KF Drita (Gjilan)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
KF DRITA
KF Drita crest
Emri i plotë Klubi Futbollistik "Drita"
Nofka Kaltërebardhët
Themeluar 1947
Arena Stadiumi i Qytetit , Gjilan
(Kapaciteti: 15000)
Presidenti Flag of Kosovo.svg Sedat Pajaziti
Trajneri kryesor Flag of Kosovo.svg Bekim Isufi
Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
Ngjyrat si nikoqir
Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
Ngjyrat si mysafir


K.F. Drita është klub futbollistik nga qyteti i Gilanit i themeluar më 1947, por njëherit paraqet trashëgimtaren legjitime të klubit të parë të qytetit të themeluar që pas Luftës së Parë Botërore, më 1919. Drita shquhet për historinë, traditën dhe vazhdimësinë deri në ditët tona të interesimit në mesin e qytetarëve për këtë klub. Pas luftës, Drita është kampione e Kosovës për edicionin 2002/03 dhe fituese e Kupës së Kosovës më 2000/01. Drita shquhet për numrin e madh të lojtarëve më kualitativ nga të gjitha trojet shqiptare që kanë veshur këtë fanellë dhe për numrin e madh dhe fanatik të tifozëve që e përcjellin, si brenda ashtu edhe jashtë.

Historiku i Klubit[redakto | redakto tekstin burimor]

Drita u themelua si SHKA "DRITA" më 1947 me seksionin e dramës, këngës, valleve dhe futbollit. Më vonë KF "DRITA" veproi pavarësisht nga SHKA "DRITA".

KF "DRITA" u themelua nga esnafët, ustallarët dhe qytetarët e vjetër të qytetit.

Futbollistët e parë të klubit stërviteshin në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kushte të vështira, pa ushqim; me bukë e pa bukë, si thotë populli, vetëm e vetëm për të arritur sukses. Ata dëshmuan talentin e tyre me vullnetin e pathyeshem të tyre.

Që në fillim ishte halë në sytë e pushtetit komunist, sepse e rivalizonte ekipin tjetër të qytetit, të preferuarën e tyre, "Crvena Zvezda"-n, dhe sepse themeluesit e futbollistët ishin vetëm shqiptarë dhe mbante një emër shqip që tregonte se populli i këtij qyteti don "DRITË". Andaj, më 1952 ekipi shuhet nga rregjimi. Ish-futbollistët kaluan tek skuadra tanimë multietnike e Zvezdës.

Por, themeluesit dhe futbollistët e parë, apo pinjollët e tyre nuk e harruan asnjëherë Dritën. Kështu, në vitet '60 studentët gilanli në Beograd dhe gjetkë, në turne të futbollit të vogël paraqiteshin me emrin "DRITA", derisa më 1977 e riformuan edhe në futboll të madh ekipin dhe dashurinë e tyre të parë. Padyshim, më meritori për rithemelimin e Dritës ishte Demush Pajaziti-Klaiqi. Pasi që për 25 vite pushteti jugosllav ia ndaloi Dritës të garojë me këtë emër shqip, më 1977 axha Demush tregoi trimëri të rrallë për kohën, duke e rithemeluar klubin me të cilin ishte i lidhur familjarisht, dhe atë sërish me po atë emër shqip, me po atë emër të madh...DRITA. Në vitet 1978-87 Drita garon në Ligën e Dytë të Kosovës, gjerësa më 1987 plasohet në Ligën e Parë të Kosovës.

