshtiresi ne kalimin e shtresave te akujve dhe ajzbergeve dhe pas shume perpjekjesh ata u detyruan te kthehen. Pas kthimit nga ekspedita per ne Britani ne shtator te vitit 1773 Nelsoni u kthye perseri ne 'Triumph'. Me pas Suckling organizoji transferimin e tij per në HMS Seahorse, një nga dy anijet qe po pergatiteshin te lundronin për ne Indine lindore ( ose East Indies: term qe eshte me se shumti i perdorur ne vitet 1600 e me perpara i referohet pjeses jugore te Azise).

Kapiten Horatio Nelson, pikturuar nga John Francis Rigaud ne 1781

Nelsoni lundroi per ne Indi më 19 nëntor 1773 dhe arriti në Madras më 25 maj 1774.Ai dhe anija me te cilen lundroi 'Seahorse' kaluan pjesën tjetër të vitit duke lundruar ne ujrat e kontinentit aziatik dhe duke shoqeruar anije tregtare. Me shpërthimin e Luftës së Anglo-Marata(kjo ishte lufta e pare nga tre e zhvilluar ndermjet kompanise indiane lindore dhe mbreterise se Marates) , flota britanike veproi në mbështetje të kompanisë se Indisë Lindore dhe në fillim të 1775 anija 'Seahorse'u dergua për te trasferuar një ngarkesë parash të kompanisë per në Bombei. Më 19 shkurt dy lufte-anije të Hyder Aliut(ishte nje nga udheheqesit e mbreterise se Misorit ne Indine Jugore) sulmuan Seahorsin, qe pas nje shkembimi te shkurtes zjarri anija e Nelsonit arriti ti sprapste ato armike. Kjo ishte përvoja e pare e betejes per Nelsonin. Pjesën tjetër të vitit ai e kaloi duke shoqeruar karvane-anijesh, gjatë së cilës ai vazhdoi permisimin e tij ne lundrim dhe ne taktikat dhe aftesite komanduese. Në fillim të 1776 Nelsoni u prek nga malaria dhe u sëmurë rëndë. Ai u largua nga 'Seahorse' më 14 mars dhe u kthye në Angli me anijen 'HMS Dolphin'.Nelsoni, gjate udhetimit te tij gjashte-mujor per ne Angli e kaloi duke u permisuar dhe ne kohen kur ai mberriti ne Britani ne shtator te 1776 ai ishte pothuajse i sheruar.Xhaxhai i tij, Suckling ishte ngritur në postin e Kontrolluesit te Marinës në 1775, dhe duke përdorur ndikimin e tij, ai u perpoq te ndihmonte Nelsonin per ta ngritur ne pozite. Nelsoni, me ndihmen e xhaxhait u emërua toger në bordin e anijes 'HMS Worcester', i cili po pergatitej te lundronte për në Gjibraltar.

Anija 'Worcester', nën komandën e kapiten Mark Robinson,lundroi per ne Gjibraltar si nje anije shoqeruese më 3 dhjetor dhe u kthye në prill 1777.Pas udhetimit, Nelsoni shkoi në Londër për të marrë provimin e tij rreth gradimit per toger më 9 prill. Bordi qe ekzaminonte testin përbëhej nga kapitenët John Campbell, Abraham North, dhe xhaxhai i tij, Maurice Suckling. Nelsoni e kaloi me sukses provimin, dhe ditën tjetër mori autorizimin i tij por gjithashtu u pergatit per nje udhetim ne Xhamajke me anijen 'HMS Lowestoffe' nen komanden e William Locker. Ajo u nis me 16 maj, arriti më 19 korrik, dhe pas furnizimit me materiale dhe ushqime, anija kreu disa lundrime në ujërat e Karaibeve. Pas shpërthimit të Luftës Amerikane per parvaresine, Worcester arrit te kape disa anije

