Kalaja e Krujës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kalaja e Krujës
Kulla në Kala

Kalaja e Krujës është një nga kalatë me të njohura në Shqipëri.

Përshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbulluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryfortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman.Edhe ne ditet e sotme njihet nje nder vendet me te njohura dhe me te vizituar nga turistet.

Banja mesjetare në kalanë e Krujës[redakto | redakto tekstin burimor]

Hamami i kalasë ndodhet në skajin jugperëndimor të kalasë, afër teqesë së Dollmës. Ky objekt përbëhet nga katër ambiente. Ambienti i zhveshjes sot ruhet i zbuluar pa çati. Me shkallë prej këndej zbritet në ambientin ndërmjetës i cili djathtas ka gjurmë të një vaske. Më në thellësi janë dy ambientet e veçantë të larjes, të cilët kanë pasur nga një vaskë. Ambienti i djathtë komunikon me dritare me sterën e ujit. Stera furnizohet me ujë me anën e një dritareje të vogël në qoshen pranë pusit të sheshit. Në mes të sterës është vendi i kazanit të ujit, ndërsa në njërin skaj një kapërderdhës veçon ujin e ftohtë.

Rrënojat e kishë-xhamisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Përballe muzeut kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ndodhen rrënojat e nje ish kishe që gjatë pushtimit osman u kthye ne xhami.

Kulla e këmbanës se kalasë[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne cepin me lindor te keshtjelles ekziston ende nje kulle kembanore e kështjelles. kjo kulle eshte gjetur ne viti 1988 '

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]