Pas viteve '90 Drita u morr në menaxhim nga Selami Osmani - BEZI, me të cilin për 15 vjet arriti majat e futbollit kosovar, duke u shndërruar në ankthin e të gjitha skuadrave kosovare, falë lojtarëve që sillte në Gilan, legjenda e qytetit, BEZI, i cili për 15 vite kontribuoi me tërë qenien e vet për Dritën. Nën menaxhimin e tij Drita arriti të stolisej me titullin e kampionit të Kosovës më 2002-03, të fitojë kupën më 2000-01 dhe të ishte nënkampion më 1999-00 dhe 2001-02. Drita arriti edhe deri në gjysmëfinale më 1999-00, 2001-02 dhe 2002-03. duke thyer rekord kosovar që për katër vite rradhazi nuk zbritën më poshtë se pozita e tretë dhe për katër vite arritën së paku deri në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Por, futbolli në Gilan nuk është luajtur nga viti 1947. Gilangjitë e vjetër janë shquar gjithnjë si burra të sevdasë e të sportit, andaj që nga fundi i viteve të 10 qyteti ynë ka pasur klubet futbollistike, por të cilat nuk i kanë përballuar kohës. Klubi i parë i qytetit u formua më 1919 dhe u quajt SKG (Klubi Sportiv i Gilanit). Kjo tregon se ky qytet ka traditë në futboll duke pasur ndër klubet e para në Kosovë. Më pas u formuan edhe ekipet tjera të qytetit, si "Slloga", "Konkordija", "Morava", "Graxhanski", "Rapid", etj. Në këto klube luanin bashkarisht shqiptarë, turq dhe serbë. Qyteti ishte i ndarë në tabore. Shpesh ndodhte që ndjenjat e simpatizuesve të sillnin probleme rrugëve të qytetit. Ndodhte që ndeshjet të përfundonin edhe me rrahje të përgjakshme dhe dilte nevoja të intervenonte policia. Edhe gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, ky qytet me dashuri dhe traditë në futboll e formoi një klub të quajtur "Bashkimi" dhe luanin me ushtarët italian.

K.F. DRITA, 1947

Themeluesit dhe donatorët e parë të KF DRITA ishin: Usta Ymer Salihu, teneçexhi, Usta Riza Uzunmehmet, këpuctar, Vehbi Sherif, tregtar, Ahmet Maksuti-Gjakova, tregtar, Hamdi Rexhepi, saraç, Kapllan Ymeri, këpuctar, Shaban Rexhepi-Qerkezi, këpuctar, Usta Ali Gagica, këpuctar, Arif Pajaziti, etj.

Futbollistët e parë të KF DRITA në vitet 1947-52 ishin: Sebush Klaiqi, Ekrem Gjinolli, Jakup Karajashari, Babush Tali, Enver Tali, Tefik Hajrullahi, Mafak Sherif, Hasan Rexhepi-Cani, Qazim Klaiqi, Ramadan Haliti-Pinça, Masar Kadiu, Ramiz Shehu, etj.

Tifozët e parë, të cilët që nga themelimi më 1947 nuk e lanë asnjëherë Dritën vetëm, duke e përcjellë në çdo vend e në çdo stinë, ishin: Mehmet Uzunmehmet-Doda, Rahim Salihu, Xhemajl Osmani-Daku, Sylë Novobërdalia, Daut Qava, Avdullah Qava, Nazmi Agushi, etj.

Karakteristikë e familjeve që themeluan këtë klub është se ato kultivuan nëpër shtëpitë e tyre deri në ditët e sotme, dashurinë për këtë që ishte JETA e tyre. Familjet Klaiqi (Pajaziti), Osmani (Daku), Uzunmehmet (Mustafa), Sherif, Salihu, etj. dhanë për 60 vite shumë-shumë futbollistë, kryetarë, drejtorë, trajnerë, sponsorë, ultrasë, etj. të cilët akoma sot e vazhdojnë me fanatizmin më të madh dashurinë për këtë emër dhe për këto ngjyra: KALTËR-BARDHË, edhe kur ai nuk garonte aty ku e ka dhe do ta ketë vendin.

Ekipi per sezonen 2011/2012[redakto | redakto tekstin burimor]

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
Flag of Kosovo.svg Pt Artan Latifi - Kapiteni
Flag of Kosovo.svg Pt Behar Kurteshi
Flag of Kosovo.svg Mb Leonit Abazi
Flag of Kosovo.svg Mb Bashkim Ahmetaj
Flag of Kosovo.svg Mb Fidan Gerbeshi
Flag of Kosovo.svg Mb Erdin Hashani
Flag of Kosovo.svg Mb Betim Syla
Flag of Kosovo.svg Mb Lirian Ferati
Flag of Kosovo.svg Mf Samir Ramizi
Flag of Kosovo.svg Mf Armend Kastrati
Flag of Kosovo.svg Mf Enis Bejtullahu
Flag of Kosovo.svg Mf Berat Grabovci
Flag of Kosovo.svg Mf Pajtim Hoti
Flag of Kosovo.svg Mf Besim Isufi
Flag of Kosovo.svg Mf Sevdail Aliu
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
Flag of Kosovo.svg Mf Visar Sermaxhaj
Flag of Kosovo.svg Sm Florent Osmani
Flag of Kosovo.svg Sm Perparim Osmani
Flag of Kosovo.svg Sm Ridvan Uka
Flag of Kosovo.svg Sm Labinot Jetullahu
Flag of Kosovo.svg Sm Elhan Halimi
Flag of Kosovo.svg Sm Venhar Sermaxhaj

