Kalimera poetike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kalimera poetike është një manifestim letrar i organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve "Art Club"Ulqin.[1]

Kalimera poetike organizohet që nga vitit 1993 pandërprerje dhe në tre vitet e para është quajtur Taverna poetike.[2] Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët.

Kalimera poetike vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi. Duke pasur parasysh rrugën e zhvillimit të kësaj veprimtarie ndër vite, mund të thuhet se “Kalimera Poetike” është shndërruar në orë letrare akademike të letërsisë shqipe. Gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini shndërrohet në qendër dhe vendtakim të shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni. Ky manifestim i shërben po ashtu pasurimit të ofertës turistike të Ulqinit gjatë sezonit turistik.[3]

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]