Ilker Basbug

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ilker Basbug (turqisht: İlker Başbuğ) lindi më 29 prill 1943, në Afyonkarahisar, është gjeneral në Forcat e Armatosura turke gjegjësisht Shefit i Shtabit, me prejardhje shqiptare nga Lugina e Preshevës.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Ilker Basbug rrjedh nga një familje shqiptare me origjinë nga fshatrat që lidhin Kosovën me Luginën e Preshevës, mirëpo që në disa media turke ende quhet Sanxhaku i Nishit, një krahinë e përfshirë në kuadër të Vilajetit të Kosovës. Familja e gjeneralit Basbug u vendos në fshatin Afyonkarahisar në Turqinë Perëndimore, i cili është i banuar kryesisht nga popullsia shqiptare. Këshilli Suprem ushtarak i Turqisë, zgjodhi gjeneralin si zëvendësues të Jashar Bujukanat, i cili ka dhënë dorëheqjen. Emërimi i Basbug duhet të dekretohet nga Presidenti i Turqisë, Abdullah Gül. Gjenerali Basbug i njohur si “gjenerali i ftohtë”, pritet vazhdojë në rrugën e reformave në ushtri.

Tragjedia familjare dhe bredhjet nëpër Turqi[redakto | redakto tekstin burimor]

Babai i tij Sulejman Beu ishte një burrë i pashëm me një zotnillëk të paparë që çmohej në Afyonkarahisar. Nëna e tij Makbulja ishte një manastirase e pastër me origjinë shqiptare, mirëpo e lindur në Afyon. Ajo që nga ajo kohë ishte një administratore në administratën e Afyon. Më 29 prill 1943 vjen në këtë botë edhe Ilker, një emër që i`u pagëzua nga ana e nënës së tij. Atëkohë dihej se administrata turke nuk lejonte regjistrimin e emrave shqiptar. Por shijimi i jetës me babain i zgjati shumë pak, pasi që babai i tij Sulejman Beu vdiq atëkohë nga sëmundja e tuberkulozit, duke e lënë Ilkerin në moshën shtatëvjeçare. Ilker shkollën fillore e kreu në Afyonkarahisar. Ilkeri fillon të bëjë jetën në qytet, pasi që shkon të jetojë tek gjyshi i tij dhe dajallarët në qytet, ku edhe shkollohet në shkollën e mesme. Në vitin 1955 nëna e tij Makbule e shoqëruar nga halla e vogël e Ilkerit shkojnë për të jetuar në Stamboll, ku ishin vendosur në lagjen Kuzguncuk. Nga kjo periudhë ai vijoi shkollimin e mesëm që e kishte ndërprerë në shkollën e mesme në Afyon. Ai jetonte në lagjen e stërmbushur me grekë dhe armenë, të cilët më pas braktisën vendin, për shkak të rrezikut nga jeta, nga komuniteti dhe ekstremistët turq. Ai nga periudha e shkollës së mesme filloi të hyjë në botën ushtarake, pasi që në lagjen ku jetonte ishte edhe shkolla e mesme ushtarake. Dhe kthesa ndodhi për të, kur në vitin 1960 ai filloi Akademinë Ushtarake në Ankara. Në këtë periudhë ndodhin tronditje dhe trazira politike, që çojnë deri tek shkalla e grushtetit në Turqi. Ilkeri tërë këtë periudhë e ndoqi nga radioja dhe lajmet që dëgjoheshin brenda kazermës ushtarake. Në vitin 1968 ai martohet me Sevil Basburg dhe filloi jetën ndryshe, duke qenë vazhdimisht larg familjes së tij. Ngjarja më e dhimbshme për të ishte vdekja e nënës, të cilën e priti shumë rëndë në vitin 1988. Makbule ndërroi jetë nga sëmundja e veshkave dhe ajo ishte edhe një kapitull humbës që u përjetua shumë rëndë nga "marshalli" Ilker.

Karriera ushtarake[redakto | redakto tekstin burimor]

Karriera e tij ushtarake vijon me gradime të larta duke filluar nga niveli i arritjes së gradës së gjeneral-lejtnantit si dhe përsosjet e tjera në shkollat amerikane dhe më pas evropiane. majat e suksesit pasuan me diplomimin e tij në Royal Akademinë Ushtarake në Angli, duke kaluar menjëherë më pas në si pjesëtarë i Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s në Belgjikë. Pas kësaj ai emërohet edhe si oficerë i lartë në shtabin e NATO-s në sektorin ushtarak inteligjent në Mons të Belgjikës. Më pas në shtabin supreme të Fuqive Aleate Evropiane (SHAPE), shërbeu si udhëheqës i logjistikës dhe Departamentit të Informacionit. "Ai përveç ushtarakut është një diplomat dhe shkencëtarë i çmuar. Një akademik që zotëron anglishten dhe e njehë artin e luftës, i cili flet shumë pak, por që bën shumë", ka theksuar Riza Kucukoglu, një gjeneral-major turk, i dalë në pension.

Jeta private me familjen dhe librat[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjenerali famëlartë Basbug vazhdon paralelisht edhe jetën private, duke qenë pranë familjes, dy fëmijëve të tij, por nga ana tjetër nuk harron të anashkalojë leximin e librave që përfshijnë sociologjinë, diplomacia ndërkombëtare. Kinemaja, teatri dhe muzika klasike janë preferencat e shqiptarit të turqizuar Ilker Basbug.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]