Rekorde[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra KF Drita
  • Drita është i vetmi klub në Kosovë prej pas luftës që ka përfunduar një sezon pa asnjë humbje. Në sezonin vjeshtor të edicionit 2002/03, Drita nuk pësoi asnjëherë humbje, si brenda, ashtu edhe jashtë.
  • Drita është klubi i parë kosovar që në Superligë ka sjellur një lojtar afrikan. Më 2000/01 për Dritën luajti ish-reprezentuesi i Kenisë, Tiellen Oguta, duke u bërë i pari lojtar joshqiptar që luajti pas lufte në Kosovë.
  • Drita mban rekordin, që për katër vite rradhazi pas luftës nuk përfundoi më poshtë se në pozitën e tretë dhe arriti së paku deri në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
  • Drita mban rekordin në Kosovë, si klubi që ka pasur më së shumti futbollistë jashtë qytetit. Që nga 1999 mbi pesëdhjetë futbollistë të Dritës kanë veshur këtë fanellë e nuk kanë qenë nga qyteti i Gilanit.
  • Tifozët e Dritës, Intelektualët, janë i pari tifo-grup në Kosovë, që filloi organizimin edhe në formën e nëngrupeve, duke u krijuar më 2000, dy 'ultras' nëngrupet e para në Kosovë: "Holy Blue" dhe "White and Blue Hooligans-WBH". Intelektualët janë të pakonkurrencë në tifo-skenën vendore jo vetëm sa i përket numrit të madh, animit të pandalshëm apo datës së hershme të themelimit, por edhe sa i përket risive që kanë sjellë në ultras-kulturën shqiptare, duke u bërë të parët në Kosovë me shumë koreografi e transparenta të mahnitshme, flamuj e dresa gjigante të klubit, pajisje e rekuizita për tifozë apo edhe për Tifo-Clubin, ku mblidhen Intelektualët dhe rinia e qytetit.
  • Sa herë që Drita zhvillon derbin më të madh shqiptar me Gjilanin'95, mblidhen numër rekord tifozësh për trojet shqiptare, rreth 15.000 sosh. Ky derbi mban edhe rekordin e pathyeshëm paslufte, kur në finalen e Kupës së Kosovës mes këtyre skuadrave rivale, në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, në qershor 2001 ishin të pranishëm mbi 30.000 shikues.
  • Drita është skuadra e parë në Kosovë që ka nxjerrë lojtar të ndonjë reprezentacioni të ish-Jugosllavisë. Jakup Berisha është futbollisti i parë shqiptar që ka luajtur për ndonjë reprezentacion të ish-Jugosllavisë, duke luajtur në vitet '50 për Përfaqësuesen U-21 të ish-Jugosllavisë.
Artan Latifi Kapiten i Skuadres KF Drita

Derbi më i madh në trojet shqiptare[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas pesëdhjetë viteve përfaqësim dinjitoz të qytetit, më 1995 Dritën morrën guximin ta "rivalizonin" një grup sportistësh, duke krijuar një klub të ri, Gjilanin'95. Edhepse nuk pritej që ky klub i ri t'i mbijetonte kohës, sot ai paraqet rivalin më të madh dhe më të urryer të Dritës. Sa herë që luhet ky derbi, sytë e të gjithë sportdashësve shqiptarë drejtohen nga "kryeqyteti shqiptar i futbollit", dhe ky derbi ndiqet pos nga tifozeritë rivale, edhe nga shumë kureshtarë nga gjitha trevat shqiptare. Drita gëzon përkrahjen e pa rezervë të të gjithë qytetarëve dhe qytetit të Gilanit, kurse rivalët e saj, Gjilani'95 kanë grupin e tyrë të përkrahësve "Skifterat".
Ethet e derbit fillojnë që një muaj para ndeshjes, kurse javën e fundit i gjithë qyteti "stoliset" me ngjyrat e të dyja skuadrave rivale dhe në qytet nuk flitet tjetër pos për përplasjen e madhe mes Dritës dhe Gjilanit'95. Orët e para të asaj dite, një qytet i tërë niset drejt Stadiumit, pasi disa orë para derbit vështirë gjendet vend në shkallët e stërmbushura të Stadiumit. Ky derbi mbledh numër rekord shikuesish, zakonisht në mes të 10.000 dhe 15.000 sosh, pa marrë parasysh se në cilën kategori janë dy skuadrat rivale.
Ky konsiderohet si derbi më i madh lokal në Kosovë dhe në trojet shqiptare, një nga tre derbit më të mëdhenj lokalë në Ballkan, ndërsa është një ndër 25 derbit lokalë më të mëdhenj në Evropë, ashtu si ndër 50 derbit më të mëdhenj lokalë në botë.[1]


Historiku i ndeshjeve kampionale të pasluftës[redakto | redakto tekstin burimor]

  • 1999/00: Gjilani'95-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani'95 3-1;
  • 2000/01: Drita-Gjilani'95 0-0 dhe Gjilani'95-Drita 3-0 (rez. zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luaj);
  • 2001/02: Gjilani'95-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani'95 3-0;
  • 2002/03: Drita-Gjilani'95 0-0 dhe Gjilani-Drita'95 1-6;
  • 2003/04: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani'95 bojkotoi Superligën;
  • 2004/05: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani'95 ishte në ligen e dytë;
  • 2005/06 dhe 2006/07: nuk luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligën e dytë;
  • 2007/08: Drita-Gjilani'95 1-1 dhe Gjilani'95-Drita 2-0;
  • 2008/09: Gjilani'95-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani'95 1-3;
  • 2009/10: nuk luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligen e dytë;
  • 2010/11: Drita - Gjilani'95 0-0 dhe Gjilani'95-Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).
  • 2011/12: Gjilani'95 - Drita 0-1

Statistikat e pesëmbëdhjetë derbive kampional të pasluftës[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Drita: 6 fitore
  • Gjilani'95: 4 fitore
  • Barazime: 5 ndeshje

Historiku i derbit në garat e Kupës[redakto | redakto tekstin burimor]

  • 1999/00: Gjysmëfinalja:

Drita-Gjilani'95 11:0
Gjilani'95-Drita 2:1 (u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 për Gjilanin'95, pasiqë Drita lëshoi fushën e pakënaqur me referim)

  • 2000/01: Finalja:

Gjilani'95-Drita 6:7 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 5:6 për Dritën, e cila fiton trofeun e Kupës)

  • 2001/02: Gjysmëfinalja:

Gjilani'95-Drita 1:0
Drita-Gjilani'95 2:1

  • 2007/08: 1/8 e finales:

Drita-Gjilani'95 1:0

Statistikat e gjashtë derbive në garat e Kupës[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Drita: 4 fitore
  • Gjilani: 2 fitore

Ndeshje miqësore[redakto | redakto tekstin burimor]

Për shkak të rivalitetit të madh mes këtyre dy skuadrave dhe tifozerive, vetëm një ndeshje miqësore është zhvilluar mes Dritës dhe Gjilanit'95. Pak javë pas çlirimit të Gilanit, në verë 1999, autoritet komunale të pasluftës ua imponuan një ndeshje miqësore, e cila ishte njëherit e para dhe e fundit për këta rival të përbetuar. Edhepse ndeshje miqësore, mbi 15.000 tifozë dhe një lojë e ashpër në fushë, tregoi për rivalitetin që e karakterizon këtë derbi.

  • 1999: Drita-Gjilani'95 5:4 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 4:3 për Dritën)

Statistikat e përgjithshme të njëzetedy (22) derbive të pasluftës[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Drita: 11 fitore
  • Gjilani'95: 6 fitore (prej tyre, dy me rezultat zyrtar)
  • Barazime: 5 ndeshje

Golvarazhi nga njëzetedy (22) derbi të pasluftës[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Drita: shënoi 36 gola (minus një gol i hequr me rezultat zyrtar)
  • Gjilani'95: shënoi 28 gola (prej tyre, 6 të dhëna nga rezultatet zyrtare)

Intelektualët[redakto | redakto tekstin burimor]

Intelkualët ne Derbin KF Gjilani vs Drita

Krijimi i klubit nga intelektualët dhe shoqëritë e ngritura të qytetit të Gilanit qysh në vitin 1947, kanë përcjellur frymën edhe te gjeneratat e ardhshme, të cilat gjithmonë kanë gjetur dashurinë per klubin DRITA. Emri i famshëm i klubit është përcjellur edhe te klubet tjera sportive të qytetit, të cilat janë mbi dhjetë, mirëpo tifozët e zjarrtë kryesisht janë të organizuar në Stadiumin e Qytetit, pranë klubit të futbollit. Por, prezenca e tyre shihet edhe në palestrën sportive për klubet e basketbollit, volejbollit dhe hendbollit, të të dyja gjinive. Ngjyrat të cilat identifikojnë Intelektualët janë e bardha dhe e kaltërta, ngjyra të cilat i mbajnë me krenari të gjitha klubet e qytetit që e mbajnë emrin e madh DRITA.
Lidhur me emrin INTELEKTUAL ka disa teori. Njëra prej tyre është se emri ka ardhur për shkak të sjelljes dhe organizimeve më avangarde në krahasim me shikuesit e tjerë të klubeve tjera të Kosovës. Si dhe teoria tjetër konsiderohet se ka rrjedhur nga historia e klubit e cila ka pasur përbrenda saj fraksione të patriotëve të atëhershëm shqiptar të cilët kanë marrur pjesë në aktivitete sportive për të kamufluar veprimet patriotike, ku nacionalistët shqiptarë (intelektualë dhe patriotë) kanë vepruar përmes klubit për t’u takuar për aktivitetet e tyre patriotike, sidomos udhëheqësit kryesor të NDSH-së kanë qenë edhe tifoz e kontribues shumëvjeçar të Dritës. Krijimi i grupacioneve pa emër ka ekzistuar qysh më herët, mirëpo më të organizuar shihen qysh prej vitit 1998, kur të rinj të qytetit përcollën Dritën e tyre edhe nëpër livadhe, duke u fshehur edhe nga policia e armikut, vetëm e vetëm që Drita të mos ishte vetëm.
Gjatë viteve në vazhdim, grupi ka krijuar edhe nëngrupe të cilat kanë ndihmuar edhe më shumë Kryesinë e Intelektualëve, ku patjetër duhet përmendur dy nëngrupet e para në Kosovë dhe më të fuqishmet në vitet 2000-2002, "Holy Blue" dhe "White and Blue Hooligans" - WBH, të cilat krijuan një imazh të ri, si dhe ishin faktor jo vetëm në rritjen e numrit të Intelektualëve, por ndikuan poashtu edhe në organizimin edhe më të mirë të kundërshtarëve.
Numri i Intelektualëve të rregullt është 3000 – 5000 anëtarë, ndërsa në lojë të rëndësishme numri i tyre arrin edhe deri në 15.000. Intelektualët janë të pakonkurrencë në tifo-skenën vendore jo vetëm sa i përket numrit të madh, animit të pandalshëm apo datës së hershme të themelimit, por edhe sa i përket risive që kanë sjellë në ultras-kulturën shqiptare, duke u bërë të parët në Kosovë me shumë koreografi e transparenta të mahnitshme, flamuj e dresa gjigante të klubit, pajisje e rekuizita për tifozë apo edhe për Tifo-Clubin, ku mblidhen Intelektualët dhe rinia e qytetit.
Sot tifogrupi ka kryesinë e organizuar si dhe me vete ka këto nëngrupe: Blue Kings Hooligans, White and Blue Hooligans, Blue Devils, PM Ultras Army, Blue Maniacs, Veteranët, DFD, Fighters, Holy Blue, West Punkers dhe Blue Girls.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

Sporti në Kosovë

Atletik Basketboll Boks Hendboll Futboll Karate Pingpong Shah
Volejboll Mundje Peshëngritje Alpinizëm Çiklizem Not Xhudo
Football pictogram.svg
FFK.PNG
Raiffeisen Superliga · Liga e Parë
 · Liga 2 - Grupi A  ·  Liga 2 - Grupi B  ·  Liga e Femrave  · Superliga - Juniorët  · Liga e Parë - Juniorët
 ·  Superliga - Futsall  · Liga e parë - Futsall  · 
  1. ^ Të dielën, derbi lokal i Gjilanit