Kaçavida

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kaçavida është një vegël për punë mekanike.

Në fjalorin e gjuhës shqipe kaçavida përkufizohet si: Vegël e metaltë, si daltë e hollë dhe e ngushtë, me dorezë të veshur, që përdoret për të shtrënguar e për të liruar vidat.[1].

Maja e kaçavidës mund të jetë e formave të ndryshme: e sheshtë, kryq, yllëz etj. Zakonisht doreza e kaçavidës është plastike dhe jo e lëmuar.

Kaçavida është shpikur në Gjermani në fund të shekullit të 15-të. Ajo ishte një kaçavidë me majë të sheshtë që përdorej për vidat me kanal të drejtë. Kaçavida kryq ose siç quhet ndryshe "filips" është shpikur nga Henri F. Phillips, një biznesmen nga Portland, Oregon, SHBA.

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980