Komandanti Peter Parker

armike, ku njëra prej të cilave ishte anija 'Little Lucy'. Nelsoni, me kerkesen e tij arriti ta merrte komanden e anijes dhe beri dy lundrime me te.Pervecese ishte eksperienca e pare ne komandimin e nje anije, ajo i dha Nelsonit mundësinë për të shqyrtuar interesin e tij në shkencë. Gjatë lundrimit të tij të parë, Nelsoni organizoi një ekspedite per në Ishujt Caicos, ku ai mbajti shënime të hollësishme mbi kafshë e egra qe jetonin ne ishull dhe në veçanti te një specie shpendi -qe tani besohet të jetë 'jakobini gushëbardhë'. Lockeri, i mahnitur nga aftesite e Nelsonit , ia rekomandoji ate, komandantit te përgjithshëm në Xhamajka, Peter Parker. Parker e dergoi Nelsonin ne anijen e tij, HMS Bristol. Hyrja e Frances në luftë, në mbështetje të amerikanëve, solli objektiva të mëtejshem për flotën e Parkerit dhe me shume anije per tu zene pengnga betejat detare nga fundi i vitit 1778,gje qe i solli Nelsonit nje fitim prej £400. Parker më pas e emëroi atë Komandant te anijes 'HMS Badger' më 8 dhjetor.

Gjate vitit 1779 Nelsoni lundroi në brigjet e Amerikes qendrore, por pa shumë sukses në kapjen e anijeve armike. Pas kthimit të tij në Port Royal(qytet ne pjesen jug-lindore te Xhamajkes) mësoi se Parker i kishte mundesuar Nelsonit komandimin e nje anije te re te kapur nga francezet. Nelsoni ia dorëzoi anijen 'Badger' partenetit te tij,admiralit Cuthbert Collingwood dhe priti ardhjen e anijes se tij te ardhshme HMS Hinchinbrook ne Xhamajke. Me vone Parker mori lajme se një flotë franceze nën komandën e admiralit Charles Hector, po i afrohej Xhamajkes. Parkeri menjehere organizoi mbrojtjen ndaj nje sulmi dhe e vendosi Nelsonin në komandën e anijes 'Fort Charles', e cila bllokonte kalimin per ne Kingston. Admirali francez papritur kryesoi per ne veri, dhe pushtimi i parashikuar ndaj vendit nuk ndodhi. Pas kesaj ngjarjeje Nelsoni mori komandën e 'Hinchinbrook' më 1 shtator.

'Hinchinbrook' lundroi nga Port Royal më 5 tetor 1779 dhe, me nje kompani me anije të tjera britanike, lundruan për të kapur një numër anijesh amerikane. Pas kthimit të tij në Xhamajke në dhjetor, Nelsoni filloi të kishte perseri probleme me malarien, por qendroi në Indine Perëndimore( ose West Indies, term qe i referohet pjeses ishullore te detit te Karaibeve, qe ne ate periudhe ishin koloni te Britanise) për të marrë pjesë në përpjekjen e gjeneralit John Dalling për të pushtuar kolonitë spanjolle në Amerikën Qendrore, duke përfshirë një sulm mbi fortesen e San Juan në Nikaragua. Hinchinbrook doli nga Xhamajka në shkurt te vitit 1780 dhe pasi lundroi tek gryka e lumit Kolorado, Nelsoni komandoi nje sulm te shkelqyer mbi anijet spanjolle.Megjithese pas ketij suksesi te shpejte,sulmi mbi fortesen e San Juan u asgjesua nga forcat mbrojtese, Nelsoni u lavderua per arritjet e tij.Me vone, Parker i dha Nelsonit komandën e anijes HMS Janus.Por,gjate asaj kohe Nelsoni kishte qene shume semure ne Kosta Rike,ndoshta nga nje perseritje e malaries dhe nuk ishte ne gjendje per te marre komanden e Janus. Ai u shkarkua në gusht dhe u kthye në Britani me anijen HMS Lion,duke mberritur ne fund te nentorit. Nelson gradualisht filloi te permisohej me kalimin e disa muajve, dhe ne 15 gusht 1781 mori komanden e HMS Albemarle.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Horatio Nelson