KF Shkëndija

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
KF Shkëndija
Të dhëna mbi klubin sportiv
Themelimi 1979
Kryesia Flag of Macedonia.svg Nuriman Shaqiri
Menexher Flag of Macedonia.svg Qatip Osmani
Anëtarë
Ngjyrat e klubit Kuq e Zi
Informacion
Adresa

Telefon
Fax

, Tetovë

E-Mail
Internet
Ekipi i futbollit
Kategoria Liga e Parë e Maqedonisë
Stadiumi "Stadiumi i Qytetit" 15.000 vende
Drejtori repartit
Shefi stërvitjes
Sukseset e ekipit Kampione e Maqedonisë:2011
Sezoni sportiv Vëndi i parë 2010-2011


Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Themelimi i Klubit Futbollistik tetovar si klub profesional u bë ne vitin 1979. Klubi që prej asaj kohe ishte i konsideruar si një simbol shqiptar në sport dhe ishte krenari e popullit shqiptar ne Tetovë, Maqedoni dhe më gjerë. Ne vitin 1981, në ish-Jugosllavi kishte shumë trazira politike. Ishte një periudhë shumë e vështirë dhe me shumë vuajtje për shqiptarët anembanë në at shtet, ku çdo organizatë që konsiderohej si shqiptare nga ana e komunistëve në pushtet, menjëher mbylleshte me forcë. Mjerisht, ky fat i keq e kaploi edhe klubin tonë të dashur; Shkëndija Tetovë.

Në vitin 1981, K.F. Shkëndija Tetovë u mbyll nga pushteti komunist në baza se ishte tepër shqiptar në orientim. Edhe pse Shkëndija nuk vdiq asnjëher nga shpirti dhe zemrat e popullit shqiptar, nuk ishte deri në vitin 1992 kur Shkëndija përsëri mundi të themelohet si klub profesionist në Maqedoni, pas rrënimit te Jugosllavisë.

Në sezonën e parë pas riformimit në 1992-93, Shkëndija filloj prap prej zero por nisi me shumë zell, me nje organizim të ngurtë dhe me gëzim të tejskajshëm për popullin shqiptar. Klubi jonë i filloi garat ne ligën më të ulët, pra atë komunale, dhe me bindje u koronua kampion. Si kampion, Shkëndija u avancua në ligën e tret.

Në sezonëm e dytë, Shkëndija filloi të garonte në ligën e tretë të zonës veriperëndimore. Shkëndija përsëri luante futboll te mrekullueshëm, dhe luftonte për titull edhe këtë herë. Titulli i kampionit ishte në dilemë deri në ndeshjen e fundit të kampionatit. Dhe fati ishte ashtu që ndeshja e fundit të luhej midis dy skuadrave qe luftonin për titull. Në një atmosferë madhështore dhe shumë të tensionuar, stadiumi i qytetit në Tetovë vlonte dhe tejkalonte kapacitetin për spektatorë. Në këtë ndeshje ballafaqoheshin ne fushën e gjelbërt Shkëndija që aktualisht ndodheshte ne vendin e dytë dhe Fortuna qe ndodheshte ne vendin e parë. Në këtë ndeshje vendimprurëse, skuadra që del fituese, gjithashtu shpalleshte kampione. Shkëndija ngadhënjon sërish në një mënyrë mbresëlënëse, shpallet kampion dhe avancohet përsëri. Pas kësaj Shkëndija nuk shikoj mbrapa asnjëherë më dhe arriti te garoje deri ne ligën më të lartë.

Në sezonen e vitit 2003/2004, klubi riorganizohet dhe kalon nga K.F. Shkëndija HB në K.F. Shkëndija '79 dhe serish kthehet ne ligën e parë pas ketij sezoni, ku sot e kësaj dite garon.

Ne Nentor te vitit 2004 Shkëndija e festoi 25 vjetorin e ekzistimit te saj, ku në stadiumin e qytetit u zhvillua një ndeshje mes veteranëve të Shkëndijës për nder te 25 vjetorit. Manifestimi filloj me një koncert me grupe dhe këngëtarë të njohur. Ndër vite Shkëndija është njohur me emra si Shkëndija Tetovë, Shkëndija HB, dhe tash Shkëndija '79, por gjithmonë ka qenë Shkëndija dhe gjithmonë do të jetë.


Ballistët[redakto | redakto tekstin burimor]

Mbështetësit e KF Shkëndija janë Ballistet, të quajtur kështu sipas luftëtarëve nacionalist shqiptaretë të Luftës së Dytë Botërore . Kur Klubi është formuar në vitin 1979, përdorimi i nacionalizmit ishte i ndaluar nga qeveria. Mbështetësit e quajtën veten BAL, duke e përdorur tre shkronjat e para të Ballit Kombëtar. Kur Shkëndija u rikthye në me Ligen Maqedonase të Futbollit , mbështetësit u ri-themeluan si Ballistë


Sukseset[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas një sezoni të shkëlqyeshëm dhe të jashtëzakonshëm(2010-2011), skuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija, arrin të shpallet kampion i Ligës së Parë të Maqedonisë, tri javë para përfundimit të kampionatit. Ky është viti i dytë me radhë që një skuadër shqiptare shpallet kampion, pasi vitin e kaluar u shpall skuadra tjetër nga Tetova, Renova.

Macedonian First League (1)

Skuadra aktuale[redakto | redakto tekstin burimor]

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
1 Flag of Macedonia.svg Pt Blerim Gudzufi
2 Flag of Macedonia.svg Mb Marjan Mickov
3 Flag of Macedonia.svg Mb Xhelil Abdullai
4 Flag of Macedonia.svg Mf Nebi Mustafi (kapiten)
6 Flag of Macedonia.svg Mb Ardian Cuculli
7 Flag of Macedonia.svg Sm Elmedin Rexhepi
8 Flag of Macedonia.svg Mf Marian Bilbilovski
9 Flag of Macedonia.svg Sm Blagojče Glavevski
11 Flag of Macedonia.svg Sm Ersen Sali
12 Flag of Macedonia.svg Pt Suat Zendeli
13 Flag of Macedonia.svg Mb Elmaz Sinani
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
14 Flag of Macedonia.svg Mf Kemal Alomerović
15 Flag of Macedonia.svg Mb Mexhit Neziri
16 Flag of Macedonia.svg Mf Jasir Selmani
17 Flag of Macedonia.svg Mb Ilir Elmazovski
18 Flag of Macedonia.svg Sm Valmir Nafiu
20 Flag of Macedonia.svg Mf Izair Emini
21 Flag of Serbia.svg Mb Vladimir Nikitovic
22 Flag of Macedonia.svg Mf Muhamed Useini
23 Flag of Macedonia.svg Mb Sedat Berisha
25 Flag of Macedonia.svg Sm Ardian Nuhiu
30 Flag of Macedonia.svg Pt Hadis Veli

Stadiumi[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Stadiumi: Stadiumi i ri i qytetit - Tetovë
  • Kapaciteti: 15.000

References[redakto | redakto tekstin burimor]